Knezheviq: Në Mal të Zi, 85 % e banorëve janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE


Lideri i
Partisë Popullore Demokratike në Mal të Zi (DNP) Milan Knezheviq ka deklaruar se, sipas tij, Në Mal të Zi janë 85 % e banorëve janë kundër anëtarësimit të Kosovës në në Këshillin e Evropës.

Përf aqësuesja e Malit të Zi që ka votuar kundër Kosovës javën e kaluar vjen nga partia e tij.

Milan Knezheviq që është udhëheqës i “Partisë Popullore Demokratike” në Mal të Zi, duke komentuar faktin se anëtarja e “DNP”-së dhe kryetarja e delegacionit malazez në Këshillin e Evropës, Maja Vukiçeviq votoi kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka deklaruar se ky është qëndrimi i 85 për qind të qytetarëve të Malit të Zi dhe se “askush nuk do ta riedukojë këtë parti”.

Knezheviq njihet për qasje pro-serbe e pro-ruse në Mal të Zi, ndërkaq koalicioni në të  cilin bën pjesë partia e tij, është pjesë e shumicës parlamentare, e sipas marrëveshjes, brenda disa muaj do të jenë edhe pjesë e qeverisë.

/MALESIA.ORG/