Logoja për regjistrimin e popullësisë shtohet edhe në gjuhën shqipe

Administrata e Statistikave pranoi propozimin e Ministrisë së Financave si organ që mbikëqyr ligjshmërinë dhe efektivitetin e punës së administratës, në pjesën e plotësimit të logos së regjistrimit dhe në përputhje me kërkesën e kryetarit të komisionit të regjistrimit të komunës së Tuzit.

Propozimi i amendamentit i referohet shtimit të fjalës “registrimi”, në gjuhën shqipe në logon ekzistuese.

Vlen të ceket se lidhur me këtë, Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, njëheri edhe nënkryetari i komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, kishte reaguar duke theksuar se Logoja e Monstat-it për regjistrimit e popullsisë është diskriminues për shqiptarë.
Ivanaj, kishte ftuar MONSTAT-in që si për fillim ta përmirësojë logon e regjistrimit të popullsisë i cili është diskriminues për shqiptarët, e me anë të së cilit sipas tij përçohet mesazhi se këtu ska shqiptarë, e se numri i shqiptarëve është në nivel të gabimit statistikor.
Malesia.org