Presidenti amerikan deklaron se SHBA ndjehet krenare për mbështetjen që i ka dhënë dy vëndeve për reformat

Bush: Shqiperia i tregoi botes potencialin e lirise

WASHINGTON D.C: Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, nenshkroi dokumentet qe i hapin rrugen anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Permes nje ceremonie solemne te zhvilluar dy dyte me pare ne Shtepine e Bardhe, Presidenti Bush ka zyrtarizuar me firmen e tij ate qe beri publike gjate vizites se tij ne Shqiperi para nje viti, “Shqiperia ne NATO”. Pas nenshkrimit te dokumenteve perkates, Presidenti Bush ka ritheksuar qendrimin e tij dhe te SHBA per mbeshtetjen e palekundur, duke garantuar se nese ndonje vend kercenon Shqiperine ose Kroacine, aleatet e NATO-s do t’u qendrojne perkrah per t’u perballur me rrezikun.
Presidenti ritheksoi mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per anetaresimin ne te ardhmen te vendeve te tjera te rajonit qe ushqejne ambicje per perfshirje ne NATO, duke e cilesuar Aleancen si nje garantuese te lirive themelore njerezore. “Ky eshte nje moment i veçante ne historine shpresedhenese te lirive te njeriut, nderkohe qe Amerika zyrtarisht deklaron mbeshtetjen e saj per futjen e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Me ceremonine e sotme festojme dy demokracite e reja dhe energjike, te cilat po perpiqen te marrin persiper pergjegjesi te reja, ne nje kohe kur perballemi me terrorizem dhe luftra. Ne po hedhim nje hap te madh perpara ne mikepritjen e popullit te Shqiperise dhe Kroacise ne Aleancen me te madhe te lirise ne bote”, eshte shprehur Bush ne fjalen e tij
Nder te tjera, Presidenti Bush eshte shprehur se SHBA eshte krenare qe ka mbeshtetur aspiratat e ketyre dy vendeve per t’u futur ne NATO qe ne fillim. E ndersa theksoi se me nenshkrimin e Protokollit per anetaresim ne Aleance, forcohet partneriteti i Amerikes me vende qe dikur dergjeshin nen prangat e komunizmit, Presidenti Bush vleresoi se ky eshte nje moment, kur populli amerikan gezon me popullin shqiptar dhe ate kroat nje hap te madh drejt perfshirjes se vendeve te tyre ne Aleancen me te madhe te lirise qe ka njohur ndonjehere bota. Ne menyre te veçante, Presidenti Bush eshte ndalur tek rruga e pershkuar nga keto vende qe nga rrezimi i regjimeve komuniste. Duke iu referuar vizites se tij ne Tirane dhe ne Zagreb, Bush vleresoi mbresat e mira qe atij dhe bashkeshortes se tij i kishin lene keto dy vende.
“Laura dhe une kujtojme viziten tone ne Tirane dhe Zagreb, ku u takuam me njerez qe po i tregojne botes potencialin dhe premtimin per lirine njerezore. Qytetaret e Shqiperise dhe Kroacise kane mirepritur te luftojne per te ndertuar marredhenie paqesore me fqinjet e tyre dhe kane ndihmuar demokracite e reja te shkojne drejt lirise se shoqerise. Popujt e te dy vendeve po ndihmojne ne çuarjen e botes me prane nje triumfi historik: nje Evrope te pandare, nje Evrope te lire, nje Evrope ne paqe”, tha me tej kreu i Shtepise se Bardhe. Nder te tjera, ai theksoi se Aleanca e NATO-s eshte nje garanci e sigurise se vendeve anetare, duke shtuar se keto garanci do t’i ofrohen edhe Shqiperise dhe Kroacise, pas anetaresimit te tyre.
“Ftesa per anetaresim ne NATO eshte vleresim per reformat e veshtira qe kane ndermarre keto vende ne rrugen drejt begatise, dhe paqes. Si shkembim, anetaresimi ne NATO ofron premtimin e sigurise dhe stabilitetit. Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre qendrojne te bashkuar ne mbrojtje te anetareve te Aleances. Kur Shqiperia dhe Kroacia te jene zyrtarisht anetare te NATO-s, popujt e tyre duhet ta kene te qarte se nese nje vend tjeter kercenon sigurine e tyre, çdo anetar i Aleances do t’u qendroje ne krah”, nenvizoi presidenti Bush, duke nenvizuar se anetaresimi ne NATO nuk eshte kurorezimi i perpjekjeve, por nje angazhim i shtuar per te permbushur standardet demokratike dhe per te vazhduar perpjekjet per demokratizim te metejshem. Sipas tij, rruga e reformave nuk perfundon me anetaresimin ne NATO.

Ne kete kontekst, ai theksoi se te qenurit anetar i Aleances se Atlantikut duhet te ekzistoje mbeshtetja e palekundur dhe pa limit e lirise dhe demokracise. “Çdo anetar i Aleances ka pergjegjesine te zgjeroje, mbeshtese dhe mbroje kauzen e demokracise. Kam besim se Shqiperia dhe Kroacia do te permbushin zotimin e tyre per te forcuar institucionet demokratike dhe sistemet e tregut te lire. Futja e tyre ne NATO eshte nje hap i madh perpara per Ballkanin”, vijoi me tej Presidenti Bush ne fjalen e tij. Gjithashtu, kreu i Shtepise se Bardhe ka theksuar se ne nje hapesire prej dhjete vjetesh, keto dy vende kane transfomuar veten e tyre nga vende te shkaterruara nga lufta, ne kontribues te paqes nderkombetare dhe sigurise.
Ne kete kontekst, Bush shprehu pikepamjen e SHBA per te gjitha vendet qe bejne hapa perpara, duke shpresuar ne futjen ne NATO te te gjitha vendeve ballkanike, perfshire ketu edhe Maqedonine. “Brenda harkut kohor te nje dekade, ky rajon eshte shnderruar nga nje pike e globit e perfshire nga lufta, ne nje kontribues per paqen dhe stabilitetin. Amerika mirepret diten kur Aleanca e NATO-s perfshin te gjitha vendet e Ballkanit”, tha nder te tjera Presidenti Bush. Presidenti Bush e shfrytezoi ceremonine e mbremshme per te theksuar gjithashtu se Amerika mbetet e angazhuar ne mbeshtetje te aspiratave te Ukraines, Gjeorgjise, Bosnjes dhe Malit te Zi. Duart e Aleances, ka theksuar nder te tjera ai, mbeten te hapura edhe per Serbine nese e zgjedh kete rruge.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE