Nju Jork: U zhvillua Festivali XVIII Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë

Një praneverë e bukur shqiptare në Amerikë, me këngë e valle popullore për Pavarësinë e Kosovës

Lehman Ceneter Bronx NY : Më 9 Nëntor 2008 u zhvillua në Bronks – New York, Festivali i XVIII-të Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, organizuar nga Qendra ” “Nëna Tereze” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Hartsdale – (NY). Në këtë festival si çdo vit marrin pjesë, grupet më të mira, muzikantët e këngëtarët e vallëtarët shqiptarë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy grupe artistike nga shqiptarët në Mal të Zi, nga Shtoj – dhe grupi Ulqini, erdhën enkas për kë ngjarje të madhe artistike, në komunitetin tonë.
Festivali i XVIII-të Shqiptar, u zhvillua të djelën në mbrëmje në” Lehman Center for the Performing Arts”, dhe u ndoqë nga rreth 2500 vetë, shumica e tyre të rinjë e të reja. Festivali u bë i mundur në saj të punës së apasionuar e të palodhur të grupit organizues; me kryetar festivali Dom Pjetër Popaj, drejtori i përgjithshëm i festivalit, zotin Mark K. Shkreli, organizatori Fran Çota, drejtori artistik Gëzim Nika, manaxheri i skenës Ludvig Çotaj dhe skena e realizuar nga skenografi Astrit Tota.
Festivalin e XVIII Shqiptar në New York, këtë vitë për herë të parë, e drejtuan dy konferensierët Elza Zagreda dhe Luan Behxheti, aktor e producent të njohur në komunitin e artistëve shqiptarë në Amerikë. Programin e festiavlit e shoqëruan grupi muzikor “Alba”, me në krye mjeshtrin e muzikës, kitaristin e njohur të ansamblit shtetror Edmon Xhani dhe grupin e tij Sokol Asllani, Illir Dangëllija, Dritan Kushi dhe Zihni Borova.
Në skenë e sallës së mubshur plotë me spektator, për rreth 4 orë, pasi më parë, para Kishës Zoja Shkodrës, kishin parakaluar në një paradë të vogël të gjitha grupet pjesmarrëse, dolën grupe vallëtarësh, këngëtarësh e instrumentistësh nga Detroiti, Bostoni, Nju Jorku dhe Ulqini, duke interpretuar sipas programit të ndarë në 4 pjesë. Festivali, ishte i pasur me këngë e valle, humor e pjes instrumentale, recitime, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave.
Festivali u hap me shfaqjen e një mini dokumentari, të përgatitur në një video – projeksion të madh nga Ismer Mjeku. Dokumentar, ku flitej për ecurinë e ngjarjeve më të rëndësishme që rrodhën prej krijimit të shettit shqiptarë, prej shpalljes së pavarësisë së saj më 1912, e deri në 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Festivali i XVIII-të Artistik i Këngës Shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një festival madhështor kulturor mbarëkombëtar, në mërgatën shqiptare në SHBA-së. Festivali është manifestimi më i madh kulturorë i botës shqiptare, i organizuar për çdo vit, nga Qendra ” “Nëna Tereze” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”.
Tomë Mrijaj, Sekretar i Përgjithshëm i “Lidhjes së Tretë të Prizrenit”, autori i disa librave dhe publicist, tregon se zanafilla e këtij festivali fillon qysh prej vitit 1974 me organizmin që qe bërë at’here nga Imzot Mon sign. Zef Oroshi dhe bashkëpuntori i tij i përndershmi Imz. Rrok Mirdita, sot Arqipeshkev Metropolitan i Tiranës e Durrësit .
“Në fillim këto festivale, tha ai u quajtën festivalet e Talenteve të Reja. Deri në vitin 1997, thotë ai unë vetë kam qënë edhe në krye të këtyre festivaleve dhe pas disa shkëputjeve të vogla ato vazhduan deri në ditën e sotme, duke ruajtur ashtu të pastër këngën, vallen e melodin popullore shqiptare, të të gjitha krahinave. Teksa sa edhe më pasë janë zhvilluar edhe 18 festivale të tjera, të cilat në vazhdimësi sipas rradhës thirren ;””Festivali Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, organizuar nga Qendra ” “Nëna Tereze” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale – (NY)”. Duke ia dedikuar ngjjarjeve më të rëndësishme kombëtare, pohon Mrijaj për gaetën tonë.
Ky festival ka pasur një ndikim të madh si brenda dhe jashtë Amerikës, tek shqiptarët. Krahas përhapjes së emrit të këtij festivali në botën shqiptare, në këtë festival janë tërhequr çdo vit më shumë grupe e shoqëri të njohura vallëtarësh, muzikanësh, këngëtarësh e recituesish, edhe nga më të njohurit në bashkësinë shqiptare në Amerikë. Të till që më parë se të vinin në Amerikë, kanë pas bërë emër edhe në vendin e tyre.
Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, kryetar i festivalit, bekojë dhe mbajti fjalën përshëndetëse, duke u thënë të pranishmeve; se s’ka më bukur; kur shohim të këndoni, vallëzoni e gëzoni më njëri tjetrin dhe kur më afër vetës i keni vënë edhe fëmijët tuaj, të cilët na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre. Ai ka vijuar se kështu ne së bashku e ndjejmë veten edhe më të bashkuar në këtë ” sofër të madhe të këngës e valles së bukur popullore shqiptare” në Amerikë, e ndjehemi edhe më krenar për këtë festival, pasi atë po i a dedikojmë këtë vitë Pavarësisë së Kosovës” ka deklaruar Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës,

Festivali i XVIII u hap me një këngë “Maja Krahu”, kënduar nga grupi Djemtë e Kelemendit . A–B-C – ja, e kënduar nga kori fëmijëve të Rozafatit, udhëhequr nga Agim Kola (teksti Gjovalin Luma, muzika Agim Kola) emocionoi dhe gëzoi pa masë fëmijët. Më pasë dolën në skenë Grupi Rozafa i Kishës Katolike Shqipptare “Zoja e Shkodrës” me udhëheqëse koreografen Agjelina Nika. Ansambli Rugova me udhëheqës artistik Idriz Çelaj dhe SHKA, “Bashkimi Kombëtar”, dhanë disa pjesë nga më të bukurat e programit të tyre, të cilat u pëlqyen shumë.
Vallja e Pavarësisë kënduar dhe vallëzuar nga grupi i shoqërisë kulturore të Kishës Katolike shqiptare Shën Pali në Detroit, me koreografe Joli Paparisto, ishte vallja më e duartrokitur. Valle me motive të Tiranës, u luajt nga Grupi i Bostonit Bashkimi me koreograf Bashkim Brahon. Shoqëria Kelmendi interpretoi disa pjesë me motive të krahinës së Kelmendit. Ashtu si dhe grupi Gurra teksa solli folklorin burimor nga Gryka e Rugovës.
Një tufë me këngë qytetare u kënduan nga Hajro Ceka. Ndërsa, me këngë e valle të Ulqinit, luajtur po nga Grupi i Ulqinit – si Vallja e Peshkatarit, Kënga e Peshkatarit dhe Lulja e Linit ishin disi risi e sjell nga Grupi i Shtojt të ardhur enkas që të përshendesin Festivalin e 18 të Folklorik të Nju Jorkut. Këto ishin pothuajse pjesët që u ndoqën me duartrokitje të zjarrta gjatë gjithë interpretimet.
Potpuri me motive nga Jugu dhe Këngë për Çamërinë, i ka kënduar Aerela Gaçe, e cila ka qënë pjesa më e mirëpritur dhe që mgjalli emocione të shumta – Me një prezantim disi të veçantë dhe ekzaltues erdhi edhe këngëtarja nga Malësia e Madhe, Gjyste Vulaj . Ajo këndoi para rreth 2500 spektatorve disa këngë të stilit të saj dhe ka ngritur në këmbë të gjithë sallën duke kënduar së bashku me ta.

Juria dhe çmimet:

E veçanta e këtij aktiviteti është se në fund të shfaqes juria e festivalit dha dhe vleresimet dhe çmimet për grupin dhe artistët më të mirë. Juria përbëhej nga kryetare këngëtaren e njohur Eli Gjezo, gazetarja Mimoza Dajci, piktori Nazmi Hoxha, Lirie Ademovi dhe Nikollë Juncaj. Në fund të shfaqjes ata dhanë edhe vleresimet përkatese. Këngëtarja e njohur Eli Xhezo, tha se Juria e Festivalit, të XVIII shqiptar të Nju Jorkut, sonte në këtë shpalosje të gurrës kulturore të artit shqiptar, e kishte të vështirë për të zjedhur elementet më të mira të festivalit- megjithatë me vendim unanim dhe sigurisht edhe me ndihmën e publikut të mrekullueshëm që sonte na nderoi me pjsesemarrjen, po japin këto çmime:< br />Me çmim të Parë të Festivalit të XVIII Shqiptarë : u nderua Koreografja Axhelina Nika.
Ndërsa Grupi i Valleve më i mirë : Shoqëria Kluturore Gjergjë Kastrioti – Skëndërbeu, nga Kisha Shën Pali e Detroitit.
Gjithashtu një vlersim special u dha edhe për grupet muzikore nga Shtoj dhe Ulqini
Çmim special u dha edhe për A – B- C -në, e kënduar nga Kori fëmijëve të diasporës udhëhequr nga Agim Kola
Çmim special juria dha edhe për këngëtarin e talentuar Albert Stanaj ashtu si dhe për Vokalistin më të mirë John Krasniqi
Kostumet më të bukura – nga Shoqëria Kulturore Bashkimi e grupit të valleve të Bostonit drejtuar nga koreografi Bashkim Braho, iu dha një çmim festivali.

Thanë për festivalin:

Meshtari dhe famullitari Dom Anton Kçira, i Kishës Katolike Shqiptare “Shën Pali” në Detroit, i cili së bashku me grupin e këngëtarve dhe vallëtarve të SHKA , “Gjergj Kastrioti” të kësaj kishe, i emocionuar thotë se “Festivali Shqiptar i Nju Jorkut, është përpjekja e madhe e këtyre njërëzve, që të indetefikojnë, dokumentojnë dhe prezantojnë artistët e folklorit nga komuniteti shqiptar në SHBA-së, dhe njëhereshit të mbajë sa më të bashkuar komunitetin tonë, nëpërmjet këtij festivali pa dallime feje apo krahine. Për mendimin tim, tha Dom Anton Kçira, ky festival ruan dhe përkrah traditat më të bukura muzikore dhe folklorike e auttoktone shqiptare, si dhe siguron që ato të vazhdojnë të ekzistojnë dhe të kenë një lloj domethënie, edhe për brezat e ardhëshëm.
Festivali i XVIII Shqiptarë i Nju Jorkut i ofron edhe spektatorit më të thjeshtë mundësinë e mishërimit me thesarin e pasur të kulturës shiqptare. Së fundi do të thoja; se Festivali i XVIII Shqiptarë i Nju Jorkut, manifeston atë begatinë kulturore të komunitetit tonë, si shqiptar si pjesë indetifikuese e të gjitha komuniteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Meshtari dhe Famullitari Dom Anton Kçira, i Kishës Katolike Shqiptare “Shën Pali” në Detroit,
Skenografi i njohur shqiptarë, Astrit Tota, i cili tash sa vjet ka përgatitur edhe skenografinë e këtij festivali thotë se : “për realizimin e kësaj skene ne na është dasht, që kësaj rradhe të dalim nga ajo monotonia e mëparëshme, e cila ishte bërë si një “taditë jo krijuese”.
Kështu që brenda të gjitha mundësive, të anës financiare të organizimit të këtij festivali, na u desht për të bërë për herë të parë një zgjidhje sa më të thjesht dhe sa më të goditur. Meqënse, kësaj rradhe Festivali i XVIII Shqiptarë i Nju Jorkut, i dedikohet ditës më fatlume të kombit tonë që pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 1912-të, shpalles së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, unë zgjodha dekorin me dy simbole të mëdha , të cila përfaqësojn njëra flamurin e Kosovës e cila është ngjyra blu, dhe tjera flamurin tonë kombëtar kuqezi e cila përfaqësohet nga stema e madhe tradicionale e këtij festivali
Fran Gjoka , këngëtar i komunitetit nga Detroiti, thotë se me të vërtet ishte një natë e mrekullueshme ku bashkohen të gjithë kënëgëtarët, intrumenititët, vallëtarët e të gjithë komunitetit, prej nga Detroiti, Bostoni , Nju Jorku dhe rrethinat e tija. Festivali i XVIII Shqiptarë i Nju Jorkut, është vendi ku përcillen vlerat më të bukura folklorike kombëtare. Ky është një festival që lë dhe përcjell gjatë mesazhe dashurie dhe gëzimi tek të gjithë bashkëtadhetarët tanë në SHBA.

Komisioni Oraganizativ:

Kryetar Famullitari Dom Pjetër Popaj, Drejtor i Festivalit Mark K. Shkreli, drejtor organizativ, Fran Çotaj, drejtor artistik/regjzor Gëzim Nika drejtor i skenës Ludvig Çotaj, sekongraf Astrit Tota, koordinator i mediave Simon Vukel, koordinatore e rreklamës, Lule Gjokaj, publiciteti dhe marketingu Ismer Mjeku, konferensierë Elza Zagreda dhe Luan Behxheti. Shoqëroj festivalin grupi muzikor Alba nga Nju Jorku, me kitaristin e talentuar Edmond Xhani.

BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË KOMENTOJE