“Obama Mania” mbërrin deri në një lagje të vogël të qytetit të Gjirokastrës. Banorë të komunitetit rom të lagjes punëtore në qytetin e gurtë të entuziazmuar nga fitorja e Barack Obamas si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë nisur grumbullimin e firmave për ti vënë emrin sheshit qendror të lagjes Barack Obama. Banorët e lagjes punëtore në Gjirokastër, e cila banohet kryesisht nga romë shprehen të kënaqur nga fitorja e Obamës në Amerikë, ndërsa thonë se ai në mënyrë indirekte përfaqëson edhe komunitetin e tyre.
Banorët e lagjes punëtore duket se e kanë marrë seriozisht këtë nismë. Pas grumbullimit të firmave përfaqësues të kësaj lagje do tia përcjellin kërkesën kryetarit të Bashkisë Flamur Bime e më pas edhe Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku do të kërkojnë përkrahje në procedurat e vënies së emrit Barack Obama sheshit qendror të lagjes. Banorët thonë se zgjedhjet në Amerikë treguan edhe luftën që bota po bën racizmi. /News24