U zhvillua gara “Kërcimet nga ura e Tergajës” në lumin Cem


Sot në lumin Cem, në Tergajë, u mbajt gara ndërkombëtare e kthyer tashmë në traditë “Kërcimet nga ura e Tergajës”.

Në garë morën pjesë 8 garues, vendas dhe nga Kosova.

Vendin e parë e mori Florid Gashi, i cili mori një shpërblim prej 500 euro.  Vendin e dytë Nderim Curri i cili u shpërblye me 300 euro, ndërsa vendin e tretë e moren Nasib Krasniqi dhe Zinedin Beqaj të cilët u shpërblyen me nga 200 euro.

/MALESIA.ORG/