Nga Hajrullah Hajdari
Fuqia politike e faktorit vendimmarrës në Mal të Zi në kohën e pluralizmit politik, deri në vitin 2020, është varur nga shkalla e bashkëpunimit të Partisë Demokratike Socialiste (DPS-i) me partitë politike simotra të saj dhe partive politike të pakicavekombëtare, pra edhe të partive politike shqiptare. Këtu duhettheksuar se bashkëpunimi i partive politike shqiptare përpjesëmarrje në qeveri e aq më pak për bashkërenditjen e problemëve dhe kërkesave kyçe të qenies shqiptare nuk ka qenënë nivelin e duhur, nga njëherë edhe në kundërshtim me vullnetin e votuasve të tyre. Mungesa e një platforme politikekombëtare është sigurisht një mangësi e theksuar e faktoritshqiptar në Mal të Zi. Këshilli Kombëtar Shqiptar për më shumëse 15 vjet ekzistencë nuk arriti t’u sjellë shqiptarëve njëdokument gjithpërfshirës për qenien shqiptare këtu në Mal të Zi, pozitën e tyre politko-juridike, kulturore, arsimore dhesociale.Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi nuk arritidot të vëndoset mbi interesat vetiake të partive politike e rrjedhimisht të individeve të caktuar të partive përkatëse. Mungesa e këtij dokumenti dhe dominimi i atyre partiake, shpeshëherë për përdorim ditor, pa bashkëveprim e bashkërënditje për qëllimet dhe kërkesat thelbësore tëshqiptarëve, padyshim ka ndikuar që përfaqësimit institucional ishqiptarëve të limitohet në kornizat e një vasaliteti vërtetë tëpakuptimtë.
Nëse pjesëmarrja e partive politike shqiptare në qeveri mendohetsi nevojë e bashkëjetesës politike të shqiptarëve me malazezët, siparakusht për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në të gjithasferat e jetës, atëherë mund të thuhet se DPS-i dhe lideri Millo Gjukanoviq ia kanë arritur qëllimit, ndërsa partitë shqiptare jo! Pozita politke dhe juridike e shqiptarëve në Jugosllavi ka qenë e ndikuar nga politika dhe si rrjedhojë të drejtat dhe liritë qytetaredhe kolektive janë shkelur pamëshirshëm vazhdimisht. Edhe psesipas Preambulës së Kushtetutës së Malit të Zi të vitit 2007, shqiptarët janë qytetarë të lirë e të barabartë me përfaqësuesittjrë të popujve dhe pakicave kombëtare që jetojnë në Mal të Zi, në disa aspekte të jetës kulturore-ekonomike pozita e tyrepolitico-juridike shënoi degradim.Ulqini dhe viset tjera shqiptareedhe sot e kësaj dite janë vendet më pak ekonomikisht tëzhvilluara. Të gjitha qytetet, edhe më të vogla se Ulqini, e kishinshtëpinë e kulturës, Ulqini deri në vitin 2005 nuk e kishte. Pothuajse të gjitha qytetet në Mal të Zi kanë pallatet sportive dhe stadiumin e qytetit, Ulqini jo! Nuk ka qytet bregdetar nëMal të Zi që nuk e ka marinën e vet, nderësa për Ulqinin kjoështë një ëndër deri tash e paarritur. Mësimi në disa fshatratshqiptare vazhdon edhe sot e kësaj dite të zhvillohet në gjuhënjoamtare, ndërsa plan-programet mësimore pa mëdyshje mund tëthuhet se janë nën nivelin e periudhës komuniste. Nëkomunizëm flamuri kombëtar shqiptar valonte edhe në ndërtesate organeve shtetërore – gjyqësi, polici etj, sot varët nga dëshira e udhëheqësit të organit, pra nuk apo vështirë zbatohet. E drejtakushtetuese për administratën dygjuhësore dhe rrjedhimisht e drejta e marrjes në pytje, shqyrtimi në seancat gjyqësore apo administrative si dhe dhënia e vendimeve në gjuhën shqipe nukaplikohet. Nga sa cekëm më lart është e qartë se shteti i Malit tëZi ndoqi ndaj shqiptarëve po atë politikë restrictive, repressive dhe diskriminuese si në komunizëm, pra nuk tregoi kurrfarëgatishmërie për korigjimin e padrejtësive të kaluara, me fjalë tëtjera në komunizëm shqiptarët ishin popull i shtypur ndërsa nëdemokraci u shndërruan në popull të dorës së dytë.
Ndryshimet politike pas zgjedhjeve parlamentare në gusht tëvitit 2020, nuk sollën asgjë të mirë për shqiptarët. Duke përcjellur aktivitetet politike të fituesëve të zgjedhjeve tëpërmendura dhe retorikën shoveniste të udhëheqësve politik, shqiptarët as që mund të pritnin diçka pozitive në përmirësimin e pozitës së tyre juridike. Partitë politike shqiptare duhet të jenëpjesë e qeverisë, por jo sa për sy e faqe. E vetmja e mirë e pjesëmarrjes në qeveri, sëpaku deri më sot, është se kemi pasurnjë kryeministër e disa ministra shqiptarë dhe është rritur numri itë punësuarve shqiptarë në organet shtetërore. Përndryshe s’kandryshuar asgjë. Të gjitha ato që cekëm më lart, barazia e qytetarëve shqiptarë para organëve gjyqësore, administrative, përdorimi i flamurit kombëtar në organet shtetërore në vendet e banuara me shumicë shqiptare, zhvillimi i ngecur ekonomik dhemungesat e përmendura të infrastrukturës komunale vazhdon tëmbetën ëndërr për shqiptarët edhe pse pjesëmarrja e ekonomisënë trojet e banuara me shqiptar në krijimin e të ardhuravebuxhetore është e konsiderueshme.
Sa është masa e kontributeve, tatimeve e taksave të tjera që kanëpaguar shqiptarët të gjithë këtyre viteve? Deri me sot nuk kemindonjë analizë profesioane?! Sa nga këto pagesa e kontributejanë kthyer si investime në vendet e banuara me shqiptarë, po ashtu nuk kemi ndonjë analizë profesionale?! Sikurse shteti tëtregonte interesin më të vogël për trajtimin e barabartë tëshqiptarëve (në aspektin kulturor, arsimor, kombëtar e sidomosekonomik), me të tjerët në Mal të Zi, së paku në masën e kontributit të tyre në krijimin e të ardhurave buxhetore, Ulqinidhe vendet tjera shqiptare, në asnjë mënyrë sot nuk do të ishinvende më pak të zhvilluara! Analizat financiarem me profesionalizëm e përkushtim të veçantë duhet të kthehen nëargumente të atyre që përfaqësojnë shqiptarët në parlament e qeveri, e të cilët me vendosmëri duhet t’i drejtojnë kërkesatdrejt atyre organëve që vendosin për zhvillimin ekonomik tëvendit. Përndryshe, nëse argumentet e dala nga analizatfinanciare nuk shkojnë në vendin e duhur, e humbin efektin dheqëllimin, nderësa nëse shkojnë në veshin e shurdhër, si deri me tani, përfaqësuesit shqiptarë duhet të luajnë me letrën e presionittë vazhdueshëm duke përdorur të gjitha mjetet demokratike derinë braktisjen e të gjitha pozitave udhëheqëse. Këmbëngulja e secilit dhe të gjithëve së bashku duhet të jetë detyrë dhe obligimi çdo përfaqësuesi shqiptar. Pjesëmarrja në qeveri për efekt tëpolitikës nuk duhet të jetë qëllim parësor ose i vetëm iministrave, zëvëndësministrave apo deputetëve shqiptarë.
Tanimë e kemi të ditur se shumë çka në aspektin zhvillimormvaret nga vetë shqiptarët, sepse të tjerët kanë menduar e po mendojnë, pozitë apo opozitë, njësoj si në komunizëm. Nuk duhet të lejojmë që shqiptarët të jenë vetëm numër, madje edhemë pak. Të gjitha strukturat politike, OJQ-të e kush do tjetër nëdrejtim të realizimit dhe fuqizimit të kërkesave tona kombëtaredhe ekonomike duhet të jenë unike dhe të përkrahen nga tëgjithë. Të ndarë e të shkapërderdhur nuk kemi shans.
Qeveria aktuale, në të cilën bëjnë pjesë edhe shqiptarët, nuk ka dhënë ndonjë shenjë se ndaj shqiptarëve do të sillet ndryshe. Vazhdon zaptimi i ujdhesave në liqenin e Shkodrës, kisha nëRumi vazhdon të muroset e përforcohet gjithnjë e më tepër. Organet shtetërore në sitaret e tyre vazhdojnë t’i ruajnë vendimetpër shëmbjen e tyre dhe kthimit në gjendjen e mëparshme.Paraca ditësh oponentë të Kishës Ortodokse Serbe në Muriq disaherë tentuan të debllokojnë molin e këtij fshati vetëm për tëtransportuar matrial ndërtimor për devastimin e goricave dheobjekteve sakrale të ndërtuara pa leje ndërtimi, e të cilët me veprimin e tyre joprofessional po i shlyejnë gjurmët e kulturësshqiptare. Pushteti është i njoftuar por nuk reagon ashti si nukmerr asnjë hap për ekzekutimin e vendimeve të veta që kanë tëbëjnë me prishjen e tyre. A ka apsurditet më të madh se shteti tëheshtë ndaj vendimeve të veta e të lejojë paligjshmërinë, nganjëra anë ndërsa nga ana tjetër bëjnë hallakamë për forcimin e shtetit ligjor dhe rrugës së tyre drejt anëtarësimit në BashkiminEvropian. Probleme të tilla ka kudo në viset shqiptare si në Shas apo Martinaj të Gucisë. Zgjohuni shqiptarë, sepse në BE do tëkemi vetëm atë që kemi çuar atje!
Me angazhimin e të gjithë shqiptarëve, në veçanti të strukturavepolitike, nuk duhet të lejojmë që ne shqiptarët për këtë qeveridhe popullin sllavë të Malit të Zi të jemë vetëm numër dheshqiptim i interesave të bllokut proserb në qeverinë aktuale dheKishën Ortodokse Serbe. Tentativat për të na bërë vetëm numëre tregon edhe hulumtimi i CEDEM-it realizuar ditë më parë, sipas të cilit Koalicioni për të Ardhmën e Malit të Zi (FrontiDemokratik) shënon rritje për 2,3%. Ndërkaq, së paku nëshënimet e publikuara, nuk ka shënime për mbeshtetjen e partivepolitike shqiptare dhe as të liderët e tyre, mbase nuk u interesonfare! Pa qëllim apo të painteresuar?! Sidoqoftë, është njëparavesh i mirë me domëthënie serioze, ndaj duhet tëreflektojmë, Është vetëm në interesin e politikës proserbe nëMal të Zi që shqiptarët most ë ngrisin zërin, mbase, mendojnëata, kënaqën me ndonjë post ministror!
Duke analizuar historinë politike pas viteve të nëntdhjeta, jo vetëm në Mal të Zi, mendoi se është koha e duhur përriorganizimin e faktorit politik shqiptar në Malin e Zi dhe e krijimit të një fronti të përbashkët veprues. Shqiptarët dhemalazezët në më shumë se tri dekada në pluralizëm duhet tëkenë kaluar fazën e përshtatjes ndaj njëri-tjetrit. Tani duhenveprime konkrete. Shqiptarët mbase kanë pritur mjaft. Ministriapër popujt pakicë nuk ka dhënë rrezultatet e duhura, ndajshqiptarët tani duhet ta bëjnë të ditur se çështja shqiptare në Mal të Zi duhet zgjidhur me Kushtetutën e vendit. Përndryshe do tëpresim edhe shumë sepse padrejtësitë ndaj shqiptarëve nuk janëpadrejtësi të rastit. Ata janë përpunuar si proiekte dhe janëshndëruar në projekte shtetërore. Prandaj një platformë politikekombëtare e shqiptarëve në Mal të Zi është më shumë se e nevojshme,
Duke marrë për bazë gjendjen e tanishme ekonomike tëpopullsisë që jetojnë në trojet shqiptare kundrejtë mundësivezhvillimore dhe kontributit të dhënë në krijimin e të ardhuravebuxhetore të shtetit në të cilin jetojmë, është më se e qartë se vazhdimi i bashkëjetësës politike të shqiptarëve me mlazezët(nënkupto: partitë politike) nuk është në interes të popullsisëshqiptare në Malin e Zi, përkundrazi dëmton aspiratat e tyre përnjë zhvillim më të shpejtë ekonomik, arsimor e kulturor.
Për shkallën e zhvillimit ekonomik të Malit të Zi dhemarrëdhënieve shoqërore në përgjithësi vazhdimi i bashkëjetësëspolitike të partive politike shqiptare dhe atyre malazezez, nënivel dhe dinamikë si gjer më tani, vërtet është e pakumtimtë.(Burii: Koha Javore)