Banorët e Martinajve të Plavës kundërshtojnë deponinë mbi fshat (video)

Banorët e fshatit Martinaj të Plavës , e kanë bllokuar dje në mëngjes rrugën që çon në kodrën që mban emrin e hyjneshës ilire “Jerina”, për ta kundërshtuar zbatimin e një vendimi të administratës komunale të Plavës, që atje të vendoset një deponi e mbeturinave.

Deponia e cila po tentohet të vendoset është vetëm 300 metra larg shtëpive të banimit dhe 100 metra pranë burimeve të ujit të pijshëm për shumë fshatra.

Banorët që po protestojnë thonë se janë të gatshëm ta mbrojnë të drejtën e tyre me jetë, dhe se ky sherr mund shndërrohen në pikë e re konflikti në Ballkan, shkruan Koha Net. /MALESIA.ORG/

MARTINAJT CAK I SULMEVE POLICORE DHE INSTITUCIONAEL E SHTETIT MALAZIAS

Dje ne fshatin shqiptare Martinaje te Plave Gucise u deshmua fytyra e vertet e shtetit malazias dhe pa aftesia e subjekteve politike shqiptare.
Dje mergimtaret, bijet dhe bijat tuaja te Plave Gucis ne mergim u zemruan me menyren se si trajtohen vllezrit tan ne vendlindje dhe u zhgenjyen me subjektet politike shqiptare te cilat nuk u vune ne sherbim te interesave dhe nevojave te fshatit Martinaj. Mbrojtja e ambientit eshte nje akt i lart njerzore, eshte humanizem dhe dashuri e llojit te vet ndaj natyres viregjer te vendlindjes ton te perbashket.
Prezenca e nje numri aq te madhe te policve e deshmon se si shteti po perdor metoda friksimi dhe intimidimi edhe te atyre pak shqiptareve qe kan mbetur ne Plave Guci. Nderhyrja e tille e subjekteve komunale dhe bashkerendimi i veprimevete tyre me aparatin e dhunes shtetrore, per te shendrruar vendbaimet shqiptare ne deponi eshte shkelje brutale e te drejtave te njeriut.
Nuk jan me rendesi shifrat apo numrat por ne qoft se vetem nje martinas i vetem te dal ne mbrojtje te ambientit dhe natyres se Martinajve ne qe jetojm ne perendim do jemi ne perkrahjen dhe mbeshtetjen e tije.
Fondacioni Plave Guci do te ushtroj ndikimin e tije te vazhdueshem dhe te fuqishem per parandalimin e kesaj katstrofe ekologjike qe po shkaktohet ne fshatin shqiptare Martinaj te Plave Gucise. Shteti malazias dhe organet komunale duhet ta din mire se keto politika antishqipatre te ndalojn njeher e pergjithmon dhe te vejn ne jete ligje dhe standarde Europina sepse praktikat e gjertanishme ku nuk rrespektohet deklarimi i qytetarit jan antidemokratike dhe nxitje urrjetje ndaj nje grupi etnik.

Fondacioni Plavë e Guci