Obama, 30 minuta publicitet në televizionet amerikane – ka kushtuar deri në 5 milione dollarë

Washington D.C: Pese dite perpara zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, kandidati i demokrateve Barack Obama, i eshte drejtuar zgjedhesve ne nje spot publicitar 30 minutesh ne kohen me te mire te transmetimit.
Transmetimi i spotit elektoral njekohesisht ne kater kanale televizive, sipas njoftimeve te medieve amerikane ka kushtuar deri ne 5 milione dollare. Sipas sondazheve Obama ka perparesi perseri ndaj rivalit te tij republikan, John McCain.
Fushata e zotit McCain publikoi sot nje reklame televizive prej 30 sekondash per t’ju kundervene reklames se zotit Obama. Sipas ndihmesve te zotit Mekein, reklama u tregon amerikaneve se propozimet e zotit Obama per ekonomine do te shtojne shpenzimet dhe taksat, duke demtuar me tej ekonomine.
Nje mesatare e anketave ne shkalle vendi tregon se zoti Obama eshte ende perpara senatorit John McCain megjithese diferenca eshte ngushtuar deri ne 2- 3 perqind dhe ka arritur ne pak me shume se 5 dite te behet gati pothuajse e barabarte.
B.S/INA

KOMENTOJE