ASH reagon ndaj planit urbanistik për Tuzin

Ndoshta është një tekst i gjatë, por është i domosdoshëm  për tu lexuar nga të gjithë qytetarët e Malësisë, për arsye se kjo në një mënyrë apo në një tjetër na prek të gjithë neve.

Alternativa Shqiptare para disa ditësh ka formuar nje grup specialistësh të cilët kanë analizuar me përpikmëri të gjithë planin me të cilin shumica e qytetarëve të Malësisë ndoshta edhe nuk janë të njohur, jo për fajin e tyre, por për mosinformimin e mirë të publikut nga ana e atyre që kanë detyrë ta bëjnë këtë punë. Sot është koha të fillojmë të planifikojm, por të planifikojm sparit e jo mbrapsh. Të planifikosh teritorin do të thotë ta shfrytezosh atë në menyrë më të mirë të mundshme në interes të qytetarëve. Në interes të atyre që aty kanë jetuar, jetojnë dhe planifikojnë të  jetojnë në të ardhmen.

Baza për fillimin e një studimi është anketimi i qytetarëve. Ata pyeten se për çfarë deshirojn ta shfrytëzojn tokën e tyre, cilat janë pikpamjet e tyre për zhvillimin e vendit, si do të donin ta shihnin vendin neser dhe çfarë hapësirash dhe ambientesh publike do ti kënaqnin nevojat e tyre. Ne bazë të këtyre të dhënave të domosdoshme ekspertët e fushave të ndryshme në rradhë të parë urbanistet, arkitektët, ekonomistët dhe sociologët fillojnë ta përpilojn planin zhvillimor të vendit. Ai përpunohet nga njohës të mirë të teritorit, mentalitetit të popullatës ekzistuese, resurseve ekonomike që ka ky teritor dhe shembujve të ngjajshëm bashkohorë të vendbanimeve model.

Ne si subjekt politik që me veprimtarin tonë mundohemi të punojmë në përmirsimin e mirqënjes së qytetarëve tonë jemi të kenaqur që më në fund ka filluar të flitet për planifikim të teritorit ku jetojmë. Por në të njëjtën kohë jemi të pakënaqur me mënyrën e përpunimit dhe përbajtjën e fletëve të ofruara qytetarëve si plan urbanistik. Mospëlqimin tonë nuk kemi dëshirë që dikush ta shohë si refuzim të planit urbanistik, por si vërejtje dashamirëse në mënyrë që ai të punohet me mirë dhe me më shumë kujdes sesa ky i ofruari. Mospërkrahja e tij nuk vjen nga fakti se kush është propozuesi, por se çfarë përmban ai. Mes shumë vërejtjesh që e bëjnë këtë plan të papranueshëm në këtë formë do të ndanim:

1.    Zona e Dushiqit është paraparë të jetë zonë bujqësore edhe pse ky vendbanim çdo ditë e më shumë është duke u populluar me banor autokton. Nëse aprovohet që kjo pjesë të jetë zonë bujqësore atëherë asnjëri që ka blerë sipërfaqën e tokës nën 1200 m2 (sipas informacioneve qe kemi ka mjaft raste të tilla) nuk mund të ndertojë një shtepi në tokën e vet, kurse ata që kanë mbi 1200 m2 do të mund të ndertojnë vetëm një objekt jo më të madh se 120 m2. (fq.404). Kjo zonë me çdo kusht duhet të caktohet si zonë banimi.

2.    Zona nga Dheu i Zi e deri tek Ura e Zharnicës është paraparë si zonë me qellime të përziera. Zonat me qellimë të përziera zakonisht nënkuptojnë zona me densitet të lartë të ndërtimit. Është e paarsyeshme që një zonë e pabanuar fare me pronsi toke ende të papërcaktuar mirë të caktohet si zonë e tillë.

3.    Zona e gjelbëruar që është paraparë në qendër të Tuzit është tokë me pronsi private dhe si e tillë është e paarsyeshme që tu uzurpohet qytetarëve për qellime publike, duke ditur që kemi tokë publike (apo të papercaktuar saktësisht) të mjaftueshme të cilat mund të shfrytëzohen si zona të gjelbëruara.

4.    Në planin e propozuar janë paraparë tri vendvorrime. Kjo do të ishte pozitive sikur të tri këto vendvorrime mos të ishin njëkonfesionale të të njërit konfesion. Me qenë se janë, është e arsyeshme që të gjendet një tokë për një vendvorrim të katërt ku do të mund të vorrohen qytetarët e konfesionit katolik. Jemi të bidur se një gjë e tillë është më se e arsyeshme. Kjo nevoj madje permëndet në pjesën tekstuale të planpropozimit, por  nuk parashikohet askund toka për ndërtimin e tyre.

5.    Rrethrrotullimi i paraparë në kryqëzimin e Rrugës Kryesore, Rrugës së Hotit dhe Rrugës së Dushiqit nuk është i përshtatshëm për vendin e paracaktuar sepse ndërtimi i tij do të nënkuptonte sipas planit prishjën e ndërtsës së Restoranit Teuta dhe uzurpimin e oborrit të Kishës Katolike çka nuk justifikon ndërtimin e tij. Kjo problematik duhet të zgjidhet në një forme tjetër pa dëmtuar oborrin e një institucioni fetar dhe prishjën e objektit të një afaristi të rrespektuar.

6.    Pika e karburantit Alba Petrol në projektin e propozuar është paraparë të zhvëndoset në oborrin e firmës Golden Gate. Besojmë që ky është vetëm një lapsus i ekspertëve që e kanë punuar këtë planpropozim dhe jo nismë serioze e tyre. Sidoqoftë ajo duhet të mbetet aty ku është.

7.    Në fund. Sipas planprojektit zonat bujqësore që nuk përfshihën mbrënda kufinjëve të përcaktar prej tyre si zona urbane trajtohën sipas një rregullorëje që parashes mosndërtim të asnjë objeti për toka nën 2500 m2 dhe procedura të kompliuara për nisjën e ndërtimit në ato me siperfaqe më të madhe se kaq (fq. 365). Kjo do të thotë që në Milesh, Dinosh, Sukruq, Lekaj, Vrane, Vllanë, Dreshaj, Nenhelm, etj. kush nuk posedon një sipërfaqe toke më të madhe se 2500m2 nuk mund të ndërtojë. Kjo është e papranueshme dhe kërkon zgjidhje tjetër.

Duke mos u thedhuar me tejë në këtë planpropozim besojmë që problematikat e lartpërmendura janë të mjaftueshme që ky plan mos të përkrahet nga subjekti yne në kët format. Në të njëjtën kohë jemi të gatshëm ti ofrojmë ndihmën tonë profesionale firmës punuese të këti planpropozimit të paguar nga taksat e qytetarëve në perpilimin e një plani urbanistik të ri të përshtatshëm për gjithë qytetarët. Është koha të fillojmë të mendojm pozitivisht, të punojm të gjithë sëbashku për të mirën e përbashkët. Nëse punojmë ndryshe, nuk do të jetë mirë për askend. Bashkangjitur mund të gjeni edhe linqet e faqeve ku mund ta shikoni planin e propozuar.

http://www.podgorica.me/sites/podgorica.me/files/Urbanizam/PUPnacrt/pup_glavnog_grada_podgorice_-_nacrt.pdf

http://www.podgorica.me/graficki-dio

Alternativa Shqiptare