Përkujtim – Leon Lulgjuraj

LUANIT

M’ka ra loti n’palë t’flamurit
Tue m’ja shkrua kangën k’tij burrit
Me 6 janar 2008.
Lajm i zi por i vërtetë.
Me internet.nepër botë.
Paska vdekë nji patriot;
S’e kanë vra me pushkë as top,
Akcident prej të madhit zot.
Fjalë të hidhuna nga diaspora,
Na i përshkoi zemrat tona,
Nga Fllorida e Amerikës.
Nji yll dritet, kenka fikë.
Paska vdekë nji atdhetar;
Leon Gjoka 30 vjeçar.
I pa martuem e djalë beqar.
S’e kemë pritë, s’e kemë mendua.
Ti me vdekë. gjyshi me rrnua!
Na me ty. jemi krenua.
Jekshtu zoti e paska shkrua.
Prindëve zemrën me jau coptua.
Mjera nana.çka ka pritë!
Se për ty. po qanë çdo ditë.
M’u tha zemra e më plasi madhi.
E kujtoj ku mbeti djali.
E i shkuen dy pika loti.
Si m’shkon koha. e si m’shkon moti?
Bekua djepi që t’përkundi.
Mallkua jetën kush t’a humbi?
Me të dal shpirti pas timonit;
Para kohet po i shkon vorrit.
Në buzëqeshje nji fjalë foli!

Unë po vdes, po me jet TONI!
Për shumë gjana pate ide.
Se ishe arqitekt i Malësisë së re.
Ti je kenë nji akcionar.
Ke përbuz çdo diktaturë.
E armikut s’i ke shërbye kurrë.
Gjoksin shkamb e zemrën gur.
Fort e deshte at flamur.
Me kurajo, e porsi burr.
Besnik i madh e i aftë me gojë.
Mish e thua, k’je për Kosovë.
Djalë i rritun në Malësi.
Se peshë kishte fjala e tij.
Me at zemer, sa kalaja!
Mbështetje pat fukaraja.
K’je simbol i urtisë.
Profesor i filozofisë.
S’ke pasë faj, pri djalë Selishtit.
K’je stërnipi i Zef Miliqit.
Duenë me i harrue vorret,
Ku burrat tanë pushojnë.
Duenë me i vyshkë lulet,
Që të mos lulojnë.
Pushtetarëve u the turrin ndale!
Unë me ju nuk jam në valle.
Se s’e kemë barazinë komb’tare.
Çka përfshinë Malësia e Madhe.
Duhet t’a kenë gjuhën Zyrtare!
Ajo asht gjuha shqiptare.
Jam shqiptar, i tillë do qëndroj.
Me askend gjuhen s’e ndërroj.
Për çdo herë, kur t’kemë takim?
Mbledhjet tona t’kenë përkthim.
Por qeveria s’e ban’ aprovim.
E duenë mbledhjen pa perkthim.

Leoni ngritet sikur trim!
E kështu e mori fjalën.
Në këtë pikë unë dot’ ndalem.
Për k’të punë t’a keni dieni.
Se s’kini shkua në Zhablak.
Por, kini ardhë në Malësi
Në vendin tonë jabonxhi.
Por nji gja, mos e harron!
K’to troje Malësia s’i lëshon.
Rinia jonë, duhet t’i gëzon.
Se jemë popull autokton.
Me vendosmeni, e guxim.
Po e marrim burra i vendim.
Jam malësor foli shërbez.
S’bahem për të gjallë malazez.
Për askend kombin s’e shes!
Si tha Leoni u miratua.
Pa fillua mbledhja u mbarua.
Bashkirnet e tilla me i bojkotua.
Janë t’pa vlefshme k’to për mua.
Gjithë së bashku në kambë janë çua.
Përpas tejet duem me shkua.
Leon Gjoka t’kjoft lavdia!
S’asht Zhablaku. ktu asht Malësia.
Me respekt t’kujton rinia.
Mos i harroni amanetet e mia!
S’po m’ka shpirti rahati.
Trupin tim nuk m’a kalbë dheu.
Pa me u punua në TUZ.
Përmendorja “SKENDERBEU”.
Në ketë mënyrë, ruhen k’to troje?
Malësorët tanë i lanë me gjak
Ujë të kthiellët qesin k’to troje.
Që Leonit i mbetën marak.
Djemtë e tu shpinden s’ta kthejnë.

Prap n’Malësi, malësorc lejnë.
Në Selisht e banë vorrimin.
Ku nanclokja t’a dha gjinin.
Kur t’marr etja, ujë me pi.
Kronin e Kuq e ke për bri.
Erdhi koha për m’u nda.
Në ketë jetë nuk shifemi ma.
Po vi vorrin me t’a pa.
Mbi vorr me t’a qitë nji grusht dhe.
Nga vendlindja ku ke le.
Ku shqiponjat bajnë fole.

Axha, Pashko Lulgjuraj Nipit të ndjer LEONIT