Në Athinë u mbajt turneu tradicional në TaeKwonDo

Gjashtë garuesit e taekwondo-së nga Mali i Zi, Dalibor Lekoçaj – 48 kg, Vilson Lajçaj – 68 kg, Jelena Cacaj – 49 kg, Savo Jankoviq -55 kg, Besnik Shata – 51 kg dhe Arben Kollari – 78 kg arritën që në garat e taekwondo-së që u organizuan javën e kaluar në Athinë të fitojnë medalje.
Sekretari i Federatës së Taekwondo-së së Malit të Zi, Nikollë Gegaj, ka paralajmëruar se nëse do të kenë mjete të mjaftueshme financiare do të marrin pjesë edhe në Kampionatin Ballaknik, i cili do të mbahet në Bukuresht nga dita e nesërme e deri më 26 të këtij muaji.

Javën që shkoi në kryeqytetin e Greqisë në Athinë u mbajt turneu tradicional ndërkombëtar në taekwondo për seniorë dhe juniorë, “Aleksandria Open”. Në këto gara tashmë tradicionale morën pjesë një numër i madh garuesish nga nëntë shtete: Kroacia, Hungaria, Sllovakia, Bullgaria, Qiproja, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Greqia.
Kësaj radhe kombëtarja e Malit të Zi mori pjesë me 12 garues, me çrast 6 prej tyre u shpërblyen edhe me medalje.
Nga përfaqësuesja e Malit të Zi, në kategorinë e juniorëve, Dalibor Lekoçaj -48 kg fitoi medaljen e argjendtë, kurse Vilson Lajçaj, – 68 kg, Jelena Cacaj – 49 kg, Savo Jankoviq -55 kg dhe Besnik Shata – 51 kg u shpërblyen me medalje të bronztë.
Ndërkaq, në kategorinë e seniorëve, vetëm Arben Kollari – 78 kg u kurorëzua me medalje të bronztë.
Sipas sekretarit të Fedreatës së Taekwondo-së së Malit të Zi, Nikollë Gegaj, organizimi i këtyre garave në Athinë ka qenë mjaft i mirë, duke sqaruar se ekipet pjesëmarrëse kanë qenë të vendosura në hotelin me 4 yje, ku si organizator i pritjes ka qenë Federata e Taekwondo-së së Greqisë dhe Komuna e Athinës.
Ai njofton se nëse do të ketë mjete financiare të majftueshme, kombëtarja malazeze do të marrë pjesë edhe në Kampionatin Ballkanik për seniorë dhe juniorë, i cili do të mbahet në Bukuresht nga data 24-26 tetor. /kohapress

KOMENTOJE