Ka dy ditë që ka filluar votimi i hershëm në SHBA – në këto zgjedhje do të votojnë 9 milionë amerikanë që nuk kanë votuar kurrë më parë

Vlerësohet se deri më 4 nëntor, një e katërta e amerikanëve do ketë votuar, por nuk do të jepet asnjë lloj rezultati deri të martën në mbrëmje

NEW YORK CITY : Gjysma e pjesëmarrësve nëpër të gjitha sondazhet e mbajtura deri tani , besojnë se asnjëri prej dy kandidatëve presidencialë në SHBA- pavarësishtë fjalëve të tyre të “bukura” nëpër mitingje, nuk mund të përballen me krizën ekonomike në Amerikë. 50 % e pjesëmarrësve në këto sondazhe besojnë se as Mc Cain dhe as Obama nuk mund të zgjidhin problemet ekonomike të SHBA. Kurse 4.6 % e pjesëmarrësve kanë theksuar se Obama mund të zgjidhe problemet ekonomike, dhe vetëm 4 % besojnë se Mc Cain mund të zgjidhë këtë problem të SHBA.
Eskpertët janë të mendimit se nëse gjatë këtyre ditëve sa kanë mbetur deri në ditën që do të shpallen fituesit e këtyre votimeve, nuk ndodh ndonjë ndryshim rrënjësor “i çuditëshëm”, në përmirësimin e krizës financiare në Amerikë, nga ato çka thonë kandidatët, gjasat për fitoren si për ata që mendojnë se ja japin votën McCain ose Obamës në zgjedhjet presidenciale, do të jenë shumë pak bindëse se e mertiojnë.
Po qe se marrim parasyshë faktin, se ata të dy po e përqëndrojnë fushatën vetëm tek ekonomia dhe financa. Pra, nese presidenti i ardhëshëm varet vetëm tek kriza financiare, do të thotë se presidenti i ardhëshëm nuk do të vijë në Shtëpinë e Bardhë, vetëm me ato që premton se do t’a zgjidhë krizën financiare që ka mbërthyer SHBA-së. Por, votat kësaj rradhe kanë një vlersim tjetër, thonë ekspertë” ato janë të ndikuara më tepër tek 8 vjetët e gabuara të republikanëve” mendojnë ata që do të votojnë. Ose ka gjasa që votuesit më shumë të bazohen tek dobësit që kanë parë deri tani tek sejcili kandidatë si tek McCain dhe si tek Obama.
Një çështje tjetër që po i shqetëson edhe më shumë amerikanët, në këto zgjedhje, është çështja e manipulimit të votave. Çështje kjo e cila është bërë çështje shumë serioze, tashmë në SHBA, që nga zgjedhjet kundërthënëse presidenciale të vitit 2000 e 2004. Në zgjedhjet e vitit 2000 si per shembull kandidati demokrat Al Gore, u tha se luftoi ndaj republikanit George Bush, derisa Gjykata Supreme vendosi në favor të Bushit, pasi ai mendote se kishte më shumë vota.
Vendimi final u var në qindra vota të shtetit të Floridës, ku zgjedhjet ishin dëmtuar nga mosfunksionimi i makinave të votimit dhe nga gabimet në shtyp të fletëvotimeve. Për këtë çështje për herë të parë avokatët e Obamas dhe McCainit, tashmë kanë përgatitur strategjitë legale në rast se do të ketë përsëritje të numërimit të votave.
Sipas një sondazhi të zhvilluar nga fondacioni Opinion Dinamics, 60% e të anketuarve në Amerikë u shprehën se zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit do të shoqërohen me manipulime të shumta. Sipas këtij sondazhi nga të anketuarit 47% prej tyre u shprehën se manipulimet do të kryhen në favor të partisë demokrate dhe 35% thanë se manipulimet do të jenë në favor të partisë republikane.

Florida është një prej 32 shteteve ku zgjedhesit lejohen te votojne përpara ditës se zgjedhjeve

Si republikanet ashtu edhe demokratet, thonë se ka një në SHBA-së, numër zgjedhesish të pavendosur. Të cilët asnjeri nuk e merr me mend se nga votojnë. Për këtë arsye aktivistet e te dyja partive janë duke bërë përpjekje te forta, për t’i bindur ata qe te shkojnë për te votuar. Votimi i parakohshem është një zgjidhje për ata amerikane, qe priten te jenë te zënë me pune gjatë 4 nëntorit. Vleresohet se një e katerta e atyre qe deshironin te votonin ne zgjedhjet e fundit nuk arriten ta bënin këtë.
Votimi është një shans për te gjithë ata qe janë te shqetësuar se mund te këtë probleme me votimet. Ne Florida, ku gara presidenciale pritet te jetë e fortë pjesëmarrja ne votime ka qenë e lartë, këto dy ditë. Atje janë regjistruar radhë të gjata votuesish për arsye te problemeve që ka pasur në votimet e vitit 2004. Megjithatë autoritetet atje, thonë se e kanë situatën nën kontroll. Zgjedhesit mund te votojne çdo ditë ne zyrat e komisionit te zgjedhjeve deri ditën para zgjedhjeve, të 4 nëntorit.
Florida është një nder te paktën 32 prej 50 shteteve amerikane qe i lejojne banoret te votojne para ditës se zgjedhjeve pa dhënë ndonjë arsye. Dy ditë me pare guvernatori i Florides, Charlie Crist, u shpreh i bindur se shteti i tij do të zhvilloje zgjedhje te drejta. Katër vjet me pare, çrregullimi lidhur me fletevotimet ne Florida dhe rinumerimi i votave vonuan shpalljen e rezultateve përfundimtare te zgjedhjeve presidenciale, për 36 ditë.
Pas problemeve të shumta të zgjedhjeve të vitit 2000 dhe 2004 kur presidenti Bush fitoi me një epërsi shumë të vogël votash në shtetin Florida, ky shtet është bërë një nga shtetet përcaktuese të fatit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Zyrtarët amerikanë thanë se në këto zgjedhje do të votojnë 9 milionë amerikanë që nuk kanë votuar kurrë më parë

Aktualisht, rivaliteti më i fortë mes demokratëve dhe republikanëve zhvillohet në shtetet të tilla ka edhe dalin më shumë probleme si në Ohio, Michigan,Virginia, Colorado dhe Florida. Njëkohësisht me fillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Florida, të bardhët dhe katolikët shprehën përkrahjen e tyre për McCain. Ky grup edhe në zgjedhjet e mëparshme kishte votuar për republikanët. Ekspertët e këtyre votimeve thonë se 8 vitet e qeverisë së Bushit, i kanë lodhur dhe zhgënjyer edhe ato shtresa të popullsisë amerikane që tradicionalisht kanë përkrahur republikanët dhe pasojat e politikave të gabuara të qeverisë së Bushit brenda dhe jashtë Amerikës, do të bëhen të qarta në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në 4 nëntor.
Sondazhet e fundit tregojnë për ngushtim të dukëshëm të distancës së Obamës demokrat nga ai i McCain republikan. Një sondazh i zhvilluar nga Zogby tregon se 48 % e qytetarëve amerikanë pritet të votojnë për Barak Obamën kurse 45 % mbështesin republikanin John McCain.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE