Arrestohet basketbollisti serb, që rrahu për vdekje një stundent amerikan

Ende nuk eshte e qart ishte “vetedorzim” apo u arrestua me ndihmen e autriteve amerikane ne Beograd

NEW YORK CITY : Miladin Kovacevic, bashketbollisti sërb, i cili më 4 maj 2008, rrahu duke e lënë të vdekur, një student amerikan me origjinë hebraike, është arrestuar sot heret në mëngjes, bëjnë të ditur mediet amerikane. Gjithashtu është arrestuar edhe konsulli i përgjithëshëm Slobodan Nenadoviç i cili ndihmojë basketbollistin sërb, të largohej me njëherë nga SHBA-së, kundrejt një pagese prej 100 mijë dollarësh amerikane, dhe nxjerrjen e një pasaporte diplomtaike e cila ndihmonte Kovacevicin të largohej nga Amerikë në drejtim të Frankfurtit – Gjermani.
Kovaçeviçi, thekson media amerikane, është arrestuar me kërkesën e autoriteteve të drejtësisë amerikane, i dyshuar për mashtrim të drejtësisë amerikane, udhëtim jashtë SHBA-së, me dokumenta të fallsifikuara, dhe rrahje brutale të një studenti duke e lënë atë deri në komo. Ndërsa, diplomati sërb Nenadoviç dyshohet se ka paisur jashtë ligjeve me pasportë diplomatike Kovaçeviçin, duke e ditur se ai ka bërë krim, për të ndihmuar atë të arratisje nga SHBA-së, meqënse ai kërkohej nga drejtësia amerikane, për t’u përgjigjur rreth ngjarjes që kishte ndodhur në një klub nate, kur Miladin Kovaçeviç, gjatë një grindje motivi i së cilës ka mbetur enigëm, rrahu kafëshirit duke e lënë të vdekur, studentin e universitetit Binghamton University,Brain Steinhur. I cili për gjashtë muaj po qëndron në gjendje komo.
Abasada amerikane në Beograd, thotë se është në kooperim të plotë me autoritetet e Beogradit, në këto arrestime. Mirpo, babai i studentit sërb, ka deklaruar sot, se Kovaçeviç është dorzuar vetë sipas një marrëveshje të arritur ndërmjet autoriteteve të Beogradit, dhe djalit të tij Miladin Kovaçeviç. Shtypi njujorkez, shkruan sot, se media amerikane ka provuar disa herë të kontaktojë edhe me sportitin sërb i cili tashë është i arrestuar, por edhe me diplomatët sërb në Nju Jork, për të vertetuar se vërtet ka marrëveshje për arrestimin e Miladin Kovaçeviçit dhe ish diplomatit sërb në Nju Jork, konsulli i përgjithëshëm Slobodan Nenadoviç.

Tre muaj më parë u arrestua konsulli i përgjithshëm i Serbisë, në New York, Igor Millosheviq,

Një grup prokurorësh amerikanë, nga New Yorku, morën tre muaj më parë në një seancë pyetjesh diplomatin serb i cili ndihmoi drejtpërdrejt, studentin serb të arratisej nga SHBA-së, me një pasaportë diplomatike. Ai ishte vënë në ndjekje nga policia amerikane, i akuzuar për rrahjen brutale të një studenti amerikan me origjinë hebreje
Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit Publik, Tomo Zoric, tha se ish konsulli i përgjithshëm i Serbisë, në New York, Igor Millosheviq, akuzohet nga drejtësia amerikane se ‘pajisi me një dokument udhëtimi – pasaportë diplomatike Miladin Kovaqeviqin, i arrestuar dhe liruar për gjykim në gjendje të lirë, pas rrahu brutalisht duke e çuar deri në vdekje një student amerikan i quajtur Bryan Steinhuaer, më datën 4 maj 2008.’
Millosheviqi, i ka bërë thirrje nëpërmjet shërbimit diplomatik serb në SHBA-së, Kovaçeviqit, që të dorëzohet vetë pasi kjo do të jetë në të mirën e tij dhe në të kundërtën do të ndikojë shumë edhe në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Serbisë. “Uashingtoni, thotë se Beogradi do të ketë pasoja të mëdha nëse nuk lejon qe Kovaçeviç të gjykohet nga drejtësia amerikane, e cila premton një gjykim më se të drejtë,” tha Senatori demokrat i New Yorkut, me origjinë hebreje.
Basketbollistit serb, Kovaçeviq, i ishte ngritur padia gjyqësore dhe pritej të dalë para gjyqit për t’u përballur me drejtësinë për këtë vepër kriminale, përderisa ai u lirua me kusht nga paraburgimi, duke depozituar shumën prej 100 mijë dollarësh amerikan, nga diplomati serb,(20 mijë dollare me kredit card dhe 80 mijë kesh). Sjellja e tij e vrazhdë nuk mbaroi me kaq.
Ai që komprometoi konsullatën serbe në New York, la pranë vdekjes kolegun e tij Steinhauer, shkaktoi edhe incident ndërkombëtar kur u largua ilegalisht për në Serbi, me ndihmën e konsullit serb në New York, Igor Milosheviq.
Konsullata serbe në New York, zbuloi qe konsulli Millosheviq i kishte lëshuar një pasaportë Kovaçeviqit, që besohet të ishte diplomatike, me të cilën ai pa problem u largua drejt Serbisë. Zyrtarët e administratës amerikane por edhe Ambasada Amerikane në Beograd, po bëjnë presion të vazhdueshëm mbi qeverinë e Serbisë për kthimin e Kovaçeviqit para drejtësisë amerikane.
Fillimisht, qeveria e Serbisë kishte premtuar bashkëpunim, mirëpo deri më tani ata nuk kanë lëvizur asgjë në këtë drejtim. Senatori Charles E. Schumer, shpërndau sot, një deklarate pas arrestimit të diplomatit serb në New York, por nuk tha gjë nëse Kovaçeviçi do të sillet në SHBA-së, për gjykim apo jo. Megjithatë, tha ai në deklaratë se “Dorëzimi i Kovaçeviçit nga Serbia, autoriteteve të drejtësisë amerikane do të ishte gjëja më e mirë që do të bënte Beogradi, ndërsa në të kundërtën tha ai, “gjëja më e gabuar”.
Schumer: Serbia do të këtë pasoja në se nuk e dorëzon Kovaçeviçin, 50 milion ndihmë pritet të bllokohen nga Senati
Gjendja shëndetësore e Bryan Steinhauer, student i Universitetit të Binghamtonit, nuk është më e mirë as pas gjashtë muajve, si pasojë e goditjeve të pamëshirshme që kishte marrë nga kolegu i tij, basketbollisti serb Milladin Kovaçeviq, gjatë një përleshje që kishte ndodhur më 4 maj të këtij viti në një bar afër stadiumit. Ai edhe më tej vazhdon të jetë në koma dhe pothuajse i palëvizshëm. Prindërit e tij, gjatë një konference për shtyp, thanë se Bryan ende qëndronte në gjendje kome dhe se ka shumë pak përmirësime për këta 6 muaj me gjithë kujdesin e personelit mjekësor në spitalin e Rockland County. Babai i tij Richard tha se djali i tij ende qëndron pavetëdije, nuk mund të komunikojë, as të lëvizë pjesët e tij të trupit si dhe e ka shumë të vështirë për t’i njohur të afërmit.
Media amerikane pohon se Serbia nuk do ta kalojë lehtë këtë krim makaber pasi që senatorët nga New Yorku, Chuck Schumer dhe Hillary Clinton kanë kërkuar nga Kongresi Amerikan të bëjë ngrirjen e fondit pesëdhjetë milionësh që Kongresi i kishte ndarë sivjet Serbisë në kuadër të ndihmës së jashtme.
Afati i ngrirjes së këtij fondi ka skaduar që në fillim të gushtit dhe Schumer është zotuar se kësaj radhe nëse Serbia nuk vepron, Amerika do të pezullojë për një afat të papërcaktuar shumën 50 milionëshe.
Shumer gjatë një konference me gazetarë, ka thënë se po kërkon rrugë që këto ndihma të ndërpriten menjëherë kur edhe do të mblidhet Senati për këtë çështje, dhe nëse i kërkuari nga drejtësia amerikane Kovaçeviq nuk kthehet në New York, për t’u përballur me drejtësinë, ajo bllokohet përfundimisht dhe shfuqizohet nga Senati. “Ne do të fillojmë aksionin tonë kundër qeverisë së Serbisë nëse autoritetet e saj deri kur të mblidhet Senati, nuk e kthejnë të kërkuarin nga drejtësia amerikane Miladin Kovaçeviq”, ka thën Schumer për median amerikane në New York.
Ai ka kërkuar nga administrata amerikane dhe Banka Botërore që përmes një raporti special të rekomandohet ngrirja e ndihmave ndaj Serbisë dhe të shtohet edhe më tej presioni ndaj qeverisë së saj deri atëherë kur Kovaçeviq të arrijë i prangosur në New York.

Ngjarja :

Miladin Kovaçeviçë, është i skeduar në listën e të kërkuarave ndërkombëtar për shkak se basketbollisti sërb, më 4 maj
ka rrahur kefshërisht një student të kolegjit “Brooklyn College”, dhe është larguar . Autoritet amerikane të policisë, Byroja Federale e Hetimeve – FBI, thotë se qeveria e Beogradit, me anë të diplomatëve të saj në Amerikë, ka mundësuar largimin dhe fshehjen e tij nga SHBA-së.
Ngjarja nga ndodhur pasi studenti serbë, u fjalosë me shokun e tij për çështje të cilat vetëm ai ka për ‘ti zbardhur. Debati ka qënë i “nxehtë” sa e ka çororditur studentin serbë, i cili i egërsuar shkon dhe e rreh brutallisht studentin amerikano – hebreik, duke e lënë atë në gjendje kritike për jetën – come.Përshkrimi : i gjatë 6-foot-9-inch (2.05-meter), 260-pound (118-kilogram) . Luan basketboll.
Steinhauer, 22 vjeçar, ka qënë student i shkelqyer dhe këtë verë do të punonte për një firmë financiare prestigjoze, ndodhet në gjendje koma, ka ende dëmtime të rënda të gjymtyrve nga goditjet dhe është nën trajtimin intensiv të mjekëve në rrezik për jetën.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE