Camaj: Akte teroriste këto që po ndodhen ne Kosovë, dje dhe sot

Deputeti i Forumi Shqiptar, nga radhet e LDSH-së, në Parlamentin e Malit të Zi, Nikollë Camaj, deklaroi se janë akte teroriste këto që po ndodhen ne Kosovë, dje dhe sot.

“Bashkëndjej me vëllazërit e motrat në Kosovë, dhe u shpreh ngushëllime familjes Bunjaku për humbjen e njeriut të dashur, dhe Kosovës, për rënien në krye të detyrës, të efektivit të vet”, shprehet Camaj.

Camaj, theksoi se shpreson që situata të qetësohet, pa dëme të tjera, kurse kriminelët të marrin dënimin e merituar.

“Po ashtu shpresoj se bashkësia ndërkombëtare do të vërejë se nga vje sherri në Ballkan dhe në të ardhmën të ndëshkojë xhelatin e jo viktimen.
Vëllezër e motra, jemi me ju në këto momente të vështira”, u shpreh në fund deputeti Camaj.

Malesia.org