Deputeti i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, është deputeti i parë shqiptari nga Mali i Zi, i cili po qendron zyrtarisht në Asamblenë e Këshillit të Evropës, në Strosbourg.
Lexoni postimin e plotë të Camaj:
Qendrimi në Strasbourg është një rast i mirë për të takuar vendimarrësit nga rajoni dhe krejt Evropa, për të njoftuar njerëz, për të shkëmbyer mendime, por edhe për të krijuar rrjetizime influencuese, për të ndikuar në arritjen e asaj që synojmë, e ku e kemi vendin, sidomos kur qendrimi është zyrtar, në cilësinë e anëtarit të Asamblesë.
Përndryshe, jam shqiptari i parë nga Mali i Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku jam edhe antar i Komisionit për kulturë, shkencë, arsim dhe medie, si dhe anëtar i grupit politik ALDE…
Në margjinat e këtij takimi pata rastin të bisedoja edhe me kryeparlamentarin e Kosovës, z. Glauk Konjufca lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që pritet të realizihet në seancën e radhës. Në darkën që shtruan deputetja Saranda Bogujevci dhe z. Konjufca ishim të gjithë shqiptarët nga rajoni, që po ashtu ishte një rast i mirë për t’u njoftuar dhe për të planifikuar aktivitete të përbashkëta, natyrisht edhe për t’i njoftuar me situatën e shqiptarëve në Malin e Zi.
Duhet veçuar se një natë më parë, për nder të anëtarëve nga Mali i Zi, një darkë e shtroi edhe presidenti i Malit të Zi, z. Milatoviq, i cili dje e pati fjalën në Asamblenë e Këshillit të Evropës.
Albert Camaj