Në Tuz, të Malësisë, e në trojet të Dedës, ushton kënga e Shkurte Fejzës

Neve e fituam Lirinë dhe me kengë e çiftelinë

Nga gjiri i popullit tone te mbrekullueshem e me shpirt krijues, kane lindur vazhdimisht njerez te shquar dhe figura te medha te botes se artit. Artistet shqiptar me nam, qe tashme i kane kaluar permasat dhe kufijte kombetar e i perkasin pasurise boterore, si Aleksander Moisiu, Naim Frasheri, Sander Prosi, Pandi Raidhi, Kadri Roshi, Ndrek Luca, Bekim, Fehmiu, Anastas Kristofori, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Cesk Zadeja, Xhon e Xhim Belushi, Stan Dragoti, e mjaft te tjer e nderuan edhe me shume dhe e ngriten me larte emrin e kombit tone. Me talentin e tyre te rralle, pune te palodhur dhe sakrifica te shumta, keta kollos te mbizakonshem, jo vetem qe shkruan nje faqe te ndritur ne kulturen shqiptare, por i bene nje sherbim te vlefshem edhe njerzimit, duke i dhuruar atij vepra te arrira arti, te nje niveli e cilesie teper te larte. Po prej trojeve tona ametare, gjithashtu kane dale vazhdimisht edhe breza te tere kengetaresh te degjuar e virtuoze, qe i kane kenduar jo vetem krahines e popullit te vete, por edhe kombeve te tjere, te cilet sot respektohen shume nga c’do shqiptar dhe do te kujtohen me nostalgji e kranari te vecante pergjithmone edhe ne te ardhmen. Tek yjet e medhenje te kenges shqiptare, qe shkelqejne plote drite, si Tefta Tashko Koco, Nexhmije Pagarusha, Vace Zela, Fitnete Rexha, Lefteri Silo, Ismet Peja, Sali Mani, Dervish Shaqja, Ilir Shaqiri, Irini Qirjaqi, Hysni Zela, Petrit Lulo e tj, te cilet i falen gjithcka atdheut, gjeten frymezimin e vete te gjithe kengetaret e rinje e te talentuar, te cilet sot po ecine me pasion, guxim e vendosmeri ne rrugen e tyre, per te afirmuar veten dhe ngjitur shkallet e veshtira te artit. Ata me plote deshire, dinjitet dhe perkushtim kane marre persiper nje mision mjafte te shenjte dhe po i kontribuojne tere kombit, duke ngritur vlerat dhe historine e tij te lavdishme ne piedestalin e madhe te artit, per ti bere ato te pavdekshme. E tille eshte edhe Shkurte Fejza, princesha jone e kengeve popullore e patriotike, qe tashme thirret nga te gjithe edhe Bilbili i Kosoves, e cila tere jeten dhe talentin e vete ja kushtoi Dardanise dhe popullit shqiptar, duke ndjekur me besnikeri traditen e shkelqyer te paraardhesve dhe vazhduar me tej vepren e tyre artistike e kombetare. C’do kush e ka teper te veashtire qe te shkruaj per nje kengetare te till kaq famoze dhe per aktivitetin e saj te madhe artistik e patriotik dhjetra vjecar, sepse nuk eshte e lehte ti gjeshe dot fjalet dhe shprehjet e bukura, per ta pershkruar sa me realisht portretin shume ngjyresh e dimensional dhe veprimtarine e kesaj atdhetare te zjarrte e artiste shqiptare. Ndonse ne kushtet e veshtira te pushtimit shekullor, kur Dardania dhe populli i saj lengonin nen cizmen e ushtarit te eger gjakatar serbo-malazez, ajo beri te pamunduren dhe me veprimtarine e vete si artiste e intelektuale atdhetare e demaskoi pa meshir dhe pa u ndalur uzurpatorin sllav, qe i kishte zene frymen dhe po e conte drejt vdekjes tere popullin kosovar. Me kenget e saj te fuqishme qe permbajne ne vetvete te gjithe kolorin e natyres se bukur shqiptare, krenarine e maleve tona te larta, flladin e mengjezit pranveror te alpeve, muziken ritmike pa fund te lumenjeve te bjeshkeve, melodite e embela baritore te fyejeve,cicerimat e gezuara te zogjeve neper pyje, kodra e fusha me lule, vallen tym e shkum te valeve te detit, heroizmin, trimerine, madheshtine dhe lavdine e kombit tone, Shkurte Fejza i ngriti ne kambe nje e nga nje te gjithe me rradhe heronjte dhe martiret e rene te Kosoves e te trojeve ametare, si Idriz Seferi, Cerciz Topulli, Mihal Grameno, Dede Gjon Luli, Isa Buletini, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Shaban Polluzha, Isuf Gervalla, e tj, i ringjalli ata perseri dhe i vendosi ne vende nderi, atje ku e meritojne te jene, keta kreshnik legjendar, kuq e zi te shqiptarizmes. Ajo si askush tjeter i perjetesoi ne arte te tera betejat, luftrat,perpjekjet dhe sakrificat e medha qe beri populli yne neper shekuj kunder okupatoreve barbar sllav, per te thyer prangat dhe zinxhiret e roberise e fituar lirine, per te cilen ai nuk ka kursyer asgje, gjate gjithe historise se tij. Mes kengesh heroike e patriotike te zjarrta te Shkurte Fejzes u rriten, edukuan, kaliten dhe frymezuan te gjitha gjeneratat e reja te Kosoves dhe djemte e vajzat e saj, te cilet rroken armet, mbushen malet plote dhe neper flaket e luftes per liri i duolen zot me vepra te shumta heroizmi Atdheut e kullave te tyre, duke e shporrur njehere e pergjithmone bishen fashiste te Beogradit prej trojeve shqiptare. Gajte kesaj periudhe te rende, por teper te lavdishme me kenget patriotike te Shkurte Fejzes ne goje(qe djalin e burrerojne edhe plakun e rinojne, qe te japin shprese, force e besim ne fitore), rane ne fushen e betejes shume trima, duke luftuar heroikisht ball per ball me armikun gjakatar serbo-malazez te armatosur gjere ne dhembe, lidhen e mjekuan plaget e tyre luftataret tane te UCK-se nga Ulqini e Malesia, Kosova e Presheva, Diaspora e Ilirida, Shqiperia e Cameria, u nderuan martiret e pavdekshem te kombit dhe u kremtuar dita e madhe e Pamvaresise se Dardanise. Me flamurin kuq e zi ne krah dhe cifteli ne dore,qe e kishte me te rende se pushka, duke kenduar per dekadat me rradhe, ajo e rreshtoi veten e saj ne te gjitha Ushtrite Clirimtare te Kosoves, qe nga cetat e Idriz Seferit, Isa Buletinit, Bajram Currit e deri tek armata e madhe, e lavdishme e triumfatore e UCK-se se Adem Jasharit, Hashim Thacit e Fehmi Ladrovcit dhe ngeli pergjithmone ushtare besnike e memedheut te vete, duke dhene keshtu nje kontribut teper te vyer per clirimin e saj. Bilbili i kengeve shqiptare, Shkurte Fejza, qe tani eshte bere e dashur per te gjithe, me zerin e vet te embel, ka hyre ne zemren dhe shtepine e c’do shqiptari dhe me kenget e saj te bukura e atdhetare,ajo eshte vazhdimisht prezente ne c’do gezim familjar, feste kombetare dhe tere jeten e popullit tone, i cili me plote te drejte e merite e ka pagezuar ate edhe me emrin e madhe e te nderuar, Kengetarja e UCK-se dhe e luftes per Liri.

Vellezrit kurr nuk i harroj, prandaj erdhi te këndoj

Shkurte Fejza nuk mund ta harronte kurr bujarine, trimerine dhe heroizmin e madhe te vellezerve tane ulqinak, plavian, malsor e tj, te cilet sakrifikuan shume per popullin e Kosoves, qe i duolen atij ne krah, e muoren ne mbrojtje dhe i shpetuan jeten, ne ato dite te zeza e terrori te pergjakeshem, ku mund te rrezikonin edhe veten e tyre nga ushtria fashiste serbo-malazeze, qe kryente masakren me tragjike ndaj shqiptareve ne Dardani. Megjithse nen okupacionin sllav malazez, ata kryen aktin me te larte patriotik dhe u betuan prane flamurit kuq e zi, qe ti mbronin bashkekombesit e vet me c’do cmim e mjete e si ta lypte nevoja dhe tu pergjigjeshin hordhive vrastare te Cetinjes e Beorgradit me te njejten monedhe e ashtu sic duhej, ne qoftse knjazet e rinje antishqiptar, Bulato-Gjukanivician do ta vazhdonin kasapanen e tyre edhe ne keto hapsira shqiptare qe vuanin prej regjimit te ketyre krimineleve barbar. Qindra dhe mijera djem e vajza shqiptare te kesaj treve atdhetar, jo vetem qe ndihmuan luften,por rrembyen armet, u rreshtuan me UCK-ne dhe e mbeshteten fuqimisht frontin e aleateve tane perndimor qe kryesohej nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duke e ndricuar edhe me teper emrin e ketyre trojeve, te Ulqinit, Plaves, Gucise e Malesise, te cilat kane qene vazhdimisht djepi i trimerise shqiptare. Kengetarja Shkurte Fejza e ndjente si obligim dhe mezi priste diten e mbare,qe te shkonte sa me pare te bashkekombesit e vet nen Mal te Zi,e te takohej me ta, ti falenderonte dhe argetonte me kenget e saj te bukura, duke u sjelle atyre me vete edhe urimet e perzemerta e pergezimet vellazerore te popullit te Kosoves. Me 24 gusht 2008, qe perkone me nje date te shenjte fetare, deshira ju be realitet dhe ajo ishte mysafire e nderuar ne qytetin e Tuzit
, ne vendlindjen e kengetareve te famshem Gjyste Vulaj, Nikoll Nikprela e Lirie Dedvukaj, Lindon Camaj e tj, mes vellezerve malesor e ulqinak, per te dhene nje koncert me repertorin e saj te pasur dhe defryer ata me zerin melodioz prej artiste te talentuar. Ne kete dite kaq te vecante festive, te gjithe tuzianet ishin mjafte te gezuar e te mbrekulluar, por entusiazmin e kesaj ngjarje te shenuar e shtuan edhe me teper te pranishmit e shumte, jo vetem nga c’do ane e Malesise, por edhe nga Ulqini, Podgorica, Plava, Gucia, diaspora e tj, te cilet kishin ardhur posacrisht qe te takoheshin, shmalleshin e ta pershendesnin me duartrokitje te zjarrta motren e tyre kosovare, qe me kenge dhe cifteli e shoqeroi nga pase te gjithe epopene e lavdishme qe shkroi Ushtria Clirimtare e Kosoves dhe fitoret e saj te medha, qe arriti mbi armikun tone shekullor serb. Salla e madhe e lokalit te njohur”Kavalieri” ne qender te Tuzit historik, si asnjehere tjeter ishte mbushur plote e perplote me artedashes dhe numri i tyre e kalonte shifren e njemije spektatoreve, qe ndoqen me pasion e hareshem kete shfaqe kaq ngazelluese qe u dhuroi atyre Stari i kengeve te Kosoves, Shkurte Fejza, e cila gjate ketij koncerti gjithashtu shpalosi e prezantoi edhe ngjyrat e bukura vezulluese te pranveres se pare te Pamvarsise, me te cilat eshte veshur e stolisur pergjithmone si nuse e re, e tere Dardania jone martire pas 17 shkurtit te shenjte 2008. Bukurine dhe gezimin e kesaj nate te paharruar vere, qe shkelqeu plote madheshti, ku te tere yjet qiellor dukeshin sikur ndriconin vetem per mbi Tuze, forcat policore te erresires se shtetit cerrnogoras, nuk mund ta linin qe te vazhdonte me gjate, dhe te egersuara se tepermi nga kjo veprimtari kulturoro-artistike, ato u sulen me terbim ndaj shqiptareve, duke i dhunuar ata barbarisht nen presionin e tutave te armeve, pa asnje shkak e arsye dhe per te justifikuar kete akt te turpshem, flagrant,e kriminal, me levizje anormale e te pakontrolluara, benin sikur kerkonin gjoja “Terrorizmin Islamik” dhe “arme”, ne mes te popullit liridashes e paqesor te Malsise, me besim fetar katolik, te qyteteruar e kluturuar neper shekuj. Kjo sjellje e shemtuar dhe dhune e kunderligjeshme e milicise se Podgorices ndaj popullit, kultures tone kombetare dhe artistes Shkurte Fejza, zuri vend edhe ne veprimtarine e krijuesit Andi Pojani, cili ne poezine e tij ndonse te thjeshte e akuzone dhe fajesone ashper te gjithe politiken antishqiptare, qe ndjekin ne vazhdimesi klanet shoviniste dhe shteti i tyre cerrnogoras, ndaj bashkeatdhetareve tane qe jetojne ne Mal te Zi, duke e pershkruar ate me mjafte realitet ne vargjet e meposhteme:

Te lumte goja Shkurte Fejza
O bilbili kengetar
Na mbajte te gjalle me shpresa
I kendove Kombit mbare
Ti me kenge thrrisje Lirine
Ne c’do kulle e ne c’do ode
Per shqiponjat dhe kushtrim
Qe te mbushnin malet plote
Ti kthenin nderin Atdheut
Njeqinde vjete ne Roberi
Dhe Flamurit te Skenderbeut
Qe renkonte nen Serbi
Kenget tua si rrufeja
Mbanin lote edhe barot
Rriten djemte nder beteja
Dhe i bene trima te zote
Zeri yte i bukur shume
Here sharki,here violine
Priu gjithmone neper furtune
Shkrepi zjarr ne c’do luftim
Kete here ne Tuz ti shkove
Mu ne zemer te Malesise
Dhe per vellezrit tu kendove
Ne djepin e trimerise
Te kreshnikte e Dede Gjo Lulit
Komandantit legjendar
Qe jane nderi i flamurit
Dhe i Kombit Shqipetar
Se bene shume per Dardanine
Me pushke e me pene ne dore
Per te nxierre jashte Serbine
Qe nga trojet Arberor
Ti u lehtesove plaget
Edhe dhimbjen gjere ne ashte
Marre mbi trup nga tiranet
Ne shtator dymije e gjashte
Vellezerve tane te burgosur
U dhe forca te qendrojne
Brenda ne qeli prangosur
Mbi torturat te fitojne
Nuk te lane shkijet barbare
Kunder nesh perhere me dhune
Prape e vrane kengen shqiptare
Edhe tyja te perzune
Por,zerin s’ta ndalen dot
As tingujt e ciftelise
Sot ne Tuz gjemojne me forte
Sepse i kendojne LIRISE

Kjo eshte fytyra e vertete vrasese e shtetit antishqiptare dhe antidemkokratik cernogoras dhe jo demagogjia e tij mashtruese qe bene e shete ai neper perndim per perfitime politike, e cila kohet e fundit ka zene vend edhe ne disa qarqe te ndryshme europiane, te cilat jo vetem qe kane mbyllur syte e po heshtin para krimit, diskriminimit e gjenocidit, por edhe po e perkedhelin e falenderojne ate shume, nga ku pritet vetem ndonje dekorim i Podgorices per vrasjet periodike qe po kryen me policine e saj ndaj bashkeatdhetareve tane, qe jetojne te detyruar me force nen thundren e eger te regjimit shovinist sllav malazez. Sado e ashper qe te jete forca shtypese e diktatures, kohet kane treguar se kultura dhe kombet kane fituar e triumfuar gjithmone ndaj saj, pasi ajo i perkete erresires dhe si e till eshte e destinuar te deshtoi,per ti lene vendin lirise dhe drejtesise kudo neper bote, ku edhe dhuna e knjazeve te rinje do te kete te njejtin fat e perfundim te turpshem e te merituar,sepse e ardhmja i perkete vetem progresit, demokracise dhe artisteve te medhenje shqiptar si Shkurte Fejza dhe atyre perparimtar malazez, serb, kroat, maqedonas, grek e tjere, te cilet u sherbejne popujve te tyre me talentin e vete te rralle qe mbjellin e forcojne vetem paqen e miqesine midis kombeve tona ne Ballkan e me gjere.

Nga: Andy Apolloni
Paulo Traboini
New York,November 6,2008

KOMENTOJE