Sondazhi: ShBA është vendi më aleat për shumicën e qytetarëve në Kosovë dhe në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi të cilin shumica e qytetarëve në Kosovë dhe në Shqipëri e konsiderojnë si aleatin më të rëndësishëm për shtetin e tyre.

Në sondazhin rajonal për Ballkanin Perëndimor i zhvilluar nga Institutit Ndërkombëtar Republikan, gjatë muajve shkurt-mars 2024, gjithashtu thuhet se për për shumicën e qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, rreziku më serioz për shtetin e tyre konsiderohet Serbia.

/MALESIA.ORG/