SHKA ,,Rapsha” nga Hoti në Folk Fest, koncerti për 111-vjetorin e Pavarësisë në Tiranë (video)

Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, u mbajt mbrëmjen e sotme koncerti “Folk Fest 2023”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh për këtë koncert si koncerti që bashkon shqiptarët.

“500 artistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët bashkë në skenën e shqiptarisë. Festojmë së bashku nën flamurin kuqezi”, u shpreh Rama.

Në koncert mori pjesë edhe SHKA ,,Rapsha” nga Hoti, Malësia.

Të pranishëm ishin Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, personalitete të politikës, artit dhe kulturës, teksa koncerti “Folk Fest”, bashkoi shqiptarët nga trevat shqipfolëse.

/MALESIA.ORG/