Nënë Tereza dhe rruga e shenjtërimit

Edhe në besojmë se do vijë koha Nënë Tëreza të shpallet shenjtore, sepse edhe kujtimet për të kanë veti shëruese për shpirtin njerëzor. Të rikujtojmë edhe një herë një prej këshillave të saj të urta: në nuk mund të bëjmë gjithmonë gjëra të mëdha, prandaj duhet të bëjmë gjëra të vogla e të mira çdo ditë.

BENSONHURST – BROOKLYN NY : Për Nënë Tërezën është folur shume. Ditën e festës se saj zyrtare do të rikujtojmë shkurt jetën e saj në sfondin e shenjtorëve me popullor shqiptar, sepse të gjithë do të dëshironim qe ajo të shpallej shenjtore. Ky shkrim me siguri që do të jetë interesant edhe meqenëse krahas nderimit të Nënë Tërezës, me rastin e pesëvjetorit të shugurimit të saj, do të sjellim lexuesve tanë edhe disa të dhëna për jeten e vepren e saj te shejterimit në përkujtim të emrit të sa të Madh.
Nënë Tëreza apo Agnës Gonxhe Bojaxhiu është fëmija i tretë i Nikolle (Kole) dhe Dranafile (Dranë) Bernaj Bojaxhiut. Gonxhja ka lindur me 26 gusht 1910 në qytetin e Shkupit. Babai i saj Nikolla ka qenë tregtar. Ai njihej për bamirësitë e shumta, ndihmonte si familjet e varfra ashtu dhe institucionet e ndryshme. Ai ndihmoi në ndërtimin e teatrit të parë të Shkupit. Kola fliste shume gjuhë dhe udhëtonte shumë në Itali dhe Egjipt. Babai i Gonxhes ka luajtur në bandën e qytetit. Shtëpia e tyre gjithmonë ishte me mysafirë, dëgjoheshin muzikë, këngë dhe të qeshura.
Për ditë festash dhe në festivale familja do të vishte rroba kombëtare. Kola ka qenë shumë aktiv për çështjen kombëtare dhe për një Shqipëri të pavarur. Ai ishte në grupin që luftonte për bashkimin e Shkupit dhe të qyteteve përreth me Shqipërinë. Në vitin 1918 ai vdiq. Gonxhja ishte shtatë vjeçe. Se bashku me të ëmën shkonin çdo ditë në kishe. Ajo e ndihmonte të ëmën në organizimin e festivaleve, në zbukurimin e kishës me lule, bënte pjese në korin e kishës. Këndonte shumë bukur dhe i binte mandolinës. Në ketë kohë filloi të ketë kontaktet e para me revistat e Misionit Katolik ku kishte shkrime të shumta për Indinë.
Fotografitë e familjeve të varfra dhe të sëmurëve e preken shume atë. Të sëmuret nga leproza si dhe sëmundjet e tjera benë qe në mendjen e saj të lindet një ide e një ditë do të merrte një vendim të prerë. Me kulturën dhe aftësitë qe kishte ajo mund të bëhej një mësuese e mirë apo një shkrimtare. Por zgjodhi diçka tjetër, një rruge të gjatë dhe plot përpjekje, t’u ndihmonte të tjerëve, t’u gjendej pranë kur ato vuanin, t’u mjekonte plagët e trupit dhe të shpirtit. Që nga viti 1929 që shkoi në Kalkuta deri në vitin 1960 ajo s’lëvizi nga India. Ishte pikërisht viti 1960 kur ajo do të udhëtonte për në Evropë dhe Amerikë e ftuar në një konferencë për gratë katolike. Midis të tjerash ajo do të thoshte:”Shumë nga njerëzit nuk dinë ekzistencën e të varfërve.
Ne i shohim dhe nuk i shohim ato. Ju mund të gjeni Kalkuta në të gjithë botën. Në qoftë se keni sy të shihni” Mbas viteve 60 ajo filloi të udhëtoftë për në Evropë dhe u takua dhe me të vëllain Llazar që jetonte në Itali. Dëshira e saj ishte të takonte të ëmën dhe të motrën, por një gjë e tille nuk iu lejua kurrë, nga rregjimi i katilëve,(sundimi 50 vjeçar i Enver Hoxhës) që nuk kursyen edhe ndaj kësaj Nënë të Madhe, fjalët më të rënda dhe t’ja shuajn asaj ëndrrën se mund të takonte ata ose siç e kemi zakon ne shqiptarët të hidhte një grusht dhe për nënën e saj kur i vdiq.

Me 12 korrik 1972 merr lajmin e hidhur të vdekjes se nënës në Tiranë dhe dëshira e saj e fundit kishte qenë të shihte dhe një herë Gonxhen. Dy vjet me vonë i vdes dhe e motra. Në vitin 1979 asaj iu dha Çmimi Nobel i Paqes. Gjatë një konferencë shtypi kur një reporter e pyeti si ndjehej ajo kur në Shqipëri feja ishte e ndaluar ajo u përgjigj “shqiptaret e mi gjithmonë janë në zemrën time”. Dhe kur e pyetën cila ashtë origjina e saj ajo tha “jam shqiptare”.
Në studimin e tij të njohur “Shenjtët e krishterë shqiptare” albanologu kanadez Robert Elsie me të drejtë shkruan se “Historikisht në trojet shqiptare, “nuk ka patur ndonjë shenjt shqiptar, në kuptimin e pastër etnik të fjalës dhe kjo është e kuptueshme meqë si krishterimi ashtu edhe islami ishin, si të thuash, mallra të importuara. Me mbërritjen e këtyre feve të mëdha erdhën edhe shenjtët. Edhe këta të importuar nga jashtë. Fiset shqiptare u konvertuan me kalimin e kohës, megjithëse, me sa duket, shumë në sipërfaqe. Afshi fetar nuk u përhap kurrë mes tyre.
Padyshim, murgjit dhe misionarët italianë sollën me vetë kultet e shenjtëve që tradicionalisht adhuroheshin nga urdhrat e tyre, p.sh. shenjtët françeskanë për murgjit françeskanë, e të tjerë. Megjithatë, është e qartë se besimtarët, domethënë shqiptarët e konvertuar, do të parapëlqenin disa nga shenjtët dhe, me kalimin e kohës, do të bënin zgjedhjet e tyre. Përnjëmend, ka një numër shenjtësh të krishterë që janë adhuruar në mënyrë të veçantë nga shqiptarët ndër shekuj, figura që aq mirë përputheshin me kllapat e besimit popullor në vend, saqë përfunduan të konsideroheshin vendase.
Burim kryesor i studimit të Robert Elsiet është monografia Geografia Ecclesiastica dell’Albania, botuar në 1934 nga studiuesi jezuit dhe albanologu i madh Fulvio Cordignano (1887-1951). Atje ai renditi në një listë rreth 275 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri aty nga midis dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe mesi i të shtatëmbëdhjetit. Këto kisha ishin emërtuar sipas një sëre shenjtësh të krishterë, mbi dyzet në tërësi, por po ta vërejmë më me kujdes listën, shohim se më se gjysma e kishave të asaj periudhe mbante emrat e vetëm katër shenjtëve: Shën Mëria (Santa Maria Verginë), Shën Kolli (San Nicola), Shënëpremtë (Santa Venëranda) dhe Shën Gjergji (San Giorgio).” Studimi i Elsiet ndërkaq përqendrohet kryesisht në shenjtorët katolikë.

Edhe në besojmë se do vijë koha Nënë Tëreza të shpallet shenjtore, sepse edhe kujtimet për të kanë veti shëruese për shpirtin njerëzor. Të rikujtojmë edhe një herë një prej këshillave të saj të urta: në nuk mund të bëjmë gjithmonë gjëra të mëdha, prandaj duhet të bëjmë gjëra të vogla e të mira çdo ditë.
Për ekspozimin e një shtatoreje të Nënë Terezes edhe në ndonjë shesh në Uashington, ose në qendër të Nju Jorkut, thuhet se ka disa ide që janë në përpunim. . Por, deri tani ka qënë pengesë se i duhej të presë që të përmbushen 10 vjet nga vdekja e saj për ta parë të vendosur në ndonjë shesh të Uashingtonit ose Nju Jorkut. Statuja e Nënë Terezës, sipas ligjit që ekziston në SHBA-së, për ngritjen e një shtatoreje për një person në një shesh publik duhen të paktën 10 vjet pas vdekjes së individit të cilit i ngrihet shtatorja”, – shpjegon një noter amerikan.
Shtatorja e saj tani është vendosur në aeroportin “Nënë Tereza” sikurse edhe aeroporti i vetëm ndërkombëtar e Shqipërisë mban emrin e saj. Një shesh në Prishtinë është i pagëzuar me emrin Nënë Tereza.
Thuhet se edhe skulptura e vendosur në Presidencën në Tiranë, është e para për Nënë Terezën në atdheun e saj, dhuratë kjo e dy vëllezërve patriot e atdhetar, fetar e bujar shqiptarë në Amerikë, Lekë e Pashkë Gojcaj, nga Trieshi(Malësi) që jetojnë në Nju Jork, prej vitesh dhe kanë sponsorizuar për tre statuja të figurës së Nënë Terezës, në Amerikë dhe Shqipëri e Kosovë. E para skulpturë mbas vdekjes së saj është vendosur në kishën “Zoja e Shkodrës” në Tuz, një
tjetër në kishën shqiptare të Nju Jorkut dhe së fundi në Prishtinë, vepër e skulptorëve të rinj V. Nini, S. Spahiu, V. Rakaj edhe këto dhurata më e bukur e dy vëllezërve patriot e atdhetar, fetar e bujar shqiptarë në Amerikë, Lekë e Pashkë Gojcaj, që jetojnë në Nju Jork.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE