Hajrullah Hajdari
Liqeni i Shkodrës është ekosistemi ujor me i madh në Ballkan me vlera te medha natyrore, historike dhe ekonomike. Në liqen, kryesisht në pjesën që i takon Malit të Zi, ekzistojnë rreth 53ujdhesa të vogla apo të mëdhe. Në disa prej tyre, që në mesjetë, janë ndërtuar objekte të ndryshme sakrale dhe përbëjnë një pjesëtë historisë dhe kulturës tonë, ndonëse sot ato janë zaptuar ngaKisha Ortodokse Serbe, Sipas historiografisë malazeze, ndërtimet në goricat e liqenin e Shkodrës kanë filluar nëshek.XIV dhe XV dhe lidhen me dinastitë e Vlaisavleviqeve, Balshajve (Balshiqeve) dhe Crnojeviqve, pra me Duklen, Zetendhe Malin e Zi. Por jeta dhe veprimtaritë e ndryshme në këtëliqen janë shumë më të vjetra, që në kohën e ilirëve. Fisi ilir Labeatet, që jetonin në zonar përrrreth këtij liqeni, e quanin „Lebeatide palude“. Sllavët e quanin „Bllato“ (Baltë) dhe për herë të parë me këtë emër përmendet nga pop Duklanini. Nëlibrin e Presbyter Diocleas-it quhet Balta, siç quheshin liqenet e vegjël moçalorë në bregun e detit pranë Ulqinit, Durrësit e Vlorës. Serbët në mesjetë e quanin “Liqeni i Dioklesë“ që pa dyshim lidhet me fisin ilir Dokleatët.
Liqeni i Shkodrës, bregu dhe goricat e tij në brendësin e tyre ruajnë shekuj me radhë, të paprekura, gjurmët e e lashtësisë, historisë, jetës dhe veprimtarisë të banorëve që aty jetuan që nëantikë e deri në ditët e sotme.
Kush është ndërtues i objektëve sakrale dhe për vitet e sakta tëndërtimit të tyre nuk ka të dhëna të sakta të besueshme, çdo gjëështë bazuar në sypozime apo hamendësime dhe pretendime për përvetësimin e tyre. Megjithatë, shumica e studiuesve pajtohense ndërtues janë anëtarët e familjes fisnike shqiptare Balshaj, tëcilët historiografia serbe i quan Balshiq.
Qëllimi i këtij punimi nuk është zbardhja e prejardhjes sëndërtuesëve dhe vitet e ndërtimit, por studimi i dokumenteverelevante arkivore, administrative dhe gjyqësore, të cilat bëjnëfjalë për bazën juridike për të drejtën e trashëgimisë fetare dhekulturore nga Kisha Ortodokse Serbe dhe për ndërtimet apo ndërhyrjet e paligjshme dhe pa mbikqyrje profesionale nëobjektet fetare në gorica të cilësuara si trashëgimi kulturoremalazeze, nga njëra anë, dhe bazën juridike për shfuqizimin e tëdrejtës së shfrytëzimit ose të pronësisë të popullit të fshatrave tëKrajës si dhe studimi i dokumenteve që kanë të bëjnë me njëvalë devastimesh e degradimesh si rrezultat i mosveprimit tështetit.
Në bazë të fakteve historike dhe dokumentave zyrtare që ruhennë Arkivin e Shtetit në Cetinë, në arkivin e Entit dhe Drejtorisëpër Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, Drejtorinë përPatundshmëri – shërbimi territorial në Tivar, Bashkësinë Islametë Malit të Zi dhe në arkivat e xhamiave në Krajë, në lidhje me pronësinë konstatëjë sa vijon:
Sipas rregullave juridike që kanë qenë në fuqi deri në shekullinXV, pronarë dhe shfrytëzues kanë qenë bashkësitë fshatare tëfshatrave në afërsi të goricave (Muriqi, Boboshti, Martiqi, Skjejadhe Ostrosi);
Vakfët e xhamiave të Krajës kanë qenë pronarë të vërtetë tëgoricave që nga koha e Perandorisë Osmene deri në vitin 1988, të cilat rregullisht kanë kryer obligimet tatimore ndaj shtetit;Nëvitin 1954 themelohet kadastri në Mal të Zi. Më këtë rast goricatregjistrohen si pronësi e Vakfëve të xhamiave Muriq, Bobosht, Martiq, Ostros – Lista poseduese nr.97,112, 140,142;
Objektet sakrale të cilësuara si trashëgimi kulturore janëdevastuar e degradur në masë sa që përveç pamjes fizike mundtë kenë humbur shumë gjurmë të trashëgimisë kulturore-fetare tëshqiptarëve. Janë bërë rindërtime, sanime dhe ndërtime të rejapa leje ndërtimi dhe pa pëlqimin e ERMMKMZ-së. Të gjithë atoobjekte të ndërtuara ngjasojnë me një fshat turistik, ku qasjekanë vetëm strukturat rreth KOS-it.
Hapsirat jashtë manastirit janë uzurpuar nga monahët që jetojnëaty dhe janë krijuar plantazhe të llojllojshme të hardhiaveullinjve, fiqve, kumbullave etj, çka është në kundërshtim me planin hapsinor të Malit të Zi;
Nuk ka dokument zyrtar (akt juridic) që manastirët dhe kishat nëgoricat e liqenit të Shkodrës janë pronë e Kishës OrtodokseSerbe, përkundër kësaj janë regjistruar si pronarë; Po ashtu ështëi paligjshëm edhe regjistrimi i BVI “Liqeni i Shkodrës” sishfrytëzuese e goricave sepse paraprakisht nuk është bërëkompensimi i pronarëve në frymën e nenit 7 të Ligjit mbiliqenin e Shkodrës, çka do të thotë në kunëdrshtim me rendinjuridic të shtetit;
Enti Republikan për Mbrojtjen e Munumenteve kulturore dheDrejtoria për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore nuk kanëvepruar konform dispozitave ligjore për ndalimin e devastimevetë objektëve dhe ndalimin e ndërtimeve të reja. Janë bërëinspektime në vend, janë bërë procesverbale, janë shkruarvendime për ndalimin e punimëve dhe kthimin në gjendje tëmëparshme. Bazuar në dokumentacionin e dy institucionëveshtetërore ndërtimet pa leje dhe ndërtimet dhe sanimet pa pëlqimin e Entit apo Drejtorisë nuk janë proceduar, nuk ështëngritur asnji padi penale kundër kryesve të veprave penale edhepse kur konstatohet ekzistimi i një vepri antiligjor, ekzistonobligimi ligjor për marrjen e masave ligjore;
Autorët e veprimive juridke (inspektimi, procesverbali, vendimet etj), janë të detyruar të ndërmarrin veprimet ligjore tëparapara me ligj si përshembull: nëse është konstatuar shkeljeligjore kundër shkelsit duhet të ngritet padia për shkelje ligjore. Nëse puntori i autorizuar nuk ndërmerr masat e duhura ligjoreatëherë udhëheqësi i Institucionit public duhet të ndërmarrëmasa ndaj tyre. Në rastin konkret, përkundër shumë shkeljeveligjore të konstatuara në procesverbale të ndryshme, në vendimetë sjella, në deklarata publike, nuk kemi asnjë procedimpenal.Pothuajse nuk është zbatuar asnji vendim për ndalimin e punëve të paligjshme në objektet e trashëgimisë kulturore, devastimet vazhdojnë, nuk është ndaluar dhe nuk është prishurasnjë objekt i ri ndërtimi në gorica. Nuk është sjellë asnjëvendim për uzurpimin e hapsirave të gjelbërta në gorica. Prakemi të bëjmë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Moszbatimi iligjit është vepër penale. Ata që i kanë lejuar të gjitha ato çka ka ndodhur dhe po ndodhë në goricat e liqenit të Shkodrës duhet tëkenë në mend se për çdo veprim të paligjshëm ekzistonpërgjegjësia!
Çdo akt juridik i procedurës administrative dhe gjyqësore duhettë zbatohet deri në fund. Nëse nuk sigurohet zbatimi i tyre derinë instancën e fundit do të thot që mbizotëron anarhija e jo ligjie kjo ndodhë kurdoherë që politka është mbi ligjin. Shteti me mosveprimin e ligjit ndihmoi KOS-in jo vetëm të përvetësojëtrashëgiminë kulturore në goricat e liqenit të Shkodrës por i lejoiasaj devastimin, degradimin dhe humbjen e gjurmëve të vërtetahistorike si dhe uzurpimin e të gjithë sipërfaqeve të tyre. Shtetibëri sikur nuk ka parë e dëgjuar, kështu që këtë në mënyrëprefide e shfrytëzoi KOS-i sipas parimit “loja micave e miraminjve”.
Nga mosveprimi i shtetit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtarepronarët e vërtetë të goricave, fshatarët e Muriqit, Boboshtit, Martiqit dhe Ostrosit, në kundërshtim me ligjin humbënpronësinë, ndërsa përfituesi i vetëm KOS-i jo vetëm që u bëpronar i monumenteve kulturore, por edhe zaptues i goricave tëpërmendura dhe degradues kryesor i objekteve dhe kulturës tonëkombëtare, prandaj sa më parë duhet të sigurohet zbatimi i tëgjithë vendimeve për ndalimin e punimëve të egra të ndërtuarapa pëlqimin e organeve përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisëkulturore dhe sjellja e tyre në gjendjen e mëparshme. Veçanërishtë, sa më parë duhet të kërkohet prishja e objektit të riçoroditës të ndërtuar pa leje ndërtimi në goricën Tophallë, sepsenuk ekziston asnjë document, as kishtarë, se aty, përveç kishëssë vogël, ndonjëherë ka pasur object tjetër përcjellës.
Banorët e fshatrave të përmendura kanë të drejtë morale dheligjore, që së paku të kërkojnë shpronësimin në bazë të normaveligjore në fuqi. Po ashtu banorët e fshatrave të përmendura nëbashkëpunim me Bashkësinë Islame të Malit të Zi kanë të drejtëtë plotë të nisin procedurën e vërtetimit të regjistrimit tëpronësisë reale mbi objektet sakrale në gorica në favor të KOS-it. Nëse ka dëshmi juridike (por nuk ka) për regjistrimin e objekteve në favor të KOS-it atëherë duhet kërkuar që objektetkishtare të rrethohen me qëllim të mbrojtjes së tyre nga hyrja e bagëtive apo dëmtuesve të tjerë. Në të kundërtën, të kërkohetçregjistrimi i pronësisë të KOS-it dhe t’ju mundësohet fshatraveMuriq, Bobosht, Martiq dhe Ostros shfrytëzimi i goricave të tyrepër kullota dhe nevoja tjera ekonomike si pronarë qindravjeçarë.
E gjitha kjo kërkon mbështetjen e gjërë të popullsisë e veçanërisht të partive politike shqiptare, deputetëve shqiptarë, intelektualëve e kujtdo tjetër që mund të ndihmojnë në këtëdrejtim. Është obligim yni moral e ligjor të kujdesemi e të ruajmtrashëgimin tonë kulturore qoftë ajo edhe fetare. Kishat tëndërtuara nga familja fisnike shqiptare Balshaj në goricat e liqenit të Shkodrës, vetëm disa vite pasi u konvertuan në fenëkatolike, pa dyshim I përkasin trashëgimisë tone kulturoro-fetare, prandaj e meritojnë kujdesin dhe mbrojtjen tonë!