Teatri Oda nga Prishtina vjen në Nju Jork me Doruntinën e Kadaresë

Një lojë e përbashkët mes aktorve nga Prishtina dhe atyre nga Nju Jorku, drama “Doruntina”, mbështetur në novelën e Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”, shfaqet për herë të parë në një skenë Amerikane

NEW YORK CITY :
Për herë të parë trupi teatror i “Odës”, nga Prishtina, vjenë në Nju Jork- SHBA, ku në teatrin “Blessed Unrest” do të shfaqë dramën “Doruntina”, që për përmbajtje ka rrëfimin mitik të dashurisë së ndaluar dhe rrezikun e besës që nuk mund të thyhet kurrë. Aktorët e amerikan dhe ata nga Kosova , kanë vënë në skenën njujorkeze dramën “Doruntina”.
“Shumë besojnë se e solli vërtet Kostandini, vëllai i vdekur, të tjerë thonë se erdhi vetë. Versione nga më të ndryshme ngrihen mbi kthimin e mistershëm të vajzës së martuar larg, por në të vërtetë kush e solli Doruntinën? Këtë pyetje ngrenë dhe aktorët me lojën e tyre artistke e cila do të interpretohet nga trupi teatror i “Odës”, nga Prishtina, në teatrin “Blessed Unrest”, kur këto ditë do të na shfaqë dramën “Doruntina”.

Një lojë e përbashkët mes aktorve nga Prishtina dhe atyre nga Nju Jorku, drama “Doruntina”, mbështetur në novelën e Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”, shfaqet për herë të parë në një skenë Amerikane. Për vënien në skenë të veprës është shfrytëzuar edhe skena njujorkeze, e përshtatur Jussica Burr nga teatri “Blessed Unrest” si dhe Florent Mehmeti nga Teatri “Oda”.

Kritikët, kanë thënë se” Drama e besës shqiptare, së cilës Kadareja i ka dhënë ngjyrime policeske dhe misterioze, apo siç njihet ndryshe edhe si legjenda e vëllait të vdekur, e cila qarkullon në disa vende të Ballkanit, interpretohet nga një grup aktorësh nga Prishtina dhe Nju Jorku. Mes tyre janë edhe Ilire Vinca Çelaj, Lirak Çelaj, Nentor Fetiu dhe Njomëza Ibraj.
Florent Mehmeti, regjisori i shfaqjes, ka thënë para nisjes për në Nju Jork, gjatë një konference për media në Prishtinë, se shfaqja e kësaj drame do të bëhet në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm “Shqiptari i keq”, përsëri zë vend në kinemanë e perëndimit ndërmjet Teatrit “Oda” dhe Teatrit amerikan “Blessed Unrest”.
“Ky është teatri i parë amerikan që do të bashkëpunojë me njërën nga teatrot nga Kosova. Ne në maj 2006, e kemi pritur teatrin “Blessed Unrest”, në këtë skenë, me një shfaqje origjinale “Lying”, në të cilën u inkorporua një aktor dy gjuhësor nga teatri “Oda””, thotë ai.

Mehmeti thotë se trupa teatrore, e cila ka ardhur në Nju Jork SHBA dhe për një javë do të luaj në skenën njujorkeze, është përgatitur intensivisht për shfaqjen e dramës. “Edhe në Nju Jork do të jetë një periudhë intensive e provave dhe do të bëhet finalizimi i shfaqjes, duke filluar nga data 9 tetor deri më 26 tetor”, thotë ai. Lirak Çelaj, aktor në këtë shfaqje, thotë se teksti i shfaqjes do të jetë në anglisht dhe në shqip. “Shfaqja ka përmbajtjen e një martese që e refuzon traditën, një udhëtim i pamundur mbi kalë, një vëlla e sfidon varrin.

Siç dihet, shfaqja është inspiruar e gjitha nga legjenda shqiptare “Doruntina”, një libër ky i shkruar nga shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, ku jepet rrëfimi mitik i dashurisë së ndaluar dhe rreziku i besës që nuk mund të thyhet kurrë”. Suksesi i kësaj ndërmarrje u pasurua nga plani i dy teatrove për një bashkëpunim më të ngushtë në Nju Jork, thotë njeri prej drejtuesve të teatrit “Oda”.
Kështu që, “Doruntina”do të ketë dy bashkëregjisorë, nga drejtorët artistik të dy teatrove, Jussica Burr nga teatri “Blessed Unrest” si dhe Florent Mehmeti nga Teatri “Oda”, dhe do të ketë ekip aktorësh nga të dy vendet. Aktorët do të luajnë nga dy vendet: nga teatri “Blessed Unrest”, Justin Badger, Zenzele Cooper , Dave Edson, Jason Griffin, Kelly Hayes, Laura Wickends, ndërkaq nga Teatri “Oda” Ilire Vinca Çelaj, Lirak Çelaj, Nentor Fetiu dhe Njomëza Ibraj.

KOMENTOJE