Komuna e Tuzit, ndanë 30,000,00 euro për organizatat joqeveritare

Sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj, bëri sot në emër të Komunës, ndarjen e mjeteve në vlerë prej 30,000,00 euro për organizatat joqeveritare që plotësojnë kushtet e konkursit dhe kriteret nga Vendimi mbi kriteret, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjeteve për organizatat joqeveritare, në bazë të pikëve të përcaktuara nga vlerësues të pavarur, gjegjësisht:
1. OJQ “Zhvillimi i Vranes”- 4,000.00 €.
2. OJQ “Xhubleta Malësore”- 5,600.00 €
3. SHKA “Koha”- 3,800.00 €
4. SHKA “Liria”- 3,800.00 €
5. OJQ “Jeta e sigurt Tuz”- 5,900.00 €
6. OJQ “Shoqata për veprim ndërkulturor” – 3,800.00 €
7. OJQ “Qendra Sportive” – 3,100.00 €