Fatkeqësi komunikacionit, në vend vdes Nikë Gojçaj

Nikë Gojçaj (52 vjeçarë) nga Skorraqi tragjikisht humbi jetën sot rreth orës 12:00 në aksidentin e komunikacionit në rrugën Tuz – Vuksanlekaj, në afërsi të autoqëndrës “Rokshped”.

Sipas informatave jo zyrtare në veturën wolsfagen (“golf 2”) të cilin e drejtonte Kolë Gojçaj, është përplasur Jeep GrandCheeroke, i cili drejtohej nga një bashëkvëndas tjetër i Malësisë, Valbon Vulaj.
Kurse në gjëndje të vështirë shëndetsore është Simon Gojçaj (23 vjeç) cili u dërgua në qëndrën Klinike në Podgoricë ku mjekët ende janë duke luftuar për ti shpetuar jetën.Vetura e ndihmës së shpejtë e ambulancës në Tuz nuk kishte mundësi tu vinte ne ndihmë të lënduarve, sipas fjalëve të përgjegjëseve, sepse nuk kishin shofer për veturën. Edhe pas operacionit gjëndja e Simon Gojçaj është ende kritike.

Pamja në vëndin e ngjarjes ka qënë rënqethëse. Vetura “golf 2” e Kolë Gojçaj, ka qënë plotesisht e shkatrruar, përderisa pjesët e veturës kanë qënë të hedhura në disa metra largësi.

Sot gjatë tërë ditës është kërkuar gjak në TV Boin për ti ndihmuar të plagosurit rëndë te kësaj fatkeqësie.

KOMENTOJE

Furra Tahiri