Camaj: Faruk Resulbegoviq të jetë gjyqtari i shtatë i Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, deklaroi se gjykatësi i shtatë i Gjykatës kushtetuese duhet të jetë nga radhët e pakicave.

Camaj shprehu mbështetjen e tij për propozimin që Faruk Resulbegoviq të jetë gjyqtari i shtatë i Gjykatës Kushtetuese.

Siç thekson Camaj, tridhjetë vjet qeverisje njëpartiake e ka bërë punën e vet.

“Ka çuar në rritjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prandaj duhet të kemi njerëz të përgjegjshëm dhe një gjyqësor cilësor. Ne i dimë kushtet në të cilat funksionon gjyqësori sot. Parlamenti ka kohë që nuk funksionon, kemi shumë punë përpara nesh. Është detyra jonë të kompletojmë Gjykatën Kushtetuese dhe ndër gjyqtarët duhet të jenë edhe përfaqësuesë nga radhet e pakicave. Forumi Shqiptar do të kontribuojë për të gjitha këto”, deklaroi Camaj, në tryezen e rrumbullaktë në Televizionin e Malit të Zi.

Malesia.org