Formohet liga komunale e futbollit në Malësi

11137040_832398096814585_1616591498_nMë 29.03.2015 në Tuz, është zhvilluar liga komunale Malësi-Tuz në futboll të vogël nga moshat 11 deri në 14 vjeçare.

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën e shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz.

Në këtë Ligë marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Malësisë.

Sh.F “Bashkimi”-Skorraq, 1 ekip

Sh.F “29 Nentori”- Dinoshë 1 ekip

Sh.F “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” – Triesh 1 ekip

Sh.F “Mahmut Lekiq”-Tuz 8 ekip

Njëri nga organizatorët e kësaj ligë Msc Leon Dukaj, për Portalin Malësia.Org shprehet se qëllimi i kësaj lige është inkuadrimi në sport i të gjithë fëmijëve të kësaj moshë nga të gjitha shkollat e Malësisë.

“Orientimi i fëmijëve drejt Sportit-Futbollit, saktësisht largimi i tyre nga rruga, nga bastoret, pasiviteti, alkooli, duhani etj. Krijimi i një atmosfere sportive, socializmi ndërmjet nxënësve të shkollave, bashkëpunimi dhe interesimi i tyre i ndërsjellët”.

Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë (WHO) rekomandohet që fëmijët e kësaj moshe të merren me aktivitet fizik së paku 30 min. Çdo ditë dhe në bazë të kësaj deklaratë ne si organizator jemi motivuar edhe me shumë që kjo ligë të formohet për herë të parë në MALËSI për të mirën e këtyre fëmijëve të Malësisë shprehet Dukaj.

Organizatoret e kësaj ligë  janë: Msc Leon Dukaj dhe Msc David Juncaj.

Albert Camaj

11137040_832398096814585_1616591498_n IMG_8765 IMG_8768 IMG_8772 IMG_8807 IMG_8831 IMG_8834