Shënohet një vjetori i IPP “Nënë Tereza”

Në emër të IPP “Nënë Tereza”, në emrin tim personal, të gjithë trupit arsimor dhe fëmijëve, ua uroj Ditën e Kopshtit.

Të nderuar prindër, punëtorë të çmuar, të dashur fëmijë, ka kaluar një vit që Institucioni ynë u bë i pavarur. Një vit me plotë aktivitete dhe angazhime në përmirësimin e procesit mësimor, po ashtu edhe për kushtet dhe ambientin e kopshtit, edhe pse kemi arritur të përfundojmë mjaft punë, ky është vetëm fillimi dhe do të mundohemi që çdo vit e më shumë të krijojmë kushte sa më të mira për fëmijë.
Që nga dita e parë që kur jemi të pavarur në institucionin parashkollor publik “Nënë Tereza”, procesi edukativo-arsimor është zhvilluar sipas planit dhe programit të caktuar, vlen të theksohet se na kënaq fakti që numri i fëmijëve që nga fillimi e deri tani ka qënë vazhdimisht në rritje, ndaj falënderoj prindërit për besimin që kanë treguar dhe bashkëpunimin e mirë që kemi pasur deri tani. Për të justifikuar besimin e tyre, institucioni ynë është përpiqur që të përmirësojë kushtet e punës si për fëmijë ashtu edhe për punonjësit e këtij institucioni.
Fillimisht me marrjen e institucionit kemi kryer dokumentacionin e kërkuar sipas ligjit që kemi miratuar në mbledhjen e këshillit drejtues të kopshtit (statutin, sistematizimin e vendeve të punës,rregulloren e kodit të mirësjelljes në Institucion) me rritjen e numrit të fëmijëve që ndjekin kopshtin tonë, institucioni ynë ka pasur nevojë për më shumë edukatorë, motra medicinale,asistente në mësim dhe shumë shpejtë do të fillojnë me punë sipas sistematizimit psikologu dhe logopedi dhe kështu jemi të kënaqur që ia dolëm që të bëhëmi si një familje e madhe.
•Për tua lehtësuar prindërve dhe punonjësve rregulluam edhe hapësirat e reja të parkimit , vendosëm sinjalistikën, dhe tani nuk ka qarkullim dhe rrezik para kopshtit si më parë.
* Që ky institucion të funksionojë më së miri dhe me kushte më të mira, arritem të rregullojmë kondicioneret dhe t’i vendosim në funksion në çdo klasë dhe korridor të kopshtit.
* Po ashtu arritëm që çdo klasë të përshtatet me standardet evropiane të dixhitalizimit të sistemit arsimor.
* Që institucioni dhe të gjithë brenda tij të jenë të siguruar dhe nën vëzhgim, riparuam kamerat dhe i vendosëm të reja në mënyrë që objekti të jetë vazhdimisht i siguruar nën vëzhgim 24 orë.
* Për të mirëmbajtur oborrin e kopshtit, kemi punuar sistemin e ujitjes në oborrin e kopshtit, duke u kujdesur kështu edhe për zbukurimin e tij dhe pajisjen e po të njëjtit me lodra të ndryshme që fëmijët t’i shfrytëzojnë ditët e bukura jashtë duke lozur dhe duke u shoqëruar me bashkëmoshatarët e tjerë.
* Po ashtu kemi siguruar uniformat për gjithë punonjësit e kopshtit.
* Edhe pse si një institucion i ri ne arritëm shumë me punë dhe përkushtim të madh duke marrë pjesë në shumë manifestime, organizime dhe vizita të ndryshme sipas planit të paraparë.
* Puna bëhet edhe më e mirë kur kemi bashkëpunime me ministrin e Arsimit, Entin për Shkollim, Komunën e Tuzit që njëheri i falëndërojmë për mbeshtetje që nga dita e parë e funksionimit. Po ashtu kemi bashkëpunime të mira me Shkollën fillore ,,29 Nëntori” në Dinoshë, ku në këtë institucion kemi njësinë edukative, dhe deri më tani procesi mësimor vijon sipas planit.
Kështu nga të gjitha që u thanë më lart, për një vit krahas kënaqësisë për të punuar në edukimin e fëmijëve kemi pasur para vetes edhe sfida të shumta, sepse institucioni kërkon përgjegjësi, por edhe kushte dhe siguri, prandaj jemi munduar me gjithë kapacitetin tonë intelektual dhe profesional t’i përballojmë të gjitha dhe të arrijmë një standard për t’u krahasuar me vendet e zhvilluara. Duhet thënë dhe potencuar se ende ka hapësirë për përmirësime dhe risi, por këtë do ta dëshmojnë koha para nesh.
Buzëqeshja e fëmijëve dhe besimi e përkrahja e prindërve dhe miqve tanë do të jenë gjithmonë vullneti i punës sonë.

Drejtor
Msc David Junçaj