Kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu ka njoftuar Kuvendin e Malit të Zi për dorëheqjen parevokueshme nga posti i deputetit.
“Jap dorëheqje nga posti i deputetit për arsye politike dhe etike”, deklaroi Nimanbegu.
Nimanbegu falënderoi kolegët e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe veçanërisht punëtorët e Kuvendit të Malit të Zi.
Ende nuk është theksuar se kush do të zavendesojë Nimanbegun në poziten e deputetit edhe pse në listen ranguese i dyti renditet kryetari i PD-së, Fatmir Gjeka, kurse nga radhet e Forces, e dyta mbas Nimanbegut ishte gazetarja Ilmira Lika.
Malesia.org