Shtëpia e Shendetit në Tuz refuzuan ti japin ndihmë të lënduarit rëndë

Banorët vendas të indinjuar nga mënyra e veprimit të të punësuarve në ambulancën e Shtëpisë së Shëndetit në Tuz, pas aksidentit të rëndë rrugor.

Podgoricë – Banorët vendas të Tuzit, Simon Gojçaj, i cili para dy ditëve u plagos rëndë në një aksident të rëndë në afërsi të Qëndrës “Rrokshped” në aksin rrugor Tuz-Bozhaj, përsoneli mjekësorë në Stacionin Shëndetësorë në Tuz refuzoi që ti ofroi ndihmën e shpejtë mjekësore dhe ta transportojë deri në Shtëpinë e Shëndetit në Podgoricë – pohon vëndasi Rrok Berishaj.
Ai tha se ndodhej para ambulancës, në momentin kur e sollën të riun Gojçaj, i cili kishte lëdnime të rënda, nga të cilat edhe jeta i ishte vënë në rrezik.

“Askush nga personeli mjekësorë i pranishëm, as motrat medicinale, as mjekët, nuk dolën para objektit për t’i dhënë ndihmë të riut të aksidentuar. Poashtu, as Mano Turuskoviq, i cili siç u informova, është përgjegjës për shërbimin e transportit, as të tjerët nuk deshën të sigurojnë transportimin e të riut Gojçaj deri në Podgoricë me autoambulancën që ndodhej përpara objektit, duke u arsyetuar se shoferi për momentin nuk është i pranishëm tha me indinjatë Berishaj, i cili është edhe donator i autoambulancës në Tuz.
Ai sqaroi se tashmë 40 vite jeton në Austri dhe se autoambulancën para dy viteve ja ka dhënë donacion Ambulancës.

“Vëndasit e mi disa herë më njoftuan se ky automjet shpeshherë nuk është në funksion dhe se nuk mund të llogaritet në ndihmën e tij, për çka u binda përsonalisht”, thotë Berishaj.
Duke theksuar se shërbimi i urgjencës i shtëpisë së shëndetit të Podgoricës reagoi menjëherë. Berishaj pyeti se si është e mundur që përsoneli mjekësorë i ambulancës së Tuzit të mos e përmbush detyrimin e vet ndaj qytetarve dhe të mos thirret në humanitetin dhe etikën mjekësore.

Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit Smail Çunmulaj, tha se dje disa qytetarë e kishin informuar për neglizhencën e Ambulancës së Tuzit, që nuk është hera e parë.
“Dua të falenderoj shërbimin urgjent së shtëpisë së shëndetit në Podgoricë, i cili pas fatëkeqësisë së komunikacionit u gjend urgjentisht në vëndin e ngjarjes dhe dha ndihmën adekuate kurse “zotërinjtë” nga Ambulanca e Tuzit nuk deshën ti ndihmojnë

Jam i indinjuar për faktin se nuk deshën t’i japin ndihmë as të riut të lënduar rëndë para Ambulancës” tha Çunmulaj.
Ai tha se nuk është në dijeni se kush ishte në vendin e punës në ambulancë në atë kohë por se është detyrë humane e njeriut për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit.
Çunmulaj tha se “jo zyrtarisht kam mësuar se Ambulanca dy herë ishte njoftuar nga policia për aksidentin dhe se nuk ka justifikim që nuk u ndodhën në Vëndin e fatkeqësisë “.

Shërbimi për marrëdhënie me opinionin publik i shtepisë së shëndetit në Podgoricë njoftoi se “dje” shërbimi i urgjencës mjekësore i shtëpisë së shëndetit Podgoricë, pasi që u njoftua për fatëkeqësinë e komunikacionit, në kohën e duhur arriti në vendin e ngjarjes dhe bëri përkujdesjen dhe transportimin e pacientit më të rrezikuar deri tek institucioni shëndetsorë kopetent”.

“Pacienti i dytë, i cili erdhi vetë në stacionin shëndetësorë në Tuz, u pranua rregullisht në kontroll dhe bashkë me dokumentacionin e duhur shëndetësorë u transportua deri në institucionin shëndetësorë kompetent, kurse pacienti i tretë u transportua me automjet privat deri tek institucioni tjetër shëndetësorë”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë thuhet se “autoambulanca e stacionit shëndetësorë në Tuz nuk është automjet i shërbimit të ndihmës së shpejtë mjekësore, por mjet për transport të pacientëve me të cilin sipas urdhërit të mjekut të zgjedhur, transportohen vetëm pacientët të cilëve nuk u është rrezikuar jeta.

Përktheu Fran Gjokaj nga e përditshmja viesti.

KOMENTOJE