Sot në gykatën themelore të Podgorices në procesin gjygjësorë kunder 5 policëve të akuzuar për keqpërdorimin dhe tejkalimin e kompetencave në akcionin policor “Fluturimi i shqiponjes”, gjykatesi Isad Jashareviq lexoj vendimin e gjygjit duke i shpallur fajtor për akuza të ngarkuara nga ana e prokuroris.
I shpallim fajtor për mënyren e sjelljes çnjerzore dhe ofendimit të dinjitetit njerëzorë duke ushrtuar dhunë mbi të ndjerin Pjetër Sinishtaj.
Sipas gjykatesit Jashareviq jan fajtor në baz të ligjit të nenit 167 halineja 3 e bazuar në nenin 1.
Nuk ishin baze vuajtjet e viktimës por vetem konstatohen lëndimet e lehta në trupin e tash më të ndjerit Pjetër Sinishtaj, ku gjygji i shpall fajtor dhe i dënon vetëm me 3 muaj burgim.
Në momentin e leximit të vëndimit u vrejt qart kënaqësia e policëve dhe një trishtim i madh kaploi mbi familën e dëmtuar Sinishtaj.
Se sa janë të kënaqur me vëndim për mediat malazeze u shpreh edhe e bija e të ndjerit Pjetër Sinishtaj , Paulin Nikprëlaj, e cila shprehi pakënaqësinë e saj mbi këtë vëndim jo real duke shtuar se babai dhe vellezërit e saj kanë qënë viktimë e torturave policore , dhe pranë mediave u shpreh se vëndimi që kanë marrë për këtë rast le tu mbes në nderin dhe fytyrën e tyre dhe të Qeveris Malazeze.
Po ashtu për mediat malazeze u shpreh edhe përfaqesuasi i komisionit për drejtat e njeriut dhe mbrojtjën e pakicave kombëtare i Levizjes Atdheu na bashkon Muhamed Gjokaj i cili percolli gjitha seancat gjygjësore ku më këtë rast shprehi pakënaqësinë e vëndimit të gjykatës themelore kundër pesë policëve që kanë ushtruar dhunë mbi teë ndjerin Pjetër Sinishtaj.
Përveç tjerash Muhamed Gjokaj në lokalet e Televizionit malazes “Vijesti” ku ishte edhe i ftuar për këtë rast shprehet se : Jo vetëm se ky vendim është i pa mjaftuashem por as në minimum më të vogël nuk shpreh satisfakcion real per viktimë.
Kjo është pasqyra më e mirë e funkcionimit të sistemit Juridik duke tërhiqur vërejtjen se nëse ky shtet don të intergorhet në Europe, është dashtë të punojë në atë drejtim që këtë proces gjygjësorë mos ta zvarrisin aq gjatë në të cilin denohen vetëm 5 pjestarë të njësisë speciale , duke ditur mirë se përveç këtyre janeë edhe shumë tjerë policë pjesmarrës në këto keqtrajtime dhe ushtrime torturash, vetëm për ti nxjerrur argumentet me dhunë nga të akuzuarit ne “Fluturimin e shqiponjes”.
Në pyetjen e gazetarëve për zotin Gjokaj se sa janë të mjaftuashme këto argumente për torture, për ju si organizat e huaj, zoti Gjokaj thot :Për neve është e pa pranuashme se gjatë procesit gjygjësorë janë përdorur vetëm një pjesë e vogel e argumenteveper arsye se ka egizstuar dhunë dhe torturë mbi viktimat e akcionit policor , sepse kemi edhe deklerata të shumta të viktimave tjera që kanë pësua dhune dhe torture nga ana policore dhe, dekleratave të shumta të kshillit për kontrollen civile të punës së policisë Aleksander Sasha Zekoviq, si dhe shumë organizatave ndërkombëtare që thonë se asht ushtruar dhunë mbi shqiptarët e pa fajshëm.
Po ashtu në pyetjen e gazetarve se a kanë shqiptaret të drejta Muhamed Gjokaj shprehet se vet fakti se dy institucionet si prokuroria dhe gjykata të cilat kanë pasur detyrë të vlerësojnë drejt këtë akcion, për shqiptart është një montim me motive konspiracioni tregon faktin se në këto dy institucione nuk kemi asnjë shqiptare të punsur.
Nga del edhe natyra e vet denimeve ku në njarën anë kemi 51 vjet dënim pa ndollur asgjë , e në tjetrën anë që vërtetohet se është ushtruar dhunë, si dhe nga ajo edhe pasoja vdekjesh kemi vetëm 3 muaj burg. Për këtë vëndim të gjykates do të informoj të gjitha institucionet ndërkombëtare që merren me drejtat e njeriut, përfundoj Gjokaj.