Lindon Gjelaj, funksionari i Alternativës Shqiptare, është kandidati për Kryetar të Komunës së Tuzit.
Gjelaj pritet të marrin udhëheqjen e Komunës, pas Nik Gjeloshajt i cili po largohet nga vendi i kryetarit, për t’u bërë nën-kryetar i Qeverisë së Malit të Zi, njëkohësisht dhe Ministër.
Seanca e Kuvendit të Tuzit në të cilën pritet që Gjelaj të marrin detyrën e kreut të Komunës, pritet të zhvillohet gjatë këtij muaji.
Lindon Gjelaj është kryetar i këshillit komunal i Alternativës Shqiptare në Tuz.
Në seancën e Kuvendit të Komunës së Tuzit më 20 korrik është zgjedhur nënkryetar i Komunës. Gjeljaj ka qenë këshilltar në Kuvendin e Tuzit në disa mandate, nga viti 2006 deri në vitin 2010 dhe nga viti 2010 deri në vitin 2018. Ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike, si dhe ka mbajtur postin e drejtorit të shkollës së mesme “25 Maji” në Tuz.
Gjelaj punoi si profesor i Sociologjisë. Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, Dega Sociologji. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Tuz.
/MALESIA.ORG/