Dukaj: Ata që përjashtojnë UDSh-në nga bashkëpunimi politik, përjashtojnë edhe Forumin Shqiptar


Forumi Shqiptar bëri të ditur se përjashtimi i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSh) nga bashkëpunimi politik, nënkupton përjashtimin e bashkëpunimit edhe me Forumin Shqiptar.

Kështu thuhet në deklaratën e nënshkruar nga drejtori politik i Alternativës Shqiptare, Marash Dukaj.

Forumi Shqiptar dhe UDSh dje njoftuan se kanë formuar klubin e përbashkët të deputetëve në Kuvend i cili numron tre deputet.

Siç duket ky njoftim ka për qellim të sqarojë qendrimin e klubit të deputetëve shqiptar për pjesëmarrje eventuale në Qeveri.

Mandati i UDSh-së në zgjedhjet e fundit u fitua nga lista e udhëhequr nga DPS-ja. Ndërkaq, nga partia Demokratët e Alleksa Beçiqit shpesh kanë përsëritur se në Qeveri nuk ka vënd për DPS-në por as për partitë të cilat bashkëpunuan me DPS-në në pushtetin e tyre tre dekadash.

Pavarësisht se UDSh ka një bashkëpunim të gjatë me DPS-në, në pushtet me ta ishin edhe partitë tjera shqiptare dhe Partia boshnjake të cilës i është ofruar pushtet në Qeverine eventuale të Millojko Spajiqit.

/MALESIA.ORG/