Obama, zgjedh gjeneralin në pension Kolin Powell për këshilltarin e lartë të çështjeve ushtarake dhe te luftës

Nje editorial ne nje gazete te Washingtonit shkruante sot, se Colin Powell para 12 viteve kishte menduar vete qe te futej ne garen per president por se kishte hequr dore per shkak te presionit nga bashkeshortja e saj e cila ishte e shqetesuar se do t’a vrisnin.

WASHINGTON D.C:– Colin Powell do te kete role kryesore si keshilltare i Presidentit, ne adminsitraten ne Shtepine e Bardhe , nese Obama do te fitoje zgjedhjet e arthshme. “Ai do te kete rolin kryesore si keshilltari im, per çeshtjet kombetare te ushtrise dhe luftes,” ka pranuar, sot ne nje interviste te gjate me kanalin televizive NBC, programi i mengjesit “Today”- “Sot”, kandidati i pare afrikano – amerikan per President ne zgjedhjet e 4 nentorit, senatori i Illinosit, Brack Obama.
Obama, e beri kete deklerat, kur ende nuk kane kaluar 24 ore, kur vete ish-sekretari amerikan i Shtetit Kolin Powell, gjenerali me kater yje ne pension, beri te njohur, dje, po ne kanalin televizive NBC, emisionin “Meet Press”- “Takim me Gazetaret”, me moderator gazetarin Brian Williams, se do te mbeshtese senatorin Barak Obama per zgjedhjet presidenciale.

Sikurse, sot, ne interviste me kanalin televizive NBC, programi i mengjesit “Today”- “Sot”, kandidati per President ne zgjedhjet e 4 nentorit, senatori i Illinosit, Brack Obama, tha se “Padyshim qe eshte ne “doren e tij te zgjedh” se do ta pranoje formalisht ate role apo jo!?… por mendoje se do te jete nje hap i mire per Kolin Powell do te jete diçka qe do ta diskutojme se bashku”, tha Brack Obama.
Senatori i Illinosit, Brack Obama, kandidati demokrat per ne Shtepine e Bardhe, thane analistet e ketyre çeshtjeve ne Washington, se ka menduar te therras ne Shtepine e Bardhe, gjithmone ne se ai fiton zgjedhjet e 4 nentorit, Gjeneralin amerikan ne pension, Colin Powell, pasi ai i dha nje goditje te madhe fushates republikane te John Mc Cain-it, duke deklaruar publikisht mbeshtetjen per kandidatin demokrat, Obama.
Me kete levizje me te re dhe qe ka “çuditur” Ameriken, Obama kerkon te “arrenoje” te çaren me te madhe, qe kan zbuluar me pare se ta bente kete veprim Obama, nga republikanet te cilet jane andresuar tek aftesite e tija per t’u bere presidenti i artheshem i SHBA-se. Obama, kane thene republikanet, eshte shume i “varfer” te merret me çeshtjet kombetare, si ato ushtrake dhe çeshtjet e luftes. Pasi i mungon eksperienca dhe aftesia e tij te udheheqi keto dy çeshtje kaq shume te rendesishme.

Obama i ndodhur perball kritikave te forta rreth ketyre çeshtjeve ka nderrmarr dy veprime shume te zgjuara mendojne analistet.

Zgjedhja e pare e senatorit Joseph Biden per nen president, nje senator me bagazh te madh diplomatik ne arenen nderkombetare, dhe tani me zgjedhjen e Gjeneralit amerikan ne pension, Colin Powell, ish sekretarin e shtetit ne administraten e Presidentit aktual George W. Bush, dhe ka qene keshilltar per çeshtje kombetare ne kohen e presidentit Ronald Regan si dhe ne kohen e presidences se babait te Bushit, duke se do t’u kundervihet mire dhe me nje strategji te caktuar republikaneve, te kandidatit republikan , senatorit te Arizones John Mccain, ushtarak i lart ne tre breza te familjes se tij, heroi i Viietnamit , 34 vjet senator.
Asnjeri prej te dyve nuk ka thene se jane bere “pazare” rreth kesaj zgjedhje.. Ne intervisten qe dha dje ne mengjes per televizionin NBC news, zoti Powell tha se po e mbeshtet zotin Obama “per aftesine e tij per te frymezuar” njerezit dhe “per natyren gjitheperfshirese te fushates se tij. Ai tha se ka bindjen qe zoti Obama i ka permbushur standartet per te qene nje president i jashtezakonshem dhe se ai mund ta udheheqe vendin me vendosmeri. Ai tha gjithashtu se ishte zhgenjyer nga toni negativ i fushates se kandidatit republikan John McCain dhe se kandidatja per nepresidente Sarah Pejlin, nuk eshte e kualifikuar per postin.
Obama me kete zgjedhje qe beri sot, te therras si keshilltar ushtarak dhe per çeshtjes e luftes ish-sekretarin amerikan te Shtetit Kolin Powell, gjenerali me kater yje ne pension, ka si synim te paster mendojne analistet e ketyre zgjedhjeve, nga Washingtoni duke synuar ai tani te “marre pas vetes te gjitha kredencialet, qe ka ne kete drejtim deri tani rivali i tij republikan John McCain, veterani i luftes, fituesi i nje numeri dekoratash dhe titujsh nga me te lartet ne SHBA-se, ish i burgosuri i luftes, disa vjet kryetar i Komitetit per çeshtjet e Luftes dhe Ushtarake ne senatin amerikan.

Republikani Powell mbeshtet Obamen

Nderkaq,, mendojne disa analiste te ketyre çeshtjeve se ish-sekretari amerikan i Shtetit Kolin Powell, gjenerali me kater yje ne pension, dje ne kanalin televizive NBC, emisionin “Meet Press”- “Takim me Gazetaret”, me moderator gazetarin Brian Williams, kur tha ” se do te mbeshtese senatorin Barak Obama per zgjedhjet presidenciale” duket se i dha nje goditje te madhe fushates republikane te John Mc Cain-it duke deklaruar publikisht mbeshtetjen per kandidatin demokrat.
Colin Powell tha se raca nuk ishte faktor ne vendimin e tij por se ai mendonte se do te ishte nje ngjarje historike per nje afro-amerikan qe te behej president dhe neqoftese kjo ndodhe te gjithe amerikanet do te duhej te ishin krenar. Ai tha se nuk ishte e lehte per te qe te zhgenjenjte senatorin Mc Cain por se Amerika kishte nevoje per president qe do te ndryshonte gjeneraten dhe se kjo ishte arsyea kryesore pse e mbeshteste Obamen.
Powell thote se fitorja e Obames jo vetem qe do te elektrizonte Ameriken por do te elektrizonte te gjithe boten. Powell thote se Obama ka treguar, vendosmeri, inteligjence dhe se ka nje menyre te punes qe do deshmohej si e sukesshme. Powell thote se ai do te jete nje president i jashtezakonshem.

Nje editorial ne nje gazete te Washingtonit shkruante sot, se Colin Powell para 12 viteve kishte menduar vete qe te futej ne garen per president por se kishte hequr dore per shkak te presionit nga bashkeshortja e saj e cila ishte e shqetesuar se do t’a vrisnin.
Powell e kritikoi gjate intervistes fushaten e senatorit Mc Cain se po behej teper e ngushte duke thene se Amerika duhet te nderpres kete polarizim dhe se ai kishte vendosur te mbeshteste Obamen per shkak se ai i takonte nje gjenerate te ardhshme .

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE