Shumica e qytetarëve në Mal të Zi dhe në Serbi, si rrezikun më serioz për shtetin e tyre i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në sondazhin rajonal për Ballkanin Perëndimor i zhvilluar nga Institutit Ndërkombëtar Republikan, gjatë muajve shkurt-mars 2024, gjithashtu thuhet se aleati më serioz për shumicën e qytetarëve në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut është Serbia. Ndërkaq për shumicën në Serbi si aleat më serioz konsiderohet Rusia.
Sipas këtij sondazhi, nga shtetet e Ballkanit Perëndimorë janë vetëm Mali i Zi dhe Serbia të cilat e konsiderojnë ShBA-në si rrezik serioz.
/MALESIA.ORG/