Artistët nga Shkodra, mbajten ekspozitën “T’9 për Tuz”

Të premten, më 12 maj 2023, në ambientet e galerisë së QKI-së “Malësia”, u bë hapja e ekspozitës së artit bashkëkohor e artistëve nga Shkodra, me titull “T’9 për Tuz”.

E ardhur me një gamë të gjerë mediumesh, pikturë, skulpturë, fotografi dhe instalcion, ekspozita në tërësi, përveç gjestit profesional, mbi të gjitha paraqet një simfoni ndjeshmërishë dhe hetimesh artistike që synojnë të përkufizojnë jo vetëm marrëdhenien e artistit me botën përreth, por mbi të gjitha njeriun si forcë gravitacionale.
Me një fushëpamje disi më të gjerë çdo artist pjesëmarrjës, kësaj radhe karakterizohet prej individualitit, shprehur kjo në stilin e qëndrimt.

Të pranishmit i përshendeten poktorja Rozafa Shpuza dhe kuratori i Ekspozitës Fatmir Juka.

Ndërsa, Ekspoziten e shpalli të hapur drejtori i QKI “Malesia”, Vasel Berishaj.

Ekspozita do të jetë e hapur nga 12 deri më 19 maj, nga e hëna në të premte, duke filluar nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 15:00.

Malesia.org