Intevistë me ambasadorin e parë amerikan në Tiranë, Wlliam E. Rajëson

Rajëson : “Jam i lumtur dhe krenar që Shqipëria tani është e ftuar të bëhet pjesë e NATO-s, dhe që SHBA i kanë dhënë përkrahje të fortë pavarësisë së Kosovës, pasi unë kamë qënë pjesë e këtyre lidhjeve”

VIRGINIA : Ambasadori i parë amerikan pas rënies së komunizmit në Shqipëri, tashmë në pension dhe i vendosur në rrethinat midis Uashingtonit dhe Virxhinias, William E. Rajerson, 14 vjet pas largimit nga Shqipëria, flet me plot dëshirë për një gazetë shqiptare. Zoti Rajerson, ambasadori i parë amerikan në Tiranë, që kur regjimi komunist dëboi diplomatët amerikanë nga Shqipëria, flet edhe për interesin për Shqipërinë, periudhën kur ai ishte ambasador në Tiranë, demokracinë në Shqipëri, Shqipërinë në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimet e fundit. Ngjarjen “Gërdec”, ai e quan pasojë të mbeturinave të armëve me të cilat mburrej dikur PPSH-ja. “Ne e dinim shumë mirë se shpifjet e ulta të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe partnerëve të tyre në krim, nuk përfaqësonin në asnjë mënyrë pikëpamjen e popullit shqiptar”, thotë ai. Ambasadori Rajerson ka qenë dëshmitar i një ngjarjeje që i habiti diplomatët dhe politikanët amerikanë të kohës: pritja e paparë që shqiptarët i rezervuan sekretarit të shtetit James Baker më 22 qershor 1991. “Mendoj se kjo ishte dashuria e grumbulluar dhe e pashprehur deri atëhere për Shtetet e Bashkuara. Ishte një ngjarje jashtëzakonisht emocionante. Ishte emocionante për pothuajse të gjithë,” shprehet ai për këtë ngjarje.

Zoti ambasador, para se të fillojmë këtë intervistë, çfarë dini ju për gazetën tonë, a e njihni ose keni dëgjuar më parë për këtë gazetë ?

Ambasadori William Rajerson: Fillimisht më lejoni t’ju përcjell juve personalisht dhe gazetës suaj përshendetjet e mija të ngrohta. Kur kam qënë dikur në Beograd – në ambasadën tonë atje, kam pasë rastin të lexoj gazetën tuaj – uroj që të vazhdoni rrugën tuaj dhe të keni sukses. Artikulli i parë që kam lexuar nga gazeta juaj ka qënë një tregim me titull “Mimozat mbi Dëborë”. Artikull që më ndihmoi shumë të njihem me kulturën shqiptare. Uroj që në të ardhmen të keni gjitha të mirat.

Çfarë paraqiste për ju personalisht emërimi si ambasador i SHBA-së në Shqipëri? (pas pushtimit italian më 1939, SHBA e mbylli ambasadën në Tiranë, Shqipëria komuniste për 50 vjet i prishi marrëdhëniet me SHBA-të. Deri në vitin 1991, Shqipëria dhe SHBA-ja nuk do të kishin marrëdhënie diplomatike. Erëra të acarta do të frynin mes dy shteteve, të shoqëruara me argumentet komuniste plot urrejtje ndaj SHBA)

Ambasadori William Rajerson: Përbënte një rast për të ringjallur lidhjet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mua mu shtua shumë interesimi për Shqipërinë pasi fillova të mësoja edhe gjuhën shqipe, në mënyrë që të komunikoja më mirë me shqiptarët e Kosovës të cilët vinin në Sektorin e Konsullor të Ambasadës. Siç e dini, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdonin të shfaqnin interes për Shqipëri dhe vazhduan transmetimet nëpërmjet Zërit të Amerikës në shqip gjatë gjithë kësaj periudhe. Ne e dinim shumë mirë se shpifjet e ulta të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe partnerëve të tyre në krim, nuk përfaqësonin në asnjë mënyrë pikëpamjen e popullit shqiptar.

Qëndrimi juaj ato ditë kur erdhët në Shqipëri krah Berishës në mitingjet e kryeqytetit, ishte personal apo një qëndrim zyrtar i Departamentit të Shtetit?
Ambasadori William Rajerson: Së bashku, Sekretari i Shtetit James Baker, kolegët e mi, dhe unë e bëmë të qartë në Ambasadën tonë se ne do t’a inkurajonim demokracinë dhe do të vendosim një sistem të tregëtisë së lirë, do të garantonim lëvizjen e lirë të njerëzve në Shqipëri dhe se do të punësonim shqiptarë në Ambasadë. Unë bëra gjithëçka munda për të inkurajuar zgjedhje të lira, transparente dhe të ndershme. Dua të theksoj faktin se nuk dola me Dr. Berishën në takimet përpara zgjedhjeve të 22 Marsit, 1992, megjithëse PPSH dhe trashëgimtarët e ideologjive të tyre thonë se unë kam dalë më të. Hera e parë që kam bërë paraqitje publike me Dr. Berishën ka qënë më 23 Mars 1992, kur Berisha i foli një grupi njerëzish qe kishin dalë në shesh për të festuar fitoren e zgjedhjeve. Gjithashtu, në podium në atë kohë, mes te tjerëve, ishte edhe një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe një anëtar i Bundestagut gjerman.

Çfarë orientimi patët ju at’here si ambasador i SHBA-së, për të burgosurit politik, të presekutuarit dhe të interrnuarit ? të cilët syt dhe shpresat i kishin drejtuar nga Amerika

Ambasadori William Rajerson: Unë kisha shumë simpati për vuajtjet e tyre. Shumë herë provova duke përfshirë njerëz të cilët kanë qënë nxënësit të shkollës Harry T. Fultz Technical School – (Golem – Kavajë) e drejtuar po nga Harry T. Fultz, njerëz këta që kanë vuajtur, vetëm sepse ata kanë pasur tendenca pro-perendimore. Ishte qëllimi im që t’i ndihmoja ato persona me sa të kisha mundësi. Unë e ndihmova organizatën e ish të burgosureve politikë për të sjellë njerëzit e tyre, që të punesohen në Ambasadën amerikane. Ka pasë qënë politika e qeverisë së Hoxhës dhe Alias për të “punësuar”, punëtorë për ambasadad e jashtëme në Tiranë, nëpërmjet Ministrisë se Jashtme; nje sistem ky që ka qënë në përdorim për një kohë të gjatë në Moskë dhe e quajtur “merr një spiunë me qera” nga ambasadad perendimore.

Na thuaj pak në lidhje me zhvillimet demokratike at’here në Shqipëri. Sa e vështirë qe që të ishe diplomat amerikan në atë periudhë sa ju kryet detyrën si ambasdorë i SHBA-së në Tiranë ?

Ambasadori William Rajerson: Në një farë mënyre ishte e vështirë, por vetëm në kuptimin trivial të komfortit personal. Shumica e shqipëtarëve kishin rifilluar kontaktin me Shtetet e Bashkuara dhe me Amerikanët, dhe unë e gjeta veten time shumë të mirëpritur nga të gjithë.

Çfarë forma ka diplomacia amerikane për të ndryshuar ose për të ndikuar në proceset demokratike të një vendi ?

Ambasadori William Rajerson: Në Shqipëri ashtu si dhe diku tjetër, diplomatët Amerikanë, përpiqen të mbajnë kontakt me persona në skenën politike dhe kulturore. Ne dëshirojmë që të dyja figurat qeveritare dhe publiku gjithëpërfshirës të dinë se çfarë është politika e Shteteve të Bashkuara, dhe të përkrahin politikën të cilën ndjek vetë Amerika.

Kur u përgatitet për tu njohur me historinë e Shqipërisë, a kishit pasur më parë ndonjë fare njohurie ?

Ambasadori William Rajerson: Duhet të them të vërtetën se si shumica e Amerikanëve, edhe unë kam ditur shume pak për Shqipërinë. Ashtu si mund t’a imagjinoni, unë fillova të mesoja më shumë kur fillova të mësoja gjuhën shqipe. Në atë krahë pata ndihmën e shumë njerëzeve që e kishin gjuhën nënë – dhe më rrallë kisha persona që kërkonin ndihmë në Ambasadën e Beogradit. Pasi arrita në Shqipëri në Prill 1991, unë fillova një kurs për historinë e Shqipërisë–edhe këtë herë pata ndihmën e personave që më ndihmuan të mësoja shqip.

Si e shpjegon ju faktin që nga përfundimi i mandatit tuaj si ambasador i SHBA-së, në Tiranë, të gjithë pasardhësit e tu që erdhën në Tiranë, asnjeri nuk e përfundojë mandatin? ( Jozeph Lake i pari ambasador që dha dorëheqjen, ishte ai që ju zvendësoi ju më 1995. Marissa Lino, pas ngjarjeve të 97′ me vendim të Sekretares së Shtet
it, largohet nga detyra. Ambasdori Robert Frowik,vetëm në pak muaj në drejtim të ambasadës largohet nga detyra. Jozeph Limpreht, vdekje natyrore. James Franklin Jeffry, vetëm dy vjetë , largohet dhe z/vendësohet nga Xhon Withers i cili vazhdon të mbajë detyrën)

Ambasadori William Rajerson: Unë nuk i vë asnjë lidhje faktit se ata që më ndoqën mua si Ambasadorë të Amerikës në Tiranë nuk e mbaruan dotë mandatin e tyre. Vdekja tragjike e Ambasadorit Limprecht, dhe prezenca e Ambasadorit Frowick, ishin të palidhura me ngjarjet e tjera. Ikja e Ambasadorit Jeffrey kishte të bënte me faktorë jo-shqipëtarë. Nuk shikoj asnjë gjë të jashtëzakonshme në të gjithë këtë.

A vazhdon të ndjekeshësh zhvillimet në Shqipëri dhe në çfarë mënyre i ndjek ato ?

Ambasadori William Rajerson: Po, i ndjekë ngjarjet në Shqipëri, megjithese jo dhe aq nga afër sa i ndiqja kur isha atje. Unë vazhdoj të mbaj lidhje me komunitetin Shqipëtaro-Amerikanë, jam i abonuar me një gazetë, dhe mbaj kontakt nëpërmjet e-mailit tim, dhe shkembje letra me miqtë e mi në Shqipëri. Gjithashtu, kam qënë i privilegjuar të futem në takime ku kam takuar zyrtarët Shqipëtarë dhe kamë përdorur ato raste për të qënë më i informuar për gjëndjen.

Prej kur jeni larguar ju, ngjarje të mëdha kanë ndodhur në Shqipëri. Si ndjeheni ju që i vendoset i pari urat e lidhjes diplomatike mes Uashingtonit e Tiranës ?

Ambasadori William Rajerson: Ishte privilegji im që unë si ambasadori i parë i SHBA-së, në Shqipëri, të isha pjesë e fillimit të ringjalljeve të lidhjes së mirë ndërmjet këtyre dy shteteve. Unë jam i lumtur dhe krenarë që Shqipëria tani është ftuar të bëhet pjesë e NATO-s, dhe që SHBA-së. i kan dhënë përkrahje të fortë pavarësisë së Kosovës. Ashtu siç kam thënë në një artikull të publikuar para disa viteve në shtypin shqiptarë, me krytitull “KOSOVA DUHET TË JETË E PAVARUR! PIKË”. Dhe më vjen keq që miku im Safat Zhulali, i cili ishte Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, kur unë isha ambasadorë, nuk është gjallë që të shikoj levizjen e Shqipërisë në NATO, diçka që ai e ka pas dashur shumë që të vijë kjo ditë.

A keni dëgjuar se në Shqipëri, kan ndodhur vitetet e fundit edhe ngjarje të tilla si “Gërdeci” apo disa çështje të tjera, sa që edhe ambasadori amerikan Xhon Witthers, është i përfshirë në debatet rreth këtyre çështjeve ?

Ambasadori William Rajerson: Po, Gerdeci ishte një tragjedi shumë e madhe. Duke u menduar për atë ngjarje, unë shpresoj se njerëzit do të kujtojnë se prezenca e atyre armëve, kaq shumë armëve eksploziveve në Shqipëri, është pjesë e legacisë toksike që mbante Partia e Punës së Shqipërisë – PPSH-ja.

Dhe së fundi si komentoni ju faktin që Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, nënshkroi më 24 tetor në Shtëpinë e Bardhë, në një ceremoni aktin që i hapi rrugën anëtarësimit edhe të Shqipërisë në NATO ?

Ambasadori William Rajerson : E përshëndes dhe e duartrokas këtë ngjarje ! (Mirpo ne po u ri-kujtojmë se në një intervistë vitin e kaluar me Zërin e Amerikës, Ambasadori William Rajerson, citohet të ketë thënë se: Shqipëria ka përparuar mjaft dhe këtë e tregojë edhe vizita që bëri vitin e kaluar Presidenti Bush. Shqipëria është një dëshmi e këtij përparimi. “Në përgjithësi, presidentët nuk shkojnë në vende të vogla ku ka probleme serioze politike ose të sigurisë. Pra është një ngjarje që tregon se Shtetet e Bashkuara gjykojnë se Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm. Është një rast për t’u thënë shqiptarëve: vazhdoni kështu. Është si të thuash vula e miratimit. Natyrisht vendeve nuk u duhet miratimi i vendeve të tjera për politikat që ndjekin. Por në një kuptim është njohje e faktit se Shqipëria ka ecur shumë që nga koha kur zoti Bejker ishte atje.

Shqipëria, është një vend mik, një aleat i rëndësishëm për ne. Në Ballkan ka probleme të rëndësishme, duke përfshirë zhvillimin politik në Shqipëri dhe vizita mund të shihet si inkurajim në këtë aspekt.
Intervistoi BEQIR SINA

KOMENTOJE