Të nderuar vëllezër bashkëatdhetar, drejtues të gazetës mbarëkombëtare “MALESIA.ORG”

Ju të dashur vëllezër jeni duke bërë një punë të ndritur për popullin shqiptar nën Mal të Zi.
Ne jemi tepër të lumtur dhe të gëzuar për veprën tuaj të madhe patriotike që po bëni në sherbim të Kombit Shqiptar. Me ndryshimin që i bëtë gazetës tuaj teshmë FAMOZE, ”Malesia.Org”, të cilën e keni shndruar në zëdhëndëse të zërit të popullit dhe të së vërtetës, ju kryet një akt tjetër heroik dhe e bindët të gjithë median shqiptare (në Diaspore, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj) që të eci në rrugen tuaj të trimëisë dhe të demokracisë.
Kemi mendimin dhe dëshirojmë që në gazetën tuaj prestigjoze të zeri vendin e merituar edhe treguesi i LETËRSISË, ku të pasqyrohet e gjithë krijimtaria shqiptare në proze, poezi, e tj, për ta shndrruar gazetën tone “MALESIA.ORG” në një organ të fuqishëm mediatik kombëtar.
E gezofshim të gjithë pamjen e RE të gazetës tonë ”Malesia.Org” dhe suksese në punën tuaj fisnike.

Nga: Pashko Rr.Camaj
Themi J.Tushe
New York, USA

KOMENTOJE