LD-Dega Plavë-Guci kundershton planet e Qeverisë Malazeze, për ngritjen e Minihidrocentralit në Vuthaj

ld version i vjeterKomunikatë për opinion publik dhe mediat në Mal të Zi dhe me gjerë

Të shqetësuar dhe të indinjuar nga riaktualizimi i diskutimit për ndertimin e HEC-it mbi lumin Gërrl në fshatin Vuthaj, në mbledhjen e radhes të kryesisë së LD në MZ-Dega Plavë-Guci të mbajtur me dt. 18. 02. 2015 ku ndër pikat e tjera të rendit të ditës u diskutua pikërisht riaktualizimi  i çështjes në fjalë pas vizitës së Ambasadorit të Austrisë në MZ që zhvilloi në Komunën e Gucisë së bashku me përfaqsuesin e firmes Austriake ECG me dt. 06. 02. 2015.

Në këtë takim mikpritës ishin përfaqesuesit e pushtetit lokal të Komunës së Gucisë, Kryetarja e Komunës , Kryetari i kuvendit Komunal si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike pjes e pushtetit lokal. Ketij projekti gjegjësisht kesaj firme iu dha koncesioni nga qeveria e Malit të Zi pa pyetur fare popullatën vendase të fshatit Vuthaj, pa marrë parasysh pasojat ekologjike negative që do të shkaktonte realizimi i tij.

I bëjmë me dije opinionit publik, mediave në MZ dhe më gjerë se LD në MZ -Dega Plavë-Guci është e pa lekundur në qendrimin e saj kundershtues të mbajtur që në gjenezen e këtij projekti në vitin 2011. Qendrimin tonë aso kohe e kemi shprehur në të gjitha takimet që vet koncensionari i ka mbajtur me ne si dhe në takimet e shumta me përfaqesuesit e pushtetit lokal të Komunës Plavë- Guci dhe të Qeverisë së Malit të Zi. Në mbeshtetje të popullatës kemi qenë bashkëpunues me Bashkësinë lokale Vuthaj, partitë politike shqiptare (UDSH dhe FORCA degët e tyre për Plavë-Guci) dhe OJQ. ALPET SHQIPTARE. Si rezultat i bashkëpunimit kemi qenë të njëzeshem në kundershtim të realizimit të ketij projekti dhe njezëshmi i jemi drejtuar me peticion te gjitha organeve të pushtetit qendror dhe lokal në Mal te ZI si dhe firmes koncesionare ECG nga Austria.

LD në MZ -Dega Plavë – Guci duke qenë subjeki me i madh politik i shqiptarve në këtë trevë, shpreh edhe njëher përkrahjen ndaj popullatës së fshati Vuthaj në kundershtim të pa lekundur të realizimit të këtij projekti. Ftojmë edhe subjektet e tjera politike që edhe një her ti bashkohen qëndrimit tonë në përkrahje të interesave të popullsisë që ta mbrojmë natyren dhe ekonomine tonë . I bejmë me dije qëndrimin tonë të palekundur në kundershtim të këtij projekti, pushtetit lokal të Komunës Guci, pushtetit qendror në Mal të Zi , firmes koncesionare ECG ,Ambasades Austriake, Ambasades së Shqiperisë si dhe perfaqësive të tjera diplomatikë të vëndeve të Bashkimit Evropian ku Mali i Zi kërkon të antarësohet.

Për LD në MZ-Dega Plavë-Guci,  Kryetari: Bujar Hasangjekaj