Zgjedhjet në Amerikë 2008: Shtatë ditë e shtatë netë para se të zgjidhet presidenti i 44-të i SHBA-së

Në, Shqipëri, edhe me Obamën edhe me McCain, në Kosovë, me McCain, në Maqedoni me McCain, Në Sërbi, me Barack Obamën, ashtu si dhe në Greqi. Rumania është indiferente, si dhe Bosnja. Kroacia me Obamën dhe Turqia me McCain.

NEW YORK CITY : Barack Obama dhe Xhon Mekejn(John McCain), edhe shtatë ditë dhe shtatë netë para se të shijojnë fitoren apo humbjen, i’a filluan sot, pra i’a nisën asaj që këtu thirret betejë e drejtpërdrejtë, para qytetarëve amerikanë. Ata po flasin tani çdo ditë intesivisht para dhjetra e mijra vetëve me gjuhën akuzave dhe kundër akuzave, që për në zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit, kanë si qëllim që ta ridifinojnë skenën politike amerikane, tek vota e pavarur ose tek “të paqëndrueshimit”.
Sipas ekspertëve të votimeve në Amerikë, thuhet se vota tradicionale, asnjëherë në historinë e këtyre zgjedhje, në SHBA nuk ka lëvizur. Si pershembull në Karolinën Veriore, është një shtet federal që nuk ka votuar për demokratët që nga viti 1976 ose Misuri, e cila nuk ka zgjedhur kandidat demokrat që nga viti 1996, kur është zgjedhur Bil Klintoni. Nju Jorku, konsiderohet si “toka e demokratëve”, po ashtu si dhe Kalifornia, e cila më së shumti voton pro demokratëve në çdo zgjedhje presidencale.
Votuesit tradicional në Amerikë, janë mbështetësit si për demokratët e Obamës dhe mbështetësit për republikanët e McCain. Zgjedhjet presidenciale, të cilat janë të 44 -at, prej kur u votua për herë të parë në 30, Prill 1789, kanë një zgjedhje, kësaj here, e cila i bënë votuesit të shkojnë për të votuar për ekonominë dhe Irak – Afganistanin.
Rrëfimi i Obamës , 46 vjeç, tregon si “pioner i politikës”, siç thotë edhe vetë, se e presonifikon shpresën dhe ëndrrën amerikane, “Ndryshim -Change”. Senatori nga Ilionisi e fitoi mbështetjen demokratike, duke vënë në dijeni pre kur e nisi rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, se strategjia e tij është që të bëhet presidenti i parë me ngjyrë i kombit.

Mekejn(McCain) 71 vjeç, veteran dhe hero ushtarak, i cili ka vuajtur pesë vjet torturë gjatë qëndrimit të tij në burgjet e Vietnamit, është njeriu i cili presonifikon udhëheqësin me karakter të fortë, thonë ekspërtët inspiruar nga sllogani “Amerika e para….. – First America….” . McCain, po u tregon republikanëve amerikanë si ai “Ishte hero në luftë dhe se është hero në këto zgjedhje”.
Kandidati presidencial amerikan, John Mc Cain ka hedhur poshtë anketat e opinionit që e tregojnë atë shumë më pas se rivali demokrat, Barak Obama. Mc Cain thotë se diferenca mes tij dhe Obamës po zvogëlohej dita – ditës, dhe se fushata e tij po ecte mirë në prag të zgjedhjeve të 4 Nëntorit.” Asgjë nuk është e pamundur në ketë vend dhe ne nuk do tërhiqemi. Ne nuk i fshihemi historisë, ne bëjmë histori. Le t’i fitojmë këto zgjedhje e ta çojmë vendin përpara”, tha Mc Cain në shtetin e Ajovës.
Senatori demokrat Obama në Denver të Kolorados foli para mbi 100 mijë njerëzve.”Nëse ju organizoheni së bashku me mua e marshoni, duke trokitur derë më derë, telefononi pa pushim gjatë nëntë ditëve që na kanë mbetur ne nuk do fitojmë vetëm Denverin, por edhe Koloradon e do t’i fitojmë këto zgjedhje. Së bashku do të ndryshojmë vendin dhe botën”, tha Obama. Anketat e fundit të opinionit në shkallë vendi flasin për një avantazh prej 2-3 përqind të Obamës ndaj McCain-it.

Në, Shqipëri; “edhe me Obamën edhe me McCain”, në Kosovë, me McCain, në Maqedoni me McCain, Në Sërbi, me Barack Obamën, ashtu si dhe në Greqi. Rumania është indiferente, si dhe Bosnja. Kroacia me Obamën dhe Turqia me McCain

Një rëndësi e veçantë në këto zgjedhje po u kushtohet për herë të parë edhe votave të emigrantëve, megjithse vota e tyre, sidomos e shqiptarëve është vetëm votë simbolike. Një gazetë amerikane shkruante se kur pyeten shqiptarët, ata thonë “Obama është mirë – Obama good,, gjithashtu po të njëjtën gjë thonë edhe për McCain – McCain also good.
Kjo duket se ndikon edhe nga vend lindja e tyre, ku mendohet se në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare në Ballkan 75 përqindë e shqiptarëve janë për president të ardhëshëm, për John McCain, vetëm për bindjet e tija dhe qëndrimet e tija për pavarësinë e Kosovës. Megjithse, ka edhe shumë shqiptarë që mendojnë se Oabma duhet të jetë presidenti i ardhëshëm , prapseprapë shumcia janë për kandidatin republikan John McCain.
Në Bosnie shumica e njërzve të pyetur, thanë se boshnjakët nuk kanë “kohë të merren me çështje të tilla” se nëse beheshin votimet në Bosnie, për kë do të votonin boshnjakët, Obamën apo McCain?” Megjithatë shumica e njerëzve mendojnë aty se në se bëhet Sekretari i Shtetit në administratën e re artitekti i i zgjedhjes së çështjes së Bosnies, diplomati i njohur Richard Holbroke, at’here boshnjakët ia japin votën hipotetike Obamës.
Kroacia mendohet të jetë për Obamën, pasi më shumë se 80 përqind e tyre mendojnë qe ekonomia e biznesmenve kroat në SHBA-së, do të ndikojë shumë në se Obama ndryshon politikën ekonomike nga pasardhësi i tij George W. Bush. Mbasi sipas tyre shumica e afaristëve kroat në SHBA-së, dhe bizeneset e tyre në Amerikë, thuhet se janë prekur shumë nga kriza ekonomike që po kalon Amerika. Dhe vota e kroatve nuk do të jetë politike.
Kosova me perjashtim të atyre që i njohin çështjet ekonomike, dhe janë prekur drejpërsëdrejti nga kriza ekonomike në SHBA-së, janë pro Obamës, të tjerët besojnë më së shumti tek kanditati republikan John McCain, pasi sipas të anketuarve mendohet se John McCain mendon të avacojë edhe më shumë çështjen e Kosovës, dhe t’i jap edhe një fuqi edhe më të madhe lidhjeve të mira mes shqiptarëve dhe SHBA-së.
Kandidati republikan John McCain në debatin e parë presidencial ka përmendur Kosovën, duke theksuar se është ndjerë krenar që ka qenë mbështetës i sulmeve të Aleancës kundër gjenocidit serb në Kosovë, gjë që deri tani nuk e ka bërë personalisht, publikisht kandidati demokrat Barack Obama, senatori i Illnoisit, ku ka një mbështjeteje të fuqishme nga rreth 2 milion serb që jetojnë atje.

Në Maqedoni, por, ekseprtët e këtyre çështjeve thonë se edhe maqedonasit në Amerikë, i “trëmbën” shumë ardhjes së Obamës në Shtëpinë e Bardhë, kur kujtojnë atë që Obama me 50 senatorë kërkuan në muajin preill, një rezolutë, e cila ka kodin “US Senate Resolution S. 300”, dhe ishte e kërkuar nga komuniteti grek, dhe është 100 qindë pro greke, për zgjedhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.
Interesante është fakti sesi sërbët, si në Sërbi, por edhe dy milion sërb që jetojnë vetëm në shtetin ku edhe është senatorë kadidati demokrat Barack Obama, në shtetin e Illinoist, Obama shihet si një “hero” i tyre. Sërbët mendojnë se Obama mund të ndryshojë qëndrim , sepse McCain është i vendosur .
Rumunët, mendohen të jenë indiferent Grekërit, janë të ndarë në Greqi janë pro Obamës, ndërsa emigrantët grek në Amerikë janë pro John McCain, pasi shumica e grekërve në Amerikë janë shtresë e pasur dhu u pëlqen programi i McCain për taksat e të pasurve dhe mënyra sesi e trajton çështjen e ekonomisë me të pasurit kandidati republikan John McCain. Turqit, si në Turqi apo emigrantët e saj në Amerikë, janë pro John McCain 100 përqind, kjo ka të bëjë me mënyrën sesi republikanët e trajtojnë çështjen e Kurdëve, mes problemeve që kanë ata.

Vota tradicionale sipas shteteve ” Me ngjyrë të kuqe janë shtetet ku shumica e njërëzve votojnë për republikanët, ndërkaq me ngjyrë blu janë shtetet demokrate, dhe ku është shumë e vësh
tirë të mendohet se fitojnë republikanët.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE