SHKA “Rapsha” kremtoi 45-vjetorin e themelimit

Me datën 20 gusht 2023, në skenën e hapur në Vitojë, SHKA ‘Rapsha’ kremtoi 45-vjetorin e themelimit dhe veprimtarisë kulturore.

Fjalën e rastit e kishte kryetari i shoqates Rapsha z. David Junçaj.
Përveç SHKA ‘Rapsha’, publikun e argëtuan edhe SHKA ‘Malësori’ Gjonaj, Prizren, SHKA ‘Koha’ Dinoshë, SHKA ‘Ded Gjo Luli Traboin, SHKA ‘Liria’ Milesh si dhe këngëtarët Lekë Dedvukaj, Toni Ujkaj, Shtjefën Ujkaj, Arta Çunmulaj si dhe dy të ftuarit special Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedi.