Cana, fanellë kuqezi për Xhim Belushin

Ylli i futbollit shqiptar Lorik Cana dhuroi një fanellë të Kombëtares Shqiptare për aktorin e njohur me prejardhje shqiptare Xhim Belushi

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe kapiten i Olimpik Marsejës Lorik Cana, dhuroi fanellën e kombëtares Shqiptare, aktorit të njohur me origjinë shqiptare, Xhim Belushi. I ftuar special në spektaklin “Dua më shumë Shqipërinë”, ylli i përfaqësueses shqiptare ka pohuar se është një fans i hershëm i Xhim Belushit.

“Të gjithë njerëzit meritojnë që t’ju bëjmë një dhuratë. Mua thjesht më është dhënë rasti që këtë person, pra Xhim Belushin, e kam dit që është shqiptar, prandaj e kam përcjell gjithmonë dhe jam një fans i tij. Dhe tani më jepet rasti t’i dhuroj një fanellë. Kam edhe të Marsejës, por besoj se për të fanella e Shqipërisë me shqiponjën dy krenare do të ketë sa më shumë vlerë. Kështu që i dhuroi një fanellë. … Zotëri Belushit”, tha Lorik Cana – futbollist.
25-vjeçari, Lorik Cana i ka dhuruar poashtu edhe fanellën e klubit të tij, Olimpik Marsej, aktorit të njohur shqiptar, Timo Flloko. Cana i ulur përkrah shumë personaliteteve të tjerë, tha se përpiqet gjithnjë që të nderojë e të ngrejë sa më lart emrin e Shqipërisë.

BEQIR SINA

KOMENTOJE