Meshe në Toronto me rastin e pesëvjetorit të shugurimit të Nënë Terezes

“Mesha tregojë në sy të kanadaezve se jemi kombi më i mirë – jemi bërë shembull në botë, i bashkëjetes fetare duke qënë se jemi i vetmi komb ku bashkohen të tëra fetë”…

TORNTO – ONTARIO CA: Nën përkujdesin e ambasadorit shqiptar ne Kanada, ekselencës së Tij z.Besnik Konçi, në Meshën që u mbajt në Kathedralen e Torontos me rastin e pesëvjetorit të shugurimit të Nënë Terezes, morën pjesë qindra besimtarë, shumica emigrantë shqiptarë të të ria besimeve . Njoftime shqiptare nga Tornotoja, ku u mabjtë Mesha, bëjnë me dije se numëri bashkëatedhetarve në Meshë, ka qënë i madhë. Madje, thuhet se ata që kishin ardhur me gëzim se po marrnin pjesë në përkujtimin e shqiptares së madhe Nënë Terezes. Pjesmarrësit kishin udhëtuar edhe nga disa shtetet e Kanadasë, dhe kishte edhe grupe shqiptarë që kishin ardhë nga SHBA-së, Detroiti e Çikago e Nju Jorku.
Në Meshën e cila u mbajtë të djelën në mesdite në Kathedralen e Torontos me rastin e pesëvjetorit të shugurimit të Nënë Terezes, një pjesmarrëse thotë që mesha ishte shumë dinjitoze, dhe u përcoll me emocione të thella nga pjesmarrësit, të cilët shumica ishin shqiptarë të të tria besimeve. Pjesmarrsja e entuziasmuar ka thënë “Mesha tregojë në sy të kanadaezve se jemi kombi më i mirë – jemi bërë shembull në botë, i bashkëjetes fetare duke qënë se jemi i vetmi komb ku bashkohen të tëra fetë”… Kjo rrefehet pjesmarrsja, “se në Kathedralen e Torontos pjesmarrës në Meshë, ishin shumica shqiptarët të cilët u përkisinin të tera besimeve që kanë shqiptarët, katolikë, ortodokse, muslimane dhe bektashlinjë.” tha ajo pa dëshiruar të jap emrin e saj.
Prifti, që udhëhoqi Mëshën gjatë ritit u dëgjua të citoi fjalët e Nënë Tereses, që “jam shqiptare nga gjaku, indiane nga qytetaria dhe me zemër e Zotit”. Gjithashtu Prifit tha, që Papa kur vizitoi Shqipërinë, u ul dhe puthi tokën shqiptare, për hir the kësaj bije që ka nxjerrë kombi ynë. Shqiptarët janë kampiontë, shembulli i pa arritëshëm në botë, i bashkëjetesesës, tolerancës, dhe respektit fetar të çdo besimi që kanë” ka thënë Papa Gjon Pali II, kur pati vizituar Shqipërinë i shoqëruar nga Nënë Tereza dhe Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE