Në mbrëmjen e 6 prillit, Komuna e Tuzit shënoi festën e kryengritjes së Malësisë.
Mbrëmja akademike u zhvillua në QKI “Malësia” me një program të veçantë.
Fjalën e rastit e mbajti kryetari i komunës Lindon Gjelaj, po ashtu edhe 4 panelistë: Akademik Prof. Dr Frashër Demaj (historian); Akademik Prof.Dr Anton K. Berishaj (sociolog); Prof. Dr. Teki Kurti (historian) dhe Mark Junçaj,prof (historian).
Përveç kësaj, ekspozita e fotografive të muzeut kombëtar “Marubi”- Shkodër, u bë theks i mbrëmjes, veçanërisht për fotografitë e Dedë Gjon Lulit.