Zgjedhjet në Amerikë 2008; Interesim i i madh e televizioneve nga mbarë bota Syt e Botës tek zgjedhjet në Amerikë

“Bota është bërë shumë e vogël përpara kësaj teknologjie të madhe. Kjo është një nga arritjet më të mëdha dhe se ky cikël zgjedhjesh ka bërë edhe më të madhe se çfarë është kjo teknollogji, me këtë interesim dhe shikueshmëri të jashtëzakonëshme rreth e përqark globit,” tha korrespondeti i CNN, John King

NEW YORK CITY : “Dyshemeja e akullt”, në qëndrën më të famëshme të Nju Jorkut, në zemër të qytetit, në sheshinRockefeller Center, një natë para zgjedhjeve, ditën dhe natën e votimeve në Amerikë, do të mbulohet simbolikisht nga dy ngjjyra, kuq edhe blu. Dy ngjyrat këto të cilat, dihet se përfaqësojnë edhe dy partitë më të mëdha amerikane, parti këto që kanë nxjerrë edhe dy kandidatët e vetëm për president të SHBA-së.
Zgjedhjet e 44-ta, për presidentin e arthshëm të SHBA-së, kësaj rradhe në shumë raste po vlersohen si të pa precedenta, në historinë e zgjedhjeve në Amerikë. Një fakt i padiskutueshem, dhe i cili komentohet shumë, është se në shumë vende të botës, rreth e përqark globit, rrjetet më të fuqishme televizive, po transmetojnë falë tekonologjisë më të re, drejtpërsëdrejti, për çdo ditë reporatazhe nga fushata zgjedhore në Amerikë.
Çdo njeri në botë ka mundësinë që më datën 4 nëntor, kur votuesit amerikan të shkojnë të hedhin votën e tyre për njërin nga dy kandidatët, Obama-McCain, të shikojnë edhe ecurinë e votimeve në transmetimet e drejtpërdrejta(Live), të cilat zgjatin 10 deri në 12 orë, nga Nju Jorku, Washingtoni, Florida, Kalifornia, Illinosi, Teksasi, Indiana, Kolorado, Alaska,Michigani, Karolina e Veriut, Arizona, Denver, Misiuri , Arkansasi, e tjerë.
Vetëm në Nju Jork, do të jenë prezentë me transimetime të drejtpërdrejta(live), edhe pesë herë më shumë televizione nga mbarë bota, sesa janë prezente në ndrrimin viteve, kur bëhet rënja e “topit” ndriçues, që simbolizon ardhjen e vitit të ri, në Nju Jork.
“Ne po shikojmë një intensifikim dhe nivel të paparë interesimi dhe entusiasmi të jashtëzakonëshëm”, tha David Chalian, drejtori politik i kanalit televiizivë ABC – News. “Nata e Madhe e Zgjedhjeve – Zgjedhjet në Amerikë 2008 , ka bërë që të martën më 4 nëntorë, syt dhe vemendja e gjithë botës, për herë të parë të kthehen e gjitha nga Amerika” tha ai.
Rrjeti gjigand britanik BBC World dhe BBC America, i cili ka transmetime të drejtpërdrejtta nga 200 vende rreth e përqark rruzullit, ka thirrur këto ditë, të punojë për ta, gazetarin e njohur të kanalit televizivë ABC News Ted Koppel. Ai komentojë çdo ditë drejtpërsëdrejti nga Nju Jorku, për ecurinë e zgjedhjeve në Amerikë kundrejt një pagese me BBC.
Super kanali televizivë arab, i cili transmenton edhe në gjuhën angleze , Al Jazeera English, me rreth 50 milion shikues rreth e përqark globit, ka kontraktuar çdo ditë 12 orë transmetim direkt nga kryeqyteti amerikan Washington D.C. Në disa nga qytetet më të mëdha amerikane, kan zbarkuar këto ditë dhe kanë montuar studiot e improvizuara të kanaleve televizive, duke sjell këtu me vete edhe gazetarët më në zë në vendet e tyre, televizonet nga mbar bota. Televizioni francez TV5Monde USA, të jep përshtypjen se i tëri ndodhet në Amerikë. Ky televizion i ka shpërndar gazetarët, e tij, në disa qytete kryesore dhe më të mëdhat në Amerikë.
Patrice Courtaban, shefe e punës së televizionit francez TV5Monde USA, e cila ka ardhur vetë në Amerikë, tregon se në Francë, shikushmëria e këtij televizioni këto ditë votimesh në SHBA-së, pothuajse se është 10 fishuar. Njerëzit, tha ajo me zi presin të fillojë për çdo ditë transmetimi direkt nga zgjedhjet në SHBA-së.

Televizionet më të mëdha amerikane ABC, CBS, CNN, Fox, Fox News Channel, Fox Business Channel, MSNBC, PBS dhe disa të tjera, kanë këto ditë, deri të martën sipas kontratave, programe të përbashkëta me gazetarët, analistët, ekspertët dhe komentatorët e tyre, me televizionet me prestigjoze të botës. Televizioni shtetror PBS, ka një lidhje të drejpërdrejtë me televizionin shtetror në Kinë.
Korrespondeti i CNN, John King, i cili ka mbuluar deri më tani gjashtë zgjedhje presidenciale në SHBA-së, dhe këto ditë ka kontraktuar që çdo ditë të flasë gjysmë ore për televizionin Australian, thotë se “Bota është bërë, shumë e vogël përpara kësaj teknologjie të madhe. Kjo është një nga arritjet nga më të mëdhat dhe se ky cikël zgjedhjesh ka bërë edhe më të madhe se çfarë është kjo teknologji, me këtë interesim dhe shikueshmëri të jashtëzakonëshme, rreth e përqark globit,” tha korrespondeti i CNN, John King,
Një nga televizionet, të cilat për herë të parë trensmetojnë drejtpërsëdrejti nga SHBA-së, këto zgjedhje, është edhe televizioni shtetror i Kenias, vendlindja e babait të kandidatit demokrat afrikano amerikanit Barack Obama. Mirpo, SHBA-së, për transmetime të drejtpërdrejta nga zgjedhjet Amerika 2008, e kanë në qëndër të emisioneve të tyre, tashmë edhe gjashtë shtete të tjera afrikane, Uganda, Ethiopia, Tanzania, Mauritania dhe Afrika e Jugut..
Oraganizata më prestigjoze e sondazhve në SHBA-së, Gallup Organization, shpërndau sot sonadazhin e saj në 70 vende të botës, ku kandidati demokrat, senatori i Illinoisit Barack Obama, kryeson 3 deri në 1 përqind ndaj rivalit të tij republikan, senatorit të Arizonës John McCain . Sondazhi oraganizatës prestigjoze Gallup Organization, ka nxjerr edhe rezultatin e anketave të zhvilluara në disa vene të botës. Kenia, vendlindja e babait të kandidati demokrat, senatori i Illinoisit Barack Obama, është njeri prej 10 vendeve, ku pothuajse të gjithë shtetasit e saj janë pro Braack Obamës.
BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE