CHICAGO – ILLINOIS : Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur opinionin e Chicagos, dje në mëngjes.Nëna dhe vëllai i aktores Jennifer Hudson janë gjetur të vrarë në shtëpinë tyre në Illinois, në një lagje dhe shtëpi të zakonëshme, njoftojnë sot të gjitha mediat amerikane. Vrasja ka ndodhur të premten pas dite në pjesën jugore të qyteti, ndërsa viktimat nuk janë identifikuar ende nga ndonjë familjar, mirëpo policia beson se bëhet fjalë për Hudsonët, pasi që prifti i kishës ku shkonte nëna e aktores kishte thënë se njëra nga viktimat është nëna e Jennifer, Darnell Hudson Donnerson, derisa trupi tjetër i takon një mashkulli i cili besohet të jetë Jason Hudson.
Trupat e viktimave janë gjetur në shtëpi nga një person i cili ka thënë se është fqinji i tyre. Gruaja 57 vjeçare ishte vrarë ndërsa ishte goditur nga dorazi disa herë me plumba pistolete në koke. Ndërkaq, policia tha se i vëllai i aktores së famëshme fitueses së çmimit Oskar Jennifer Hudson, Jason, 29 vjeç, kishte qënë në dhomën e gjumit kur është goditur edhe ai disa herë me plumba ne kraharor. Duke mbetur i vdekur në vend.
Mendohet sipas një piste që ka nxjerrë policia sot, në mëngjes se e ëma dhe i vëllai i aktores Jennifer Hudson janë vrarë mbrëmë në Chicago, e ndërsa nipi është rrëmbyer për motive xhelozie ose edhe nuk perjashtohet mundësia e “grabitjes me dhune”. Por kjo e fundit thotë policia ka më pak mundësi. Policia dyshon për të kunatin e aktores që mund të jetë ai pasi edhe kunati i aktores rezulton i zhdukur dhe është ‘i armatosur e i skeduar si tepër rrezikshëm’. Drama ishte konsumuar në shtepinë e Darnell Donerson, e ëma e aktores që në vitin 2007 mori çmimin Oscar, ku ata ishin mbledhur për arsye deri tani ende të pa konfirmuara mirë.
Gruaja 57 vjecare ishte vrare me plumba pistolete ne koke: i vellai i Jenniferit, Jason, 29 vjec, ishte ne dhomen e gjumit i goditur me plumba ne kraharor.
Njoftohet se policia është duke kërkuar edhe një të zhdukur tjetër, i cili është një djalosh shtatëvjeçar, por besohet të jetë nipi i Hudson, Jason King, për të cilit thuhet se ose është kidnapuar ose është vrarë dhe është groposur ose hedhur diku shumë larg nga vendi i ngjarjes.
Beqir Sina/INA