KKSH reagon kundër grafiteve në Ulqin

kkshKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, shpreh shqetësimin e vet, për mbishkrimet e fundit të ndodhura në muret e shkollës fillore “Boshko Strugar” në Ulqin, në të cilat vërehen mbishkrime apo grafite me përmbajtje nacionaliste.

Këshilli Kombëtar përshëndet reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Arsimit, e cila në një deklaratë publike, dënon ashpër dhe shprehet e shqetësuar për shfaqen e mbishkrimeve dhe grafiteve të tilla në muret e shkollës.

Këshilli Kombëtar apelon të individët apo grupet e ndryshme që shkollat ti shohin si institucione edukativo-arsimore e jo si hapsira për shpalosjen e ideologjive nacionaliste apo partiake.

Ftojmë organet kopetente, të marrin të gjitha masat e duhura për parandalimin e akteve të tilla.

Ne përkrahim çdo iniciativë dhe jemi të gatshëm të marrim pjesë në takime me strukturat udhëheqëse të shkollës (Këshillin drejtues, Këshillin e prindërve etj) me qëllim të ruajtjes së harmonisë ndëretnike në shkollë.

Me respekt,
Shërbimi për informim i KKSH-së