Pas intervenimit te policisë, banoret e Martinajve kerkojnë ndihmë nga Tirana dhe Prishtina (video)

Kuvendi Komunal i Plavës ka sjell vendim për përcaktimin e lokacionit të një deponie në fshatin Martinaj, vendgrumbullim i hapur mbeturinash me pasoja të papara për shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit. Deponia është afer lagjeve të banuara të fshatit Martinaj ku fillon qyteti i lashte i perandoreshës ilirie Jerina.

Komunitetit të Martinajve të Malësisë së Plavës dhe Gucisë po i kanoset një rrezik i madh ekologjik për vendosjen e një vendgrumbullimi të hapur mbeturinash në Kodrën e Jerinës antike dhe pran lagjeve të banuara.

“Vendi për hedhjen e plehrave është përcaktuar te jetë brenda hapësirës territoriale te fshatit Martinaj, në distancë prej 350 metrash nga lagjet e banuara”saktësisht në gjirin e një trashëgimie të qytetit të lashtë të perandoreshës Ilire Jerina të shekullit III dhe IV para lindjes se Krishtit . Në njërën prej perlave të bukurisë së lashtësisë tonë, të cilën fraksionet shkurtpamëse të interesave me prejardhje të pista duan që me një të shtënë të vrasin 24 shekuj të paraardhësve dhe pasardhësve në një varrezë të përbashkët plehrash”, shpjegon nje fshatar i fshatit Martinaj per Kosovalbaner.com, sipas te cilit banorët e Martinajve nga kjo deponi parashohin rreziqe të përmasave katastrofale të ndotjes se mjedisit,prandaj edhe kemi dalur te protesojm.

Ne vazdhim ajo qe ndodhi gjatë protestes së fundit:

Fjalimin drejtuar bashkprotestuesve nga Kryetari i këshillit koordinues kundër deponisë Naim Prelvukaj mund ta ndiqni ne video 1.

Kurse fjalimin e z. Prelvukaj drejtuar autoriteteve komunale dhe ndërmarrjes publike për çështje banesore si dhe policisë mund ta ndiqni ne video 2, fjalimi ne video 2 është në gjuhën malazeze prandaj i kemi bashkangjitur edhe përkthimin në gjuhën shqipe.

“Un si përfaqesues i këshillit koordinues kundër hapjes së deponisë, me lejoni ti them disa fjalë sepse duhet ta ndëgjoni fjalën e pakenaqsisë së qytetarëve. Ky shtet me ligjet e saj lejon që të mbahen edhe protesta , po e shifni mirë se kjo është protestë paqësore, protestë për mbrojtjen dhe të drejten për ajër të pastër, që ti mbrojnë dhe ti ruajn mushkritë e fëmijve të tyre. Ju kemi marr disa shembuj në disa pamfleta , mendoj se këtu në mesin e këtyre puntorve ka njerëz të vetëdijshëm dhe prind. Ne kemi dalë këtu me pleq deri në 100 vjeç me fëmij me njerëz që nuk kërkojnë asgjë tjetër veç se ta mbrojnë ambientin e tyre që i rrethon.

Ne i kemi lexuar tëgjitha rregullat, ligjet mbi ndërtimin e deponive, në këtë shtet qartë shifet nëse përmbushen ose jo këto kritere, 100% mund të ju siguroj , i garantoj gjith njerëzit e pranishëm se nuk përmbushën, e që është më e keqja ne jemi akoma në proces gjygjësorë, akoma nuk ka mbaruar asgjë,cka është kjo dhunë mbi qytetarët.

Ne do të u’a plotësojmë dhe do ta rrespektojmë urdhërin tuaj, do të shkelni mbi vullnetin e qytetarëve, kush do të shkel mbi vullnetin e këtyre qytetarëve do ta përcjell mallkimi nga këta banorë brez pas brezi , edhe nëse ju do të jeni ata. Le ta di kryetari i komunës, le ta din Orhan Shahmanoviq, le ta di Xhavid Shaboviq , le ta dinë tegjith perfaqesuesit politikane se kjo është sjellje e ultë qytetare ,provinciale e tipit të mesjetës. E një shtet i cili pretendon integrimet euroatlantike nuk I shkon kjo sjellje.Po ja u them se e kemi mbeshtetjen e një akademiku të madh jo vetëm i popullit të Malit të Zi por edhe I ballkanit e botës, akademiku Jevrem Brkoviq. Do ta shkelni edhe vullnetin e promovuesit të madh të pavarsisë së Malit të Zi, do ta shkelni edhe vullnetin e tëgjith qytetarëve të vullnetit të mirë të Malit të Zi e jo vetëm qytetarve të Martinajve , të Dosugjes ,të Zagrajës e vendasve tjerë.Ne kemi të drejtën të protestojmë me zë të lartë të bërtasim, të shajmë sepse në ligjet e këtij shteti pranohen edhe protestat, mos me thuani se nuk pranohen protestat. Mu përgjigjni në pyetje a janë të lejuara protestat?”… Arbër Vukaj