Autori, Wily Kamsi në këtë bibliografi ka përpuuar tri periudhat e para, ose fazën e parë të ” Hyllit të Dritës ” ( 1913-1944), kohë në të cilën revista ka qenë plotësisht në dorën e urdhrit Françeskan Shqiptar, duke dhënë gjithë origjinalitetin e vet të mendimit fetar, kulturor e shkencor të tyre. Ai përmes këtij botimi ka menduar se duhet ndriçuar më shumë shkaqet që ndikuan dy herë në pezullimin e tij dhe herën e tretë ndalimin, rreth 50 vjet, nga ana e regjimit komunist, antishqiptar, antikatolik, se sa të vëhen në pah arsyet dhe argumentet që i dhanë shkas këtij botimi , sepse për këtë flasin qartë shkrimet që përmban
Gjekë Gjonaj, Ulqin
Biblioteka Françeskane ” At Gjergj Fishta ” në Shkodër botoi për herë të parë një bibliografi kronologjike të revistës ” Hylli i Dritës” autor i së cilës është studiuesi i mirënjohur shkodran, Wily Kamsi. Në këtë bibliografi autori ka përpuuar tri periudhat e para, ose fazën e parë të ” Hyllit të Dritës ” ( 1913-1944), kohë në të cilën revista ka qenë plotësisht në dorën e urdhrit Françeskan Shqiptar, duke dhënë gjithë origjinalitetin e vet të mendimti fetar, kulturor e shkencor të tyre. ” Hyllit të Dritës”, ishte revista e parë botuar në Shqipëri me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor, që me përmbajtjen e larmishme të shkrimeve, studimeve e bashkëpunimeve të ndryshme gjatë 20 vjetëve të saj u bë shprehja më e pastër e intelektualëve katolikë dhe e kryesisë së Provinçës Françeskane në Shqipëri. Në veprimtarinë botuese të ” Hyllit të Dritës” përveç drejtorit të saj At Gejrgj Fishta kanë qenë të përfaqësuar edhe një plejadë letrarësh, gjuhëtarësh, folokloristësh dhe ekonsomistësh, të cilët, siç thotë autori, nderuan jo vetëm Provinçën Françeskane por edhe kombin. Wily Kamsi përmes këtij botimi ka menduar se duhet ndriçuar më shumë shkaqet që ndikuan dy herë në pezullimin e tij dhe herën e tretë ndalimin, rreth 50 vjet, nga ana e regjimit komunist, antishqiptar, antikatolik se sa të vëhen në pah arsyet dhe argumentet që i dhanë shkas këtij botimi , sepse për këtë flasin qartë shkrimet që përmban. Ai këtë botim e ka ndarë në tri periudha në të cilat ” Hylli i Dritës” ka zhvilluar veprimtarinë e vet botuese.
Në përiudhën e parë ( 1913-1914) thekson autori janë paraqitur fashikujt e parë ku trajtohen argumenta që flasin për formimin qytetas e atdhetar të shqiptarëve, të frymëzuar nga parime të krishter, ku diskutohej për aftësinë e shqiptarëve për të organizuar shtetin e vet pas pesë shekujsh pushtimi të huaj, dhe marrëdhëniet në mes të lirisë e klerit katolik, në mes kombësisë e fes dhe shumë probleme të tjera të cilat , në mënyrën se si trajtohen, synim parësor kanë nisjen e një mënyre të re veprimi për të kuptuar moralisht marrëdhëniet në mes individit e shtetit, në mes shoqërisë e shtetit. Meqënëse ishte hera e parë që në Shqipëri botohej një revistë me një nivel të tillë kulturor, natyrisht se në faqet e saj nuk kanë munguar as shkrimet me sfond historik, kulturor e shpesh edhe gjuhësor, duke theksuar gjoithnjë nevojën që gjuha shqipe të përfshihej me të drejtë të plotë në disa shkolla në të cilat asokohohe trajtohej si gjuhë e kategorisë së dytë në kohën kur Shqipëria veç ishte shpall shtet i pavarur. Përveç kësaj në faqet e ksaj gazetë të kësaj periudhë nuk ka munguar qëndrimi fort polemik, rubrika kushtuar lajmeve të brendshme e të jashtme, të paraqitura nga drejtori i saj At Gjergjj Fishta, të cilat pasqyronin qëndrimin ndaj politikës ndërkombëtare të mbajtur prej ambijenteve atdhetare e nacionaliste, të përfaqësuara prej Etënve Fraçeskanë. Shkrimet e drejta e të guximshme të kësaj revistë të cilat në mënyrën më të mirë të mundshme pasqyronin realitein e kohës, e që edhe sot pas diç më shumë se plot 8o vjetësh janë aktuale në çdo pikëpamje, veçmas ajo e vërteta therëse, që rrezatoi nga penda e drejtorit të saj At Gjergj Fishta, ranë në sy të Fuqive Europiane , të cilat e pezullojnë ” Hyllin e Dritës” në vitin 1914.
Në periudhën e dytë ( 1921-24), e cila konsiderohej si periudha më demokratike e historisë shqiptare,sipas autorit , kujdes parësor i është kushtuar mbrojtjes së rilindur të shtetit shqiptar nga të këqijat e jashtme e sidomos të brendshme,. Gjatë kësaj periudhë, shprehet autori, revista qet në pah mënyrën e vënies në lëvizje të përbërësive aktivë, e në mënyrë të veçantë ata legjislativë dhe ekzekutivë, siç janë paralemnti dhe qeveria, pastaj u vu në dukje ideali i shqiptarëve, rilindja shpirtërore e individit, u trajtuan argumente nga fsuha të ndryshme,, u zhvilluan argumente me sfond kulturor që kishin të bënin me shkollat e natës, me mnësimin në përgjithës, pastaj o potencua zgjidhja e shumë problemeve shoqërore si dhe iu kushtau kujdes ruajtjes së traditave si dhe vleërsimit të së kaluar me qëllim të përmirësimit të frymës dhe veprës së tashmes. Revista gjatë kësaj periudhë mbajti me shumë gjallëri anën e demokracisë, respektivisht të revolucionit demokratik të qershorit 1924, i udhëhequr nga Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe Bajram Curri, i cili siç dihet përmbysi regjimin e Ahmet Zogut dhe të bejlerëve. Khtimi në pushtet i forcave regresiva të mbështetura nga Fuqitë e Mëdha, pas gjashtë muajsh të qeverimit demokrak, në Shqipëri ” Hylli i Dritës” sërish pezullohet.
Autori Wyli Kamsi thotë se transkriptimi i titujve në këtë bibliografi është bërë duke ruajtur shkrimin origjinal të revistës dhe shton se çdo pseudonim, anagram dhe nistzore, kur ka qenë e mundur janë shpjeguar duke u vënë përbri emrin e autorit, natyrisht aty ku njihet. Ai po ashtu ka përfshirë të gjitha shënimet e botuesit, ku e ka parë të nevojshme i ka vënë në kllapa të gjithë nëntitujt që ka secili shkrim, dhe ka përdorë disda shenja dalluese, konvecionale me qëllim që t’ua lehtësojnë punën lexuesve.
Në periudhën e tretë (1930-1944 ) revista Hylli i Dritës” sipas autorit, pati një përparim që prirej te përballimi dhe zgjidhja e anëve pak të njohura ose të panjohura të historisë , të letërsisë, të gjuhës, të etnografisë e të folklorit shqiptar, duke përhapur imponimin e mendimit katolik në fushën e kulturës dhe duke e ngritur revistën në një nivel jo vetëm kombëtar por edhe ndërkombëtar. Kështu At Gergj Fishta ia doli që bashkëpunëtorët të tij të jenë emra eminent si prof.Norbert Jokl, Georg Stadtmuller e të tjerë si këta. Kjo revistë, respektivisht kjo vepër atdhetare e Françerskanëve Shqiptarë, cila siç shkruan autori ” atë që duhej thanë, dinte me e thanë, në kohën e duhun e në tonin e përshtatshëm” me botimet e saj për herë të tretë mbyllet tani nga regjimi antikombëtar komunist, sapo pushtuan Shqipërinë me përkrahjen aktive të armiqve të kombit shqiptar. Sepse në faqet e Hyllit të Dritës” botoheshin shkrimeve të shkencëtarëve dhe studiuesve më me zë të kohës si prof. Eqrem Çabej, Gelaziusi ( pseudonim i Dom Nikollë Gazullit, shkencëtar i vrarë nga komunistët) prof. Atanas Gegaj, autor i L’Albanie et I’invasion turque au XV ” siecle”, botuar në Louvain (Belgjikë), më 1937, prof, Filip Fishta, studiues dhe gjurmues i shquar në fushën e albanistikës, i dënuar me burgim, ndër të tjera, për studimin ” Kosova për historin e letërsin kombtare”, pastaj At Gjon Shllaku, po ashtu shkenctar i pushkautuar nga komunistët , At Rrok Gurashi i burgosur nga komunistët, At Anton Harapi etj. Ishte kjo një humbj
e e madhe e pallogaritshme për kulturën e shkencën shqiptare që ndjehet edhe sot. Revista ” Hylli i Dritës” pas ringjalljes së Shqipërisë, saktësisht në vitin 1993 me nismën e At Zef Pllumi, filloi rishtas botimin e saj, deri në vitin 1997, kur për shkak të grushtetit të shtetit komunist që përgjaku e shkatërroi Shqipërinë pushoi së botuari për të katërtën herë. Mirëpo fatmirsisht në vitin 2006 ” Hylli i Dritës” përsëri u ringjall nga hiri i vet.