Rruga Dushiq – Sukruq në gjëndje shume të keqe


Rruga lokale që lidhë fshatrat Dushiq – Sukruq, është në gjëndje shumë të keqe.

Banorët e kësaj zonë ankohen dhe apelojnë te autoritetet që të veprohet.

Me fillimin e punimeve në rrugën kryesore në Tuz, rrugët lokale tashmë janë lidhje të vetme të Tuzit me pjesët tjera të Malësisë, por edhe lidhje ndërkombëtare me Shqipërinë.  Kjo ka bërë që gjendja e rrugëve sekondare të cilat edhe ashtu ishin në gjendje jo shumë të mirë, tashmë të bëhen në gjendje të mjerueshme.

/MALESIA.ORG/