Presidenti i Shqipërisë, Z.Bujar Nishani në Tivar dhe Ulqin

IMG_8636Pas takimit në Tuz, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani më 24.03.2015, vizitoi edhe shqiptarët në dioqezën e Tivarit ku u prit nga Imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit, si dhe Ulqinin, me ç’rast zhvilloi takime me krerët e Komunës dhe përfaqësuesve të partive politike.

Kryetari i Shqipërisë z. Nishani po ashtu bëri nderime dhe vendosi kurore me lule në varrin e Ymer Prizrenit, themeluesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në varrezat e Mollabeqirve.

Më pas, në hotelin “Otrant”, për nderë të presidentit të Shqipërisë Këshilli kombëtar i shqiptarëve në Malin e Zi, në shenjë respekti dhe mirënjohje, ka shtruar një drekë solemne për nder të vizitës së Presidentit. Në drekën solemne ishin të pranishëm, personalitete shqiptare të sferave të ndryshme si: përfaqësuesit shqiptar të partive politike në Malin e Zi, anëtarët e Këshillit Kombëtar, personalitete nga stafi i Presidentit, përfaqësuesit shqiptar të komuniteteve fetare, intelektual, përfaqësues të trevave shqiptare në Mal të Zi, përfaqësues shqiptar të institucioneve publike të nivelit lokal dhe qendror, përfaqësues të biznesit, përfaqësuesit e medies në gjuhën shqipe në Mal të Zi, përfaqësues të shoqërisë civile,etj.

Të pranishmëve me fjalim ju është drejtuar kryetari i Këshillit Kombëtar Z. Genci Nimanbegu dhe Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani.

Në fjalimin e tij Kryetari Nimanbegu e falënderoi Presidentin Nishani në emër të shqiptarëve në Malin e Zi, duke thënë se kjo vizitë është një tregues i qartë për interesimin e kreut të Shtetit Shqiptar për shqiptarët kudo që jetojnë, ai gjithashtu e informoj Presidentin Nishani se në tryezë janë ftuar përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi, dhe po ashtu përfaqësues të sferave të ndryshme të jetës publike dhe shoqërore.

Në fjalën e tij Presidenti Nishani u shpreh se ndihet i emocionuar dhe krenar për këtë takim duke i falënderuar që me anë të këtij numri kaq të madh u shpreh gatishmëria për bashkëbisedimin vëllazëror. “Edhe pse kemi qenë afër fizikisht, nuk kishim asnjë mundësi as të takohemi e as të bashkëbisedonim si vëllezër të një gjaku dhe të një gjuhe e kombi me njëri-tjetrin. Sot që jemi të lirë duhet të qëndrojmë sa më afër dhe sa më të bashkuar me njëri-tjetrin që ta ndihmojmë dhe t’i gjendemi në të mirë dhe në ditë të vështira si vëllai vëllait.” – vuri në dukje Presidenti Nishani.

Po ashtu Presidentin shqiptarë, në këtë takim vëllazërorë e përshendeti  edhe përfaqësuesi i LD-së nga Dega e Malësisë së Rozhajës z. Jimmy Daci.

Më kaq Presidenti shqiptar përfundoi vizitën e tij zyrtare në Mal të Zi.
Albert Camaj

zef  gashi

IMG_8555IMG_8583IMG_8636IMG_8645